"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Ai gjithashtu ka theksuar se edhe pas 24 korrikut është i hapur për të bashkëpunuar me Kuvendin e Shqipërisë.
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se deklatatat e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias janë të pavërteta. Gjatë një deklarate për mediat, Meta tha se ai nuk është vënë në dijeni nëse mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke ka pasur ndonjë marrëveshje për të pezulluar negociatat apo për të dalë nga ato. Ai gjithashtu ka theksuar se edhe pas 24 korrikut është i hapur për të bashkëpunuar me Kuvendin e Shqipërisë.
“ Zyrtarët e Republikës së Shqipërisë, duhet të veprojnë me shumë maturi e përgjegjshmëri, pasi çdo dakordësi apo mirëkuptim politik, apo diplomatik i dhënë nga Qeveria shqiptare/Kryeministri, qoftë dhe parimisht, në takime të zhvilluara jashtë kontekstit ligjor negociator të kësaj çështje, apo çdo lloj qasje publike përmes deklaratave/statuseve, janë rekorde të forta, që krijojnë pasoja dhe që mbeten tërësisht nën përgjegjësinë individuale të personave që i kanë shprehur ato, por që nga ana tjetër rrezikojnë të përdoren në të adhmen në dëm të pozitës negociatore të Shqipërisë, në dëm të interesave interesave të saj të ligjshme, në procesin negociator apo në procese të tjera që mund të ndiqen për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së delimitimit të zonave detare mes dy vendeve tona.
Sovraniteti territorial i Republikës së Shqipërisë, i përket popullit shqiptar, i cili për këto çështje e ushtron atë përmes përfaqësuesve të tij në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, të cilin Qeveria qartësisht e ka shmangur në këtë proces gjithashtu, sipas dijenisë tonë. Presidenti i Republikës, vlerëson se Kuvendi i Shqipërisë, duhet të informohet, të analizojë dhe vendosë mbi mënyrën e veprimit që do të duhet të ndjekë Shqipërisë për zgjidhjen e kësaj çështje. Vetëm kështu çdo lloj zgjidhje e saj, do të gëzojë mbështetje të plotë të të gjithëve por dhe besimin e opinionit publik dhe popullit shqiptar. Kushtetuta, aktet ndërkombëtare të nënshkruara ndër shekuj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese 15/2010, janë akte në fuqi, të pacenuara dhe që përcaktojnë qartë si territorin dhe sovranitetin e Republikës së Shqipërisë, mënyrën e veprimit në çështje të kësaj natyre dhe çdo autoritet shtetëror ekzekutiv, legjislativ, apo gjyqësor, duhet të veprojë në përputhje me parimet, vlerat dhe detyrimet që përcaktohen në to.
Çështja e kufizimit të zonave detare midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë, është një çështje e hapur mes dy vendeve, e cila në vlerësim të Presidentit të Republikës, duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë; vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 15/2010 dhe të drejtën ndërkombëtare, në mbrojtje të interesave shtetërore e kombëtare të Shqipërisë, në interes të plotë të ruajtjes dhe të ushtrimit të sovraniteit territorial dhe juridiksionit kombëtar, dhe për të garantuar sa më mirë sigurinë, dobinë ekonomike e sociale të vendit. Duke shprehur mirëkuptimin për ndjeshmërinë e lartë të popullit shqiptar, për çështje të kësaj natyre, Presidenti i Republikës, rithekson edhe një herë se, jo vetëm deri në 24 korrik 2022, datë kur përfundon mandati Presidencial, por edhe pas kësaj date dhe në vijimësi do të jetë i hapur të bashkëpunojë në mënyrë transparente dhe konstruktive, në respekt të Kushtetutës dhe vendimit të posaçëm të Gjykatës Kushtetuese, me Kuvendin e Shqipërisë dhe çdo institucion tjetër të përfshirë në këtë proces," tha Meta.
Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias pas vizitës në Shqipëri është shprehur se çështja e detit në Hagë do të zgjidhet më lehtë me Shqipërinë, me ikjen e Presidentit Ilir Meta. Dendias për mediat greke tha se kjo çështje do të avancojë Shqipria do të zgjedhë një President të ri e se shpreson që do të lehtësojë këtë çështje.
Shqipëria dhe Greqia ranë dakord që ta dërgojnë marrëveshjen për ndarjen e zonave Eksluzive Ekonomike në Hagë. Bashkimi Evropian ka mirëpritur marrëveshjen midis Greqisë dhe Shqipërisë për t’i referuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë mosmarrëveshjen mbi caktimin e zonave detare. Përfaqësuesja e Komisionit për Çështjet e Zgjerimit, Anna Pisonero është shprehur se ky detaj është tregues i parimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mire. Kjo marrëveshje është cilësuar edhe si një mesazh për Ankaranë zyrtare, që të gjitha ndasitë për Detin, të shkojnë në Gjykatat Ndërkombëtare, dhe se Greqia është një shtet që e ka gjetur “gjuhën” e mirëkuptimit me të gjitha vendet e rajonit përveç Turqisë. Meta është pyetur edhe më herët për këtë çështje, nëse është zgjedhja e duhur dakortësia për t’iu drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare, dhe është shprehur se nuk ka asnjë njoftim zyrtar. Ai ka thënë se nuk ka marrë një përgjigje nga kryeministri Edi Rama për informacionet në lidhje me çështjen e detit e se nuk mund të mbajë qëndrime të dyfishta në lidhje me këtë çështje.
(I.A/dosja.al)
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se më qershor të vitit 2018, ai ka rënë dakord me kryeministrin Edi Rama që ky i ...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar për vizitën e Ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias në Shqipëri. Me ...
Gazment Bardhi TIRANË- Gazment Bardhi i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratave të këtij të...
Elisa Spiropali TIRANË- Ministrja Elisa Spiropali i ka lexuar ish-kryeministrit Sali Berisha poezinë e Luan Myftiut, të dënuarit gjat&e...
Sali Berisha TIRANË- Drejtuesja e seancës plenare Ermonela Felaj është përplasur me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit sh...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje kompanive të telekomunikacionit në Sqipër...
TIRANË- Propozimi i kryedemokratit Sali Berisha për Simon Mirakën si anëtar i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi D...
Saimir Korreshi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka folur ditën e sotme për punësimet partiake në admi...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja replikoi ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën...
Partia Demokratike TIRANË- Grupi i Enkelejd Alibeajt ka reaguar për propozimin e Simon Mirakajt për anëtar në Autoritetin p&e...