Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nga ky vendim, i marrë nga Partia Demokratike, përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë.
TIRANË-Deri në datën 12 nëntor është vendosur afati për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët e PDSH-së. Nga ky vendim, i marrë nga Partia Demokratike, përjashtohen 16 degët e Bashkisë Tiranë. Degët e Partisë Demokratike të Shqipërisë kanë kërkuar shtyrjen e afatit për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në çdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë.
Për këtë arsye, pas shqyrtimit të dokumentacionit nga KOKOE, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, vendosi shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët e PD, deri në 12 nëntor 2022.
NJOFTIMI I PD:
Për shtyrjen e afatit për marrjen e propozimeve për kandidatët e PDSH në Primaret për zgjedhjet vendore 2023 Në vijim të Udhëzimeve 12 datë 27.10.2022 dhe 13 datë 31.10.2022 “Mbi afatet dhe procedurat e marrjes së propozimeve për kandidatët e PDSH në Primaret për zgjedhjet vendore 2023,
Në mbledhjen e datës 7.11.2022, KOKOE shqyrtoi dokumentacionin e ardhur nga degët e PDSH. Pothuajse të gjitha degët e PDSH kanë bërë kërkesë për shtyrje afati për shkak të kohës së pamjaftueshme për organizimin e mbledhjeve në cdo nivel organizativ dhe marrjen e propozimeve apo vetë-propozimeve nga struktura partiake në territorin që ata mbulojnë. Duke e konsideruar këtë proces shumë të rëndësishëm, me qëllim dëgjimin e mendimeve dhe marrjen e propozimeve nga e gjithë anëtarësia e PDSH,
KOKOE
Vendosi:
Shtyrjen e afatit për vetëkandidim dhe kandidim për Primare në të gjitha degët deri në 12 nëntor 2022.
Nga ky vendim përjashtohen vetëm 16 degët e Bashkisë Tiranë.
Kryesitë e Degëve të marrin masa për përcjelljen e këtij Vendimi.
KOMISIONI I ORGANIZIMIT DHE KONTROLLIT TE OPERACIONEVE ELEKTORALE
KRYETARE
ALBANA VOKSHI
Procesi i primareve që do të nxjerrë kandidatët e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale do të përfundojë brenda datës 4 dhjetor, ditë kur dhe pritet të mbahen votimet. Asllan Dogjani prezantoi kandidaturën e tij për Primaret që do zhvillohen për Bashkinë Kamëz bashkë me Shemsi Prençin dhe Arjan Hoxhën. Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja dhe ish-kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja, janë dy emrat që kanë depozituar kandidimin për Kavajën. Në Tiranë kandidatët janë: Adriana Kalaja, Belind Kelliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoci, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti, Julian Deda. Anëtari i Partisë Demokratike, Artur Mahmutaj ka konfirmuar se është gati të bëhet pjesë e Primareve të Sali Berishës, për të kandiduar për kryetar bashkie në qytetin e Fierit, ndërsa Bardh Spahia kërkon një mandate të plotë në krye të Shkodrës. Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj ka dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tropojës.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama duhet të ishte n...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte i pranishëm ditën e sotme në një takim me qytetarë...
Erjon Veliaj dhe Ilir Alimehmeti TIRANË- Mjeku Ilir Alimehmeti deklaroi se do ta uronte Erjon Veliajn, nëse ky i fundit do fitonte zgjedhjet n&eu...
Petrit Doda TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj ka dorëzuar mandatin e deputetin, akt të cilin do ta bëjë n...
Burri TIRANË- Takimi i kryedemokratit Sali Berisha në njësinë numër 9 në kryeqytet u shoqërua me disa momente gazmore. N...
Enkelejd Alibeaj TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka nisur punën për ristrukturimin e degëve në kuad&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi emigrimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. N&eum...
Alfred Rushaj TIRANË- Alfred Rushaj heq dorë nga mandati i deputetit të Partisë Demokratike. Vetë Rushaj nuk ka bërë asn...
Komisioni TIRANË- Ditën e sotme në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese u votua në unanimitet finalizimi i marrëveshjes me Ban...
Njoftimi: Partia Demokratike,se bashku me opoziten e bashkuar, shoqerine civile dhe mergimtaret ne diaspore ,pas konsultimeve te shumta do te paraqese ne PRI...