14 Qershor 2026, 10:24
Nga I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, që prej dy javësh dalin çdo ditë në shesh për të kërkuar largimin e tij nga qeveria. Në podcastin e tij 'Flasim', Rama i konsideroi protestuesit si ‘hajvanë’ me mendësi fashiste, që sipas tij nuk shohin që Shqipëria është më mirë se kurrë.
“Është e patolerueshme që një grup njerëzish, që një forcë njerëzish, që një parti apo një konglomeratë partish, apo që nuk e di, quani si të doni, t’i imponohet pjesës tjetër, duke i thënë që: “O do mendosh kështu si unë, o unë do të sakatoj, do të të bullizoj, do të të kërcënoj”. Kjo është fashiste, është skandaloze dhe kjo duhet ndalur. Dhe kjo ndalet duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloji hajvanëve. Kjo duhet ndalur”, tha Rama.
Rama tha se demonstratat nisën pas një ngjarjeje që e cilësoi si një "akt skandaloz". Por argumentoi se protesta u shndërrua në një terren ku po përplasen interesa më të gjera ndërkombëtare.
"Natyrisht që protesta është shëmbëlltyrë e një vendi demokratik. Natyrisht që është shëndeti demokratik i vendit që ka një protestë e cila lind dhe formësohet jo rreth partive, jo pas partive. Edhe pse tani partitë janë të gjitha të futura aty, duke hedhur gurët, e fshehur duart disa, ndërkohë që ndonjë tjetër, siç janë llapaqorrat, janë aty. Por po aq e rëndësishme është që të mos humbasim aftësinë për të dalluar mes debatit dhe histerisë, mes kritikës dhe shpifjes, mes argumentit pasionant dhe bullizmit, kërcënimit, presionit, denigrimit të tjetrit. Shqipëria nuk mund të ecë përpara, duke u paralizuar nga frika prej një ndryshimi të madh, prej një projekti të madh, prej një investimi që është më i madhi në historinë e vendit tonë. Dhe, patjetër që, do të ecim përpara, duke dëgjuar çfarë duhet të dëgjojmë, duke mësuar nga çfarë na thonë ata që nuk janë dakord me ne, por duke vazhduar të ndërtojmë, të ndërtojmë Shqipërinë me forcën e Partisë Socialiste, që është forca që ka marrë reforma, ka ndërmarrë reforma të vështira, ka shtyrë përpara procese që shpesh janë kundërshtuar, por që sot kanë ndryshuar rrënjësisht edhe gjendjen, edhe pozicionin e Shqipërisë. Dhe, për këtë, mjafton të kthejmë mbrapa kokën, jo më shumë, po 10 vjet, dhe për të parë se ku ishim në raport me botën, në raport me ekonominë, me institucionet, me të gjitha. Dhe, faktikisht, nuk ka simbolikë më të fortë se fakti që ky 35-vjetor na gjeti edhe në pikën më të avancuar të rrugës sonë europiane. Pak javë më parë hymë në fazën e fundit të negociatave për anëtarësim, që është faza e mbylljes së kapitujve, duke afruar më shumë se kurrë me atë objektiv historik dhe strategjik që shqiptarët e kanë ndjekur me dekada dhe që ne e kemi fiksimin tonë ditë për ditë, ditë për ditë, ditë për ditë", tha Rama./Dosja.al
edi rama
Politike
14 Qershor 2026, 10:01
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është renditur e para në Ballkanin Perëndimor për transparencën bu...
Politike
14 Qershor 2026, 09:42
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për ndikimin që protestat po japin në sektorin e turizmit, duke par...
Politike
14 Qershor 2026, 09:35
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 51 ulëse në Kuvendin e Kosovës pas përpunimit të rreth 20 p&eu...
Politike
13 Qershor 2026, 19:33
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar, pas thirrjeve të djeshme të rinisë në koncertin e këngëtarit Ylli Lim...
Politike
13 Qershor 2026, 15:03
E. D
Arlind Qori
TIRANË- Kreu i Partisë, Lëvizja Bashkë, Arlind Qori bashkë me deputetin Redi Muçiu iu bashkuan protest&eum...
Politike
13 Qershor 2026, 13:42
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me projektin e një resorti luksoz në ishullin e Sazanit, q...
Politike
13 Qershor 2026, 13:23
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te protestat që po zhvillohen prej disa ditësh në vend dhe q&...
Politike
13 Qershor 2026, 13:17
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha rikonfirmoi edhe njëherë se do të rikthehet në SHBA për t&...
Politike
13 Qershor 2026, 12:41
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve që tashm...
Politike
13 Qershor 2026, 12:23
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falenderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë ndaj tij,...