LIVE UPDATES
Politike

Çështja "Beleri"/ Media e huaj: Arrestim i orkestruar! E futën në burg se duan të vjedhin tokat e Himarës

Në artikull thuhet se arrestimi i Belerit, kishte si synim grabitjen e tokave në Himarë, të cilat cilësohen si zona të favorshme turistike, dhe një 'minierë ari' për investitorët.

14 Maj 2024, 17:50 Nga B.Z
Çështja "Beleri"/ Media e huaj: Arrestim i orkestruar! E
Fredi Beleri

SHQIPËRI - Media e huaj, LE MONDE diplomatique i ka kushtuar një artikull çështjes “Beleri” ku përmend minoritetin grek dhe interesat konfliktuale në Himarë, si dhe rolin e Belerit në zgjedhjet lokale të vitit 2023. Në artikull thuhet se arrestimi i Belerit ishte dukshëm i orkestruar, ndërsa ngrihen akuza për kapje të sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

artikull thuhet se arrestimi i Belerit, kishte si synim grabitjen e tokave në Himarë, të cilat cilësohen si zona të favorshme turistike, dhe një 'minierë ari' për investitorët.

“Himara dhe Riviera Shqiptare janë të një rëndësie të madhe për dy arsye. E para ka të bëjë me potencialin turistik të zonës, “i cili njihet prej kohësh dhe tashmë po merreshin masa për shfrytëzimin e tij”. Për më tepër, Himara, me të vetmin aeroport në zonë, ka një rëndësi të madhe për turizmi - por edhe një minierë ari për investitorët. Himara dhe Riviera janë më afër Korfuzit sesa Tiranës. Dhe elementi grek është shumë i fortë në të gjithë zonën bregdetare. Kishat e shumta janë ortodokse dhe ndryshe nga në brendësi nuk ka xhami. Shumë familje flasin greqisht, shumë njerëz janë dygjuhësh, siç janë shumë me shtetësi të dyfishtë. Interesat e pakicës greke promovohen nga organizata Omonia, e cila Beleri përfaqëson në Himarë”,- shkruhet në artikull.

LE MONDE diplomatique shkruan më tej se rëndësia e minoritet grek është ulur ndjeshëm pasi një pjesë e madhe ka emigruar në Greqi, ndërsa përmend edhe përplasjet mes palëve shqiptare dhe greke pas arrestimit të Belerit. Media e huaj shtron më tej edhe disa arsye pse sipas saj kryeministri Rama kërkon të pengojë me çdo kusht vendosjen e Belerit si kryetar i bashkisë Himarë.

"Tani rëndësia e minoritetit grek është ulur ndjeshëm, pasi një pjesë e madhe e tij ka emigruar në Greqi. Por kryeministri shqiptar Rama e di se çfarë ndjenjash indinjate po ushqen kur paralajmëron në rrjetet sociale për separatistët grekë që kundërshtojnë zhvillimin e rajonit bregdetar. Opozita shqiptare dhe qeveria e Athinës konsiderojnë se burgosja e Belerisit ka motive etno-politike. Për shkak të këtij rasti, Greqia kërcënoi madje se do të bllokonte anëtarësimin e vendit të saj fqinj në BE dhe kryeministri Mitsotakis propozoi personalisht Beleris si kandidat për zgjedhjet evropiane".

Pse duhet të pengohet me çdo kusht zgjedhja e Belerit në krye të bashkisë?

Rajoni i Himarës është një "minierë ari për spekulatorët, të cilët vendasit i përshkruajnë si "mafia e ndërtimit" - një kabale deputetësh, zyrtarësh qeveritarë, ministrash dhe oligarkësh. Nuk ka transparencë për planet e investimeve dhe lejet e ndërtimit, ndërkohë që që në mandatin e parë të Ramës janë futur rregullore që dobësojnë institucionet vendore dhe vetëqeverisjen. E gjithë kjo shpjegon pse qarqet e biznesit pranë qeverisë e kishin të pamundur të zgjidhnin një kryetar të pavarur në rajon. Duhej të parandalohej mundësia që dikush të zbulonte punët e brendshme dhe marrëveshjet e prapaskenave. Prandaj, zgjedhja e Belerisit për kryetar bashkie duhej të pengohej. Dhe duke qenë se referencat për të kaluarën e tij ekstremiste gjatë fushatës zgjedhore nuk patën asnjë efekt, ata duhej ta ndalonin atë në një mënyrë tjetër. Burgimi i tij pak para zgjedhjeve mund të ketë penguar disa banorë të votojnë për të – por kjo nuk e pengoi fitoren e tij të ngushtë",- shkruhet në artikull.

Në fund, në artikull thuhet se përveç minoritetit grek, ka edhe shumë shqiptarë të tjerë që emigrojnë jashtë vendit dhe se qeveria Rama nuk ka publikuar shifrat e sakta nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2023, dhe në bazë të numrit faktit të banorëve mund të vihet në pikëpyetje numri i votave në zgjedhjet e fundit.

“Qeveria Rama nuk ka publikuar shifrat e sakta nga regjistrimi i popullsisë në vitin 2023, me sa duket duke dashur të shmangë konfirmimin zyrtar se popullsia shqiptare mund të jetë ulur që nga viti 2011 me rreth një milion banorë. Dhe një gjë tjetër: në bazë të numrit faktik të banorëve mund të vihet në pikëpyetje numri i votave në zgjedhjet e fundit vendore dhe parlamentare të vitit 2021. Dhe nëse në to “votojnë” njerëz që kanë vdekur realisht, kjo mund të dëmtojë legjitimimin e Ramës" përfundon LE MONDE diplomatique.

Kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave. Ndërkohë në 5 Mars të këtij viti Beleri u dënua me dy vite burgim nga GJKKO, duke u shpallur fajtor për veprën “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Vetë Beleri i ka mohuar akuzat, ndërsa e ka quajtur dënimin e tij të padrejtë dhe politik.

fredi beleri himare arrestim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj