LIVE UPDATES
Politike

Pse s’ulen taksat për të zbutur rritjen e çmimeve? Ibrahimaj: Kujdesi dhe qendrueshmëria, më të rëndësishmit

Delina Ibrahimaj shpjegon politikën e qeverisë për të mos patur as ulje as rritje të rëndësishme taksash, që, siç shprehet ajo, do ta destabilizonin sistemin fiskal në këtë moment.

7 Nëntor 2022, 22:31 Nga k.m.
Pse s’ulen taksat për të zbutur rritjen e çmimeve?
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Paketa fiskale e vitit të ardhshëm nuk ka parashikuar ulje taksash, si një masë që mund të zbusë efektin e rritjes së çmimeve. Por Ministrja e Financave e sheh në një këndvështrim tjetër. E ftuar në emisionin "Pa censurë", Delina Ibrahimaj shpjegon politikën e qeverisë për të mos patur as ulje as rritje të rëndësishme taksash, që, siç shprehet ajo, do ta destabilizonin sistemin fiskal në këtë moment. Por ka dhe një arsye tjetër pse qeveria nuk propozon ulje taksash, që qytetarët të kenë më shumë të ardhura nga puna.

Arsyeja kryesore është se në historikun e ekonomisë shqiptare, lehtësirat fiskale nuk kanë ndikuar në çmim”, thotë Ibrahimaj, e cila kujdeset të theksojë politikën e qeverisë për të ndihmuar kategoritë më në nevojë, si pensionistët, ata që marrin pagë minimale me rritjen e saj, rritjen e pagave në disa sektorë.

Pjesë nga intervista e Ministres së Financave, Delina Ibrahimaj për emisionin “Pa Censurë”

Elona Meço: Që të xhirojë më mirë ekonomia, pse nuk ulni taksat? Nuk ka asnjë ulje taksash në këtë paketë fiskale.

Delina Ibrahimaj: Kemi menduar që në nisje të krizës që gjatë krizës të mos kemi politika fiskale të qenësishme qoftë ulje apo rritje, që do ta destabilizonin sistemin fiskal në këtë moment. Kemi thënë që në fillim që ne do të ndjekim subvencionimin e kategorive në nevojë dhe jo të subvencionimit përmes lehtësimit apo politikave fiskale. Arsyeja kryesore është se në historikun e ekonomisë shqiptare, lehtësirat fiskale nuk kanë ndikuar në çmim. Mund të kenë ndikuar në zhvillimin e sektorëve të caktuar, por nuk kanë ndikuar në qëllimin final.

Elona Meço: Por unë mund të kem më shumë para në xhep duke m’u ulur taksat nga qeveria dhe e përballoj më mirë rritjen e çmimeve.

Delina Ibrahimaj: Për kategorinë që ka paga më të ulëta, ne rrisim kufirin e patatueshëm nga 40 në 50 mijë lekë. Pra, janë rreth 70 mijë të punësuar që nuk do të paguajnë tatim mbi të ardhurat e pagës. Do të ketë më shumë të ardhura për ata që marrin pagë minimale, pasi është parashikuar për vitin e ardhshëm nga 34 mijë lekë që është sot në 36 mijë lekë. Janë hapa që duhen bërë me kujdes, pasi nga njëra duhet të ruajmë qëndrueshmërinë fiskale dhe të punojmë për mbledhjen  e të ardhurave që të përballojmë më mirë krizën dhe nga ana tjetër duhet të kujdesemi që të mos dëmtojmë bizneset duke rritur shumë shpejt pagën minimale dhe të ecim me një hap të qëndrueshëm për bizneset dhe për prodhimin.

Elona Meço: Pse qeveria e ka lënë barrën e krizës mbi qytetarët, pa shpërndarë të ardhurat nga rritja e çmimeve?

Delina Ibrahimaj: Në fakt jo, sepse ne nuk i kemi rritur taksat. Ne jemi kujdesur që buxhetet e familjeve shqiptare të mos dëmtohen nga elementi që po i dëmton në shumë vende të botës, energjia elektrike. Norma e inflacionit në Shqipëri ka qenë ndjeshëm më e ulët se norma e inflacionit të vendeve të rajonit apo dhe mesatarja e vendeve të BE-së. Ne kemi një normë mesatare inflacioni janar-shtator 6.3%, ndërsa për këtë periudhë, vendet e rajonit kanë një mesatare dyshifrore të inflacionit. Ndikim ka patur politika jonë e mos ndryshimit të çmimit të energjisë elektrike, e cila ka ndikuar në mosrritjen e kostove të prodhimit të produkteve që prodhohen në vend, duke ndikuar automatikisht dhe në inflacion. Pra, inflacioni që kemi aktualisht, është inflacion i importuar, ndërsa prodhimet vendase kanë patur një rritje të ulët të çmimeve duke ndikuar në shifrën totale që është mesatarisht 6%.

Elona Meço: A ka menduar ky buxhet për pagat? Do të rriten ato?

Delina Ibrahimaj: Ne bëmë një rritje të pagave në vjeshtë me 7%, që ka kosto edhe për vitin e ardhshëm. Në parashikimet aktuale të buxhetit, kemi parashikuar rritje pagash për sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë dhe do të rriten agat për kategorinë e zjarrfikësve. Nga ana tjetër po punojmë për të patur një studim për rritjen  e përgjithshme të pagave në vend, pasi pagat në sektorin publik duhet të arrijnë në një nivel më të lartë. Viti i krizës nuk është viti i duhur për të ndërmarrë politika agresive për rritjen e pagave, pasi ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që të targetojmë kategoritë më në nevojë. Për këtë arsye mendojmë një rritje të mëtejshme të pagës minimale që ndikon edhe në pagën minimale në sektorin privat.

Elona Meço: E keni fjalën që studimi mund të zbatohet që vitin e ardhshëm apo për një kohë të mëvonshme?

Delina Ibrahimaj: Studimi po bëhet për efektet e rritjes së pagave në mënyrë të përshkallëzuar. Ai do të duhet të përfundojë si studim dhe më pas të merret në konsideratë si politikë. Viti që vjen ka vështirësitë e tij dhe ne kemi në fokus të mbrojmë kategoritë në nevojë, të mbrojmë çmimin e energjisë elektrike./RTSH

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes