LIVE UPDATES
Politike

"Emigrimi nxit korrupsionin dhe dobëson demokracinë!" Vokshi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës: Në dekadën e fundit, mbi një mln shqiptarë janë larguar

Ajo thotë se në dekadën e fundit, mbi një milion shqiptarë janë larguar, më shumë se 75% janë profesionistë të rinj, studentë dhe punëtorë të kualifikuar. Vokshi shton se largimi i tyre nuk është vetëm një ndryshim demografik, por është një shterimi i së ardhmes së kombit tonë. 

30 Janar 2025, 21:21 Nga M.B
"Emigrimi nxit korrupsionin dhe dobëson demokracinë!" Vokshi
Albana Vokshi

STRASBURG- Deputetja demokrate Albana Vokshi ka marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Vokshi ka postuar në rrjetet sociale një pjesë nga fjala e saj në lidhje me debatin dhe Rezolutën: Emigracioni, një prej përgjigjeve të moshimit demografik të Europës. Ajo thotë se në dekadën e fundit, mbi një milion shqiptarë janë larguar, më shumë se 75% janë profesionistë të rinj, studentë dhe punëtorë të kualifikuar.

Vokshi shton se largimi i tyre nuk është vetëm një ndryshim demografik, por është një shterimi i së ardhmes së kombit tonë. Sipas saj, krimi i organizuar dhe korrupsioni nxisin emigrimin. Gjithashtu ajo thotë se dhe emigrimi, nga ana tjetër, nxit korrupsionin dhe dobëson demokracinë. 

POSTIMI:

Fjala ime, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës

Në lidhje me Debatin dhe Rezolutën: Emigracioni, një prej përgjigjeve të moshimit demografik të Europës

Të nderuar kolege të Asamblesë Parlamentare te Këshillit të Europës (PACE). Jam e nderuar që jam sot këtu për të përfaqësuar Shqipërinë. Dua ta diskutoj raportin nga një këndvështrim tjetër, duke theksuar një krizë që po riformëson Shqipërinë dhe po prek Evropën: emigracionin masiv. Në dekadën e fundit, mbi një milion shqiptarë janë larguar—më shumë se 75% janë profesionistë të rinj, studentë dhe punëtorë të kualifikuar. Largimi i tyre nuk është vetëm një ndryshim demografik; është një shterimi i së ardhmes së kombit tonë. Situata paraqitet paradoksale:

- Shqipëria është një vend kandidat për në BE, megjithatë shqiptarët e kanë humbur shpresën. Ata nuk presin që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, ata po bëhen europianë vetë.

- Shqipëria po subvencionon BE-në me profesionistët e saj më të mirë. Çdo mjek që emigron përfaqëson një humbje investimi prej dhjetëra mijëra eurosh të familjeve, ndërkohë që sistemi shëndetësor i Shqipërisë vuan nga mungesat dhe cilësia është në rënie.

- Migrimi masiv dobëson demokracinë. Ata që largohen janë më të arsimuarit, më të pavarurit, ata që kërkojnë sundimin e ligjit dhe mirëqeverisjen. Largimi i tyre ul presionin për ndryshim, duke lejuar që korrupsioni të vijojë. Pra, demokracia po bën hapa pas.
- Bashkimi Europian investon qindra milionë në forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri, e nga ana tjetër mirëpret në vendet anëtare ata profesionistë që mund ndërtoninndemokracinë në vend. Kjo minon investimin e vetë BE-së.
Ndërsa Evropa përfiton, Shqipëria vuan. Jemi brenda një rrethi vicioz:

- Krimi i organizuar dhe korrupsioni nxisin emigrimin: Mungesa e mundësive dhe institucionet e dobëta i detyrojnë të rinjtë shqiptarë të kërkojnë një të ardhme më të mirë diku tjetër.

- Emigrimi, nga ana tjetër, nxit korrupsionin dhe dobëson demokracinë.

Ky nuk është vetëm një problem i yni, nuk është vetëm problem i Shqipërisë; është edhe problemi i Europës. Nëse Shqipëria vazhdon të humbasë trurin, rruga drejt integrimit evropian bëhet e pasigurt duke rritur edhe destabilitetin në prag të Evropës. Ne duhet ta thyejmë këtë cikël! Shqipëria dhe BE-ja duhet të punojnë së bashku për të krijuar stimuj për të rinjtë që të qëndrojnë, duke përfshirë sundimin më të fortë të ligjit, reformat ekonomike dhe programet që synojnë punësimin e të rinjve. Një Shqipëri e qëndrueshme dhe e zhvilluar forcon Evropën në tërësi. Kjo Asamble nuk duhet ta shohë Shqipërinë vetëm si një burim migrimi, por si një komb që ka nevojë urgjente për veprim. Sepse kur demokracia dobësohet në një cep të Evropës, ajo na prek të gjithëve. Faleminderit.

albana vokshi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj