LIVE UPDATES
Politike

Tërmeti tragjik, PD: Olsian Çela u zotua para për evidentimin e fajtorëve. Sot s'ka asnjë të dënuar, të gjithë u liruan

Sipas PD sot dhe pse jemi tri vjet pas fatkeqësisë ende nuk ka anjë zyrtar pas hekurave. Garo shprehet se tre të liruarit ditën e djeshme janë vetëm ‘vrima e fundit e kavallit’ pasi përgjegjësit e vërtetë sipas saj janë  kryebashkiakët e Krujës, Durrësit dhe Tiranës, Edi Rama dhe ministrat e tij 

8 Nëntor 2022, 11:49 Nga F.M e.k
Tërmeti tragjik, PD: Olsian Çela u zotua para për evidentimin e
Floriana Garo

TIRANË- Partia Demokratike ka risjellë sërish në vëmendje tërmetin tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019 ku humbën jetën 51 persona. Në një deklaratë nga selia Blu zëdhënësja e Partisë Demokratike Floriana Garo risolli një video të Kryeprokurorit Olsia Çela duke folur para Prokurorisë së Durrësit ku zotohej se përgjegjësit e do të shkonin para drejtësisë. Sipas PD sot dhe pse jemi tri vjet pas fatkeqësisë ende nuk ka anjë zyrtar pas hekurave. Garo shprehet se tre të liruarit ditën e djeshme janë vetëm ‘vrima e fundit e kavallit’ pasi përgjegjësit e vërtetë sipas saj janë  kryebashkiakët e Krujës, Durrësit dhe Tiranës, Edi Rama dhe ministrat e tij 

Reagimi i PD vjen një ditë pasi Gjykata e Durrësit shpalli të pafajshëm ish-drejtorin e ALUIZNI-t Durrës Flamur Gjuzi, ish-drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit Artur Çela dhe Artur Terziu-n, i cili akuzohej për një ndërtim të paligjshëm.


"Zotimi para Prokurorisë së Durrësit i Olsian Celës, dhe evidentimi i fajtorëve nëpërmjet shkeljeve, u shoqërua me emra, por me urdhër direkt të Edi Ramës, që kontrollon çdo qelizë të drejtësisë së kapur, me asnjë të dënuar. E njëjta situatë edhe në bashkinë më të madhe të vendit në Tiranë. 31 persona u shpallën në kërkim, disa u arrestuan dhe shumica u arratisën. Prokurorja e Tiranës jepte asokohe të njëjtin premtim për hetime. Gjykimi përfundimtar u dha dje për personat e akuzuar për viktimat dhe dëmet e tërmetit në Durrës. Të gjithë të pafajshëm: që nga ish-drejtori i ALUIZNI-t Flamur Gjuzi, ish-drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Artur Çela, dhe një i akuzuar për ndërtim të paligjshëm, Artur Terziu. Personat e tjerë të akuzuar, në një tallje cinike me viktimat dhe të pastrehët, u dënuan me punë në shërbim të komunitetit", tha Garo.

Deklaratë e zëdhënëses së PD, Floriana Garo

Dje, drejtësia e reformuar dhe e shndërruar në degë të ekzekutivit me reformën e George Soros, shënoi një rekord të zi me vendimet e saj. Kjo drejtësi, në tre vjetorin e vdekjes, dha pafajësi për përgjegjësit e vdekjes së paralajmeruar të 51 banorëve që humbën jetën në rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019. Kryeprokurori i ri Olsian Çela, produkt i reformës në drejtësi, më 7 dhjetor 2019, pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të atij viti, që u mori jetën 51 shqiptarëve dhe la mijëra të pastrehë, deklaronte:

Inserti-video me deklaratën në Durrës të Olsian Çelës Kanë kaluar 3 vjet tashmë nga ai apel dhe zotim i Kryeprokurorit, dhe drejtësia nuk është bërë, as për të vdekurit dhe as për të mbijetuarit e shpërngulur nga vatrat e tyre. Jo nga tërmeti, por nga dora e zeze e pushtetarëve, ministrave dhe kryebashkiakëve mafiozë të Edi Ramës, ndërtuesve, inxhinjerëve, teknikëve etj.

Zotimi para Prokurorisë së Durrësit i Olsian Celës, dhe evidentimi i fajtorëve nëpërmjet shkeljeve, u shoqërua me emra, por me urdhër direkt të Edi Ramës, që kontrollon çdo qelizë të drejtësisë së kapur, me asnjë të dënuar. E njëjta situatë edhe në bashkinë më të madhe të vendit në Tiranë. 31 persona u shpallën në kërkim, disa u arrestuan dhe shumica u arratisën. Prokurorja e Tiranës jepte asokohe të njëjtin premtim për hetime.

Gjykimi përfundimtar u dha dje për personat e akuzuar për viktimat dhe dëmet e tërmetit në Durrës. Të gjithë të pafajshëm: që nga ish-drejtori i ALUIZNI-t Flamur Gjuzi, ish-drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Artur Çela, dhe një i akuzuar për ndërtim të paligjshëm, Artur Terziu. Personat e tjerë të akuzuar, në një tallje cinike me viktimat dhe të pastrehët, u dënuan me punë në shërbim të komunitetit.

Te kjo frazë e fundit qëndron edhe pyetja: a i shërbeu drejtësia e re, propaganda dhe shpenzimet për të komunitetit, njerëzve, shqiptarëve. Viktimat dhe familjarët e tyre, familjet e panumërta që janë ende me qera, në çadra apo forma të tjera të shpërnguljes nga vatrat e tyre, përgjigjen unanimisht: JO.

Ata që mund të quhen ‘vrima e fundit e kavallit’ mbetën pa ndëshkuar. Ata që janë në fakt përgjegjësit kryesorë të tragjedisë dhe të masakrave urbane, kryebashkiakët e Krujës, Durrësit dhe Tiranës, Edi Rama dhe ministrat e tij as u akuzuan, as u morën në pyetje, dhe as u hyri gjemb në këmbë. Një turp, i drejtësisë që nuk bën drejtësi, që nuk e mbulon asnjë tërmet dhe asnjë përmbytje.

Një krim pa ndëshkim që i vret dy herë viktimat dhe i torturon për së gjalli të afërmit e tyre. Kujtojmë se familje të tëra, 25 banorë u shuan në pallatet e Thumanës, të bëra të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit 2019, por që u lanë aty që t’ju merrte më vonë jetën tërmeti i nëntorit, dhe askush nuk u gjet fajtor. Partia Demokratike, në prag të përvjetorit të tretë të tragjedisë së 26 nëntorit, u kujton me dhimbje shqiptarëve se, një drejtësi që nuk punon për ata nën gërmadha, funksionon për ata mbi rrënoja.

Kjo është pamja në sytë e shqiptarëve tre vjet më vonë: një grusht korbash të qeverisë dhe drejtësisë mbi gërmadhat e 26 nëntorit dhe mbi varret e të vdekurve. Me ta nëpër këmbë Shqipëria është në rrezik. Shqiptarët nuk janë më qytetarë, pro viktima, populli me gomone në krahë që pret të hidhet në dallgët e rrezikut nëpër brigjet e Europës. Më 12 nëntor, të gjithë bashkë, duhet të japim një shenjë guximi, force dhe shprese, kundër tufës së korbave mbi hartën e Shqipërisë dhe fatet e shqiptarëve.

Çfarë ndodhi më 26 nëntor?

Tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit la pas 51 viktima e mbi 100 të plagosur. Të moshuar, burra, gra e fëmijë dolën në jashtë shtëpivë në orën 04:00 të mëngjesit të tmerruar nga lëkundjet e forta që prekën kryesisht Durrësit e Tiranën. Edhe tre vite pas kësaj ngjarjeje tragjike, qindar familjarë janë ende në pritje të rindërtimit të shtëpive të tyre nga shteti, ndërkohë që jetojnë nga çadra. Termeti nxorri në pah dhe shkeljet e abuzimet me ndërtimet në vend, kryesisht në bregdetin e Durrësit.

Terziu u akuzua se kishte bërë ndërhyrje në strukturën e pallatit duke holluar muret e duke prishur bazamentin mbajtës të pallatit. Në këtë mënyrë, ai kishte përfituar hapësirë për lokalin e tij “Barons”, por kjo gjë solli pasoja të rënda me goditjen e tërmetit, pasi pallati nuk kishte më bazament. Si pasojë e shembjeve, dy persona ndërruan jetë. Shumë banorë të godinës akuzuan pronarin e këtij lokali se kishte holluar muret, bazamentin mbajtës të pallatit, me qëllim përfitimin e hapësirave të mjaftueshme për lokalin e tij. Ai ishte shpallur në kërkim dhe u arrestua një vit më vonë, por pak ditë më pas u vendos të ndiqej në gjendje të lirë. Bashkë me të u vu nën akuzë edhe ish-drejtori i ALUIZNIT në Durrës, Flamur Gjuzi, i cili i kishte miratuar lejen për ndërhyrjen. Hapja e dosjeve vuri nën hetim edhe zyrtarë të tjerë, për të cilët vijon ende procesi.

partia demokratike floriana garo olsian çela flamur gjuzi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj