Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Politike
Nuk ishte në listën e kandidatëve për primaret, Kujtim Gjuzi nxjerr procesverbalin e dorëzuar në PD
Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), Albana Vokshi, tha se kandidatët ishin Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda.
8 Nëntor 2022, 08:14Nga F.M
Kujtim Gjuzi
All - Paragraf - 1
TIRANË- Ish-deputeti Kujtim Gjuzi është përjashtuar nga Primaret e Partisë Demokratike për Tiranën. Kjo u vu re në momentin që Partia Demokratike publikoi mesditën e 7 nëntorit emrat e 7 kandidatëve të cilët do të marrin pjesë në procesin e primareve që po zhvillohen për të nxjerrë një kandidat për Bashkinë e Tiranës. Dosja.alju sjell dhe procesverbalin e dorëzuar nga Gjuzi.
Porcesverval
Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE), Albana Vokshi, tha se kandidatët ishin Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda.
Rrjedhimisht, Kujtim Gjuzi nuk ishte, ç’ka nënkuptonte se ai ishte përjashtuar. Degët e Partisë Demokratike të Shqipërisë kanë kërkuar shtyrjen e afatit për kandidimin në Primare në 12 nëntor, për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë. Nga ky vendim, i marrë nga Partia Demokratike, përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë.