LIVE UPDATES
Politike

Kodi Rrugor, Alibeaj propozon ndryshimet: Të ulen gjobat me 50%, postblloqet policore të hiqen 

Gjatë mbledhjes në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Alibeaj ka theksuar se amendamentet e propozuara për Kodin Rrugor, do tu shërbejnë qytetarëve dhe nuk do të sjellin kosto financiare shtesë për qytetarët.

8 Nëntor 2022, 12:41 Nga I.A
Kodi Rrugor, Alibeaj propozon ndryshimet: Të ulen gjobat me 50%,
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj ka propozuar ndryshimet në Kodin Rrugor. Gjatë mbledhjes në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Alibeaj ka theksuar se amendamentet e propozuara për Kodin Rrugor, do tu shërbejnë qytetarëve dhe nuk do të sjellin kosto financiare shtesë për qytetarët. Ndër propozimet e Alibeajt ishte ulja e gjobave maksimale me 50%, si dhe heqjen e masës ndëshkuese për pezullimin e lejes së drejtimit për personat që e përdornin për të shkuar në punë.

"Ne pretendojmë se masa e pezullimit të lejes së drejtimit, është disproporcionale sa kohë që e kanë automjetin si mjet pune. Të mbahet sanksioni me gjobë me dyfishin por të hiqet pezullimi i lejes sepse për ata që e përdorin për punë, praktikisht u hiqet e drejta e punësimit”, tha Alibeaj.

Ndër të tjera, Alibeaj propozoi edhe të hiqen postoblloqet policore. Për këtë ai theksoi se postblloqet duhet që të ngrihen vetëm më urdhër nga Drejtori i Policisë Rrugore dhe jo të abuzohet me to.

“Për këtë kemi propozuar që ngritja e postblloqeve të bëhet me një urdhër të arsyetuar të drejtorit të policisë rrugore dhe së dyti që mos të ngrihen në mënyrë abuzive. Publiku shqiptar duhet të konsiderohet si aleat në respektimin e rregullit dhe jo të provokohet dhe të vendosë një marrëdhënie pothuajse armiqësore me policinë e shtetit. Në total këtu janë 15 amendamente dhe kemi parashikuar se nuk kanë asnjë kosto financiare”, tha Alibeaj.

Në lidhje me shpejtësinë në autostradë, Alibaj tha se në autostradat që përmbushin standartet evropiane të lejtohet që makinat të lëvizin me 120 km/orë nga 110 km/orë që lejohet. Po ashtu ai ka theksuar edhe nevojën për rritjen e kohës me 10 ditë për shlyerjen e gjobave.  

"Në drejtim të lehtësimit të masave administrative, projektligji parashikon që shpejtësia maksimale në autostrada të ndryshojë nga 110 km/orë në 120 km/orë në përputhje me standardet ndërkombëtare, ku në rrugët që ofrojnë standarde më të larta sigurie lejohet një shpejtësi më e lartë; shtetasit që kanë një lejedrejtimi shqiptare, të gëzojnë të njëjtën të drejtë si ata me lejedrejtimi të huaj, që në rast se vlerësohet se duhet pezulluar leja e drejtimit, t’u ofrohet alternativisht mundësia e pagesës së një gjobe sa dyfishi i masës administrative që parashikon dispozita e shkelur. Në projektligj është parashikuar edhe ulja e kufirit maksimal të gjobave nga dyqind mijë lekë në njëqind mijë lekë. Ky ndryshim është menduar edhe për shkak të nivelit të pagës mesatare në vendin tonë, ku aktualisht kufiri maksimal i gjobave është pothuajse sa katërfishi i pagës minimale. Për shlyerjen e gjobave, propozohet që qytetarëve t’u ofrohet një afat 10-ditor, pasi shpeshherë për shkak të mos-hedhjes së gjobave në sistem në një afat kohor të shkurtër, qytetarët janë penalizuar padrejtësisht," shtoi Alibeaj.

Për lejen e drejtimit, Alibeaj tha se për personat deri në 55 vjeç duhet që të jepen lejet pa afat, ndërsa për personat mbi këtë moshë lejet të jepen çdp 5 vite. 

"Neni 9 përmban një riformulim të nenit 124, pika 1 të ligjit aktual, duke përcaktuar dhënien e lejeve pa afat për personat deri në moshën 55 vjec, ndërsa për personat mbi 55 vjec parashikohet afati 5-vjecar. Neni 10 përmban një shtesë në nenin 127, pas pikës 3.1, që ka të bëjë me njohjen e të drejtës se shtetasve me lejedrejtimi shqiptare, që në vend të masës së pezullimit të lejes së drejtimit, të zgjedhin të paguajnë një gjobë të barabartë me dyfishin e masës administrative që përmban dispozita e shkelur.Neni 11 përmban shfuqizimin e nenit 128, pika 1, gërma “d”, që iu heq të drejtën shtetasve shqiptarë të vazhdojnë të mbajnë lejen e drejtimit shqiptare, në rast se ata pajisen me një leje drejtimi të huaj," përfundoi Alibeaj.

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë