LIVE UPDATES
Politike

Çështja “McGonigal”, Meta: Të zbardhen të gjitha takimet me zyrtarët e lartë të drejtësisë

Ilir Meta u shpreh se ky skandal dokumentoi se Rama korruptonte zyrtarë të lartë ndërkombëtarë për t’i përdorur ata në interes të luftës së brendshëm politike për të përçarë opozitën, për të forcuar autokracinë e tij.

31 Janar 2023, 23:43 Nga k.m.
Çështja “McGonigal”, Meta: Të zbardhen të
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon zbardhjen e të gjitha takimeve të Charles McGonigal me zyrtarët e lartë të drejtësisë në vend. Në programin "Debat", Meta u shpreh se ky skandal dokumentoi se Rama korruptonte zyrtarë të lartë ndërkombëtarë për t’i përdorur ata në interes të luftës së brendshëm politike për të përçarë opozitën, për të forcuar autokracinë e tij.

Pyetje: A është e provueshme se ku e ka shkelur ligjin kryeministri Rama në këtë histori?

Meta: Vetë fakti që emri i tij përmendet 14 herë në dosje tregon implikimin e tij në këtë çështje. Është i vetmi zyrtar i lartë në rajonin tonë. Në hetim janë të gjitha komunikimet jo vetëm me Ramën, por edhe persona të tjerë, anëtarë qeverie apo deputetë. Nga ato fragmente që kemi parë të akuzave se përse personi A do t’i jepte 225 mijë dollarë këtij zyrtari të lartë të FBI-së kundër opozitës, për të hetuar një lobist kundër opozitës shqiptare”.

Pyetje: A duhet të nisë hetimet drejtësia shqiptare për këtë çështje?

Meta: Nuk e di se çfarë duhet të bëjë SPAK, por kjo çështje duhet të kishte nisur që në momentin që gjithçka u bë publike, pasi akuzat janë bërë publike. Përfshirja jo vetëm e Ramës, por edhe të personave të tjerë nga Shqipëria është evidente dhe është detyrë e institucioneve shqiptare që ta ndjekin këtë çështje sepse është e një rëndësie të madhe. Kjo është një thikë mu në zemër të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Njëkohësisht, ky rast tregon edhe sesi përdoret në mënyrë të paligjshme zyra dhe pushteti i kryeministrit në mënyrë antikushtetuese për të goditur opozitën dhe pluralizmin.

Po ashtu, kryetari i PL-së u shpreh se është shumë e rëndësishme që të zbardhen të gjitha takimet e McGonigal, ish-zyrtarit të FBI-së, me persona që punojnë në institucionet e drejtësisë në Shqipëri dhe a ka pasur ai ndikim në zbatimin e reformës në drejtësi.

“Është e rëndësishme që të zbardhen takimet e tij me të gjithë personat që punojnë në prokurori, që punojnë në SPAK, që punojnë në gjykata dhe a ka patur ndërhyrje për zbatimin e reformës në drejtësi, duke manipuluar në emër të Departamentit të Drejtësisë apo të FBI-së, ku ai mbante një pozicion shumë të lartë,”- u shpreh Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj