LIVE UPDATES
Politike

"Rama po bllokon votën e diasporës"! Berisha: Do rrethojmë ambasadat e narkoshtetit dhe do i gjuajmë me vezë e domate

Lideri i opozitës gjithashtu tha se shqiptarët do të rrethojmë ambasadat e narkoshtetit dhe do i gjuajnë me vezë e domate.

30 Janar 2025, 20:18 Nga E. D
"Rama po bllokon votën e diasporës"! Berisha: Do
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë sot në një mbledhje me Drejtuesit Politik, Koordinatorët dhe Kryetarët e Degëve të Shqipërisë. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se Kryeministri Edi Rama po bllokon shqiptarët në diasporë që të votojnë. Lideri i opozitës gjithashtu tha se shqiptarët do të rrethojmë ambasadat e narkoshtetit dhe do i gjuajnë me vezë e domate. Më tej ai tha se ngaqë e panë se diaspora i urren, i përbuz dhe i përçmon, tani kërkojnë ta bllokojnë diasporën.

"Së fundmi, po bllokon, po shkatërron procesin e votimit të emigracionit dhe diasporës. Po! Ne kemi qenë jashtëzakonisht të përkushtuar në këtë proces dhe jemi. Ju e keni parë. Jemi shpërndarë kudo. Po shikoni çfarë janë këta se nuk dua ta prish gojën. Tani dalin e thonë, do votojnë, pra janë shqiptarë me të drejtë vote vetëm ata që kanë pasaportën shqiptare. Shqiptar me të drejtë vote është çdo shqiptar kudo që ndodhet që ka shtetësinë shqiptare. Pra, të dashur miq, dokumentet e BE nuk vlejnë në Shqipëri, sipas Edi Ramës. Po çfarë është pasaporta? Dokumenti i identitetit se je filani. Ai dokument vërteton se shtetasi shqiptar, në listat e votimit, ka dokumentin e identitetit.

Çfarë lidhje ka kjo a është shqiptar apo nuk është shqiptar? Kapin një ligj të vitit 2008 të Kodit, në atë kohë kur bëhej fjalë për votimin brenda vendit, nuk kishte asnjë akses vote jashtë vendit, në të cilin është thënë se votuesi duhet të ketë dokumentet që lëshohen nga organet kompetente. 150 mijë janë qytetarët që kanë lindur jashtë dhe nuk e kanë emrin fare në lista. Nuk kanë pasaportë sepse kanë lindur jashtë shumica e tyre. Pyesni të gjithë ata që kanë ikur në vitet ’90 dhe kanë fëmijë të rritur, ata nuk kanë marrë pasaporta. Jo vetëm kaq, por janë qindra mijëra që i kanë humbur, nuk i kanë më. Ka marrë pasaportën gjermane, ka marrë pasaportën amerikane, me atë pasaportë ai shkon në gjithë botën, vjen edhe në Shqipëri.

Por, ngaqë e panë se diaspora i urren, diaspora i përbuz, i përçmon, tani kërkojnë ta bllokojnë diasporën.
Dhe ne tani, do përdorim si qëndrimin tonë, denoncimin publik. Ndërkohë, ne do mobilizojmë, të rrethohen dhe të gjuhen me vezë dhe domate ambasadat e narkoshtetit në mbarë botën. Po, ne do luftojmë bashkë me diasporën dhe emigracionin që ata të ushtrojnë të drejtën e votës. A mund të pranohet kjo? Qenka pasaporta shqiptare më e vlefshme se ajo gjermane, franceze apo italiane? Këtë vetëm logjika e kreut të organizatës kriminale Edi Rama e pranon. Prandaj siç e shihni kemi shumë punë për të zgjidhur," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet