14 Maj 2024, 14:39
Nga M.B
Genc Gjokutaj
TIRANA- Seanca ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në GJKKO është shtyrë pasi avokatët e këtij të fundit kanë kërkuar kohë për t’u njohur me dosjen. Avokatët e Berishës kanë kërkuar sërish përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka. Në një prononcim për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se nëse kjo gjyqtare nuk jep dorëheqje, brenda tre ditësh, ata do të bëjnë kërkesën për përjashtimin e saj.
Ai shtoi se gjyqtarja duhet të bëjë një gjyq të vetes dhe se ajo nuk ka ku t'i shmanget gjykimit sepse ka qenë kërkuese në atë gjykim. Gjokutaj tha se ata kanë bërë të gjitha kërkimet shkresërisht sepse janë të detyruar t'i pajisin me dokumentet që lidhen me çështjen që ka në mbrojtje.
“Siç e dini kemi ardhur në dijeni nëpërmjet shtypi grek dhe vendimit të gjykatës së Athinës që pohon ndalimin e gjyqtares për hyrjen në zonën Shengen. Shkaku jonë qëndron për heqjen dorë sepse KLGJ më 4 prill ka thënë se fabrikojmë fakte për të intimiduar gjykatën. Por kjo nuk është e vërtetë, kjo është shumë specifike sepse i vetmi person që e di qartë dhe saktë është gjyqtarja.
Avancimi i kësaj procedure mund ta çojë gjykimin deri në nul. Nëse kjo gjyqtare nuk jep dorëheqje, brenda tre ditësh do të bëjmë kërkesën për përjashtimin e saj. Kjo kërkesë që bëmë, ajo duhet të bëjë një gjykim të vetvetes. Ajo nuk ka ku t'i shmanget sepse ka qenë kërkuese në atë gjykim. Në dhjetor 2024, ajo gjykatë është vënë në lëvizje nga kërkuesja, gjyqtarja Irena Gjoka.
Ne kemi bërë të gjitha kërkimet shkresërisht sepse janë të detyruar të na pajisin me dokumentet që lidhen me çështjen që ka në mbrojtje. Prokuroria e Përgjithshëm dihet të çojë letër porosi në Athinë për t’i marrë këto prova. Nuk kemi gjë me gjyqtaren. Ky proces nuk është gjyqësor është i pastër politike”, tha Gjokutaj.
Berisha ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie prej datës 30 dhjetor 2023. Ai është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim në lidhje me çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani. SPAK dyshon se ai me akte nga më të ndryshmet ka ushtruar ndikim dhe presion, duke favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, që u mbush shpejt me një grup pallatesh.
sali berisha
Politike
14 Maj 2024, 14:48
r.ll
albana vokshi
TIRANË- Kryetarja e Komisionit hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi lajmëroi sot se seanca e radhës s&e...
Politike
14 Maj 2024, 14:22
r.ll
komisioni i sigurise
TIRANË- Vrasja e efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia që tronditi Fierin dhe gjithë vendin...
Politike
14 Maj 2024, 13:58
r.ll
foto nga takimi
GREQI- Media greke "Kathimerini", i ka kushtuar një reportazh takimit të kryeministrit Edi Rama të dielën në...
Politike
14 Maj 2024, 13:29
M.B
Njerëzit bëjnë fotografi të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, teksa ai mbërrin në një stadium para emig...
Politike
14 Maj 2024, 12:48
r.ll
luan baci
TIRANË- Më herët sot në media u publikua një foto ku shihej Azgan Mërnica, autori i dyshuar i vrasjes së efek...
Politike
14 Maj 2024, 12:36
M.B
Tedi Blushi
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në fjalën e tij në protestën par...
Politike
14 Maj 2024, 12:23
M.B
Klevis Balliu
TIRANA- Sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në fjalën në protestën përpara Bashkis...
Politike
14 Maj 2024, 12:13
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës. Mësoh...
Politike
14 Maj 2024, 11:51
I.A
Klajdi Marku
FIER- Drejtori i Teatrit të Bylisit, Klajdi Marku ka dhënë dorëheqjen nga detyra që mbante pasi doli zbuluar se ...
Politike
14 Maj 2024, 11:53
r.ll
belind kellici
TIRANË- Gjatë fjalës së tij në protestën para Bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi ka "a...