Dita e 15-të e protestës/ Qytetarët vijojnë revoltën: Rama në burg, Berisha në burg
Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” 14 Qershor, 18:16 ...
Dita e 15-të e protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej” 14 Qershor, 18:16 ...
FOTOLAJM/ Qytetarët rreshtojnë atletet para Kryeministrisë, si simbol i largimit të rinisë nga Shqipëria 13 Qersh...
Berisha: Çdo demokrat e ka vendin te protesta, sloganet kundër nesh janë vepër e veglave të qeverisë 13 Qershor...
“Rama në burg, Berisha në burg"/ Tensione në Rrjoll, banorët përplasen me policinë 13 Qershor, 11:20 ...
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Braçe i bën thirrje qeverisë të fokusohet te sfidat dhe emergjencat që përballet vendi, duke nënvizuar se detyra e saj është të qeverisë dhe të ofrojë shërbime për qytetarët.
TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar lidhur me debatin e krijuar rreth protestave të opozitës, duke theksuar se ato janë një e drejtë legjitime demokratike, por nuk mund të shërbejnë si justifikim për mungesën e qeverisjes. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Braçe i bën thirrje qeverisë të fokusohet te sfidat dhe emergjencat që përballet vendi, duke nënvizuar se detyra e saj është të qeverisë dhe të ofrojë shërbime për qytetarët.
Postimi i Plotë:
O le le, o le le! Protesta nuk është qeverisje! Protesta paqësore është një e drejtë legjitime, element thelbësor i demokracisë. Duhet të mësohemi me të dhe ta pranojmë si të tillë. Natyrisht, një qeveri nuk është rehat me një protestë përballë, por kjo nuk ka rëndësi. Qeveria nuk është për të qarë protestën apo për t’u marrë me të. Qeveria është për të qeverisur! Qeverisni! Këtë duhet të bëni: qeverisni!
Po hyjmë në një stinë të vështirë, si nga pikëpamja e motit, ashtu edhe e pasojave që ai sjell, e për rrjedhojë edhe nga pikëpamja e shërbimeve. Po hyjmë në stinën e nxehtë dhe të thatë dhe fenomeni El Niño, për të cilin po përgatiten shumë vende që nga java e ardhshme, do të na prekë edhe ne me gjithë emergjencat që sjell.
Duhet të qeverisim, të përgatitemi nga pikëpamja mjedisore, veçanërisht për zjarret; nga pikëpamja shëndetësore, veçanërisht për ndikimin te të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë; nga pikëpamja e punës, për të mbrojtur punëtorët dhe shëndetin e tyre kur punojnë në natyrë; si dhe nga pikëpamja e shërbimeve, veçanërisht për furnizimin me ujë për përdorim familjar dhe bujqësor. Po hyjmë gjithashtu në sezonin e lartë turistik. Fluksi më i madh vjen tani dhe duhet të jemi gati me gjithçka, përfshirë shërbimet që vitin e kaluar munguan ose nuk funksionuan siç duhet.
Të gjitha këto janë emergjenca! Në përditshmërinë e qeverisjes duhet të zbatojmë buxhetin. Deri në fund të majit kemi mbledhur më shumë të ardhura, por kemi shpenzuar më pak. Janë para që i mungojnë ekonomisë, punës dhe qytetarëve. Duhet të investojmë!
Ashtu siç duhet të realizojmë edhe angazhimet që kemi marrë. Unë ende pres vendimin për nënat e fëmijëve me aftësi ndryshe. Pres ende vendimin për fëmijët e porsalindur dhe skemën e re, e cila duhet pasuruar me elementë të tjerë, përfshirë edhe zgjatjen e lejes së lindjes.
Janë shumë gjëra për t’u bërë nga ato që jemi angazhuar të bëjmë! Protesta është në rrugën e saj legjitime; protestuesit po bëjnë punën e tyre. Puna e qeverisë është të qeverisë vendin dhe të shërbejë. Edhe ata që protestojnë duan shërbime, ndërsa janë shumë më tepër ata që nuk janë në protestë dhe që po ashtu i meritojnë ato. Kjo është puna e qeverisë. Nëse nuk e bën, kot që rri!
Andis Salla QAFË THANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort L...
SPAK TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 3 nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të...
TIRANË- Protesta në Shqipëri ka marrë një vëmendje të madhe edhe të mediave të huaja. Gazetarja e CNN, Isa Soares...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur monologut të Edi Ramës. Në një videomesazh t&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha mori pjes në promovimin e librit kushtuar kushtuar reformatorit të madh italian Pin...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, që prej dy javësh dalin çdo ditë në shesh p&eum...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën bu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për ndikimin që protestat po japin në sektorin e turizmit, duke par...
Albin Kurti KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 51 ulëse në Kuvendin e Kosovës pas përpunimit të rreth 20 p&eu...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pas thirrjeve të djeshme të rinisë në koncertin e këngëtarit Ylli Lim...