SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Sali Berisha tha tashmë është koha që të flasë opozita, e po ashtu ka kërkuar që të gjithë qytetarët që të dalin në rrugë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lajmëruar se "lufta" kundër kryeministrit Edi Rama do të mbahet më 11 shkurt, në orën 12.00 para Kryeministrisë. Në fjalën e tij pas mbledhjes së Kuvendit, numri një i Partisë Demokratike, Berisha tha tashmë është koha që të flasë opozita, e po ashtu ka kërkuar që të gjithë qytetarët që të dalin në rrugë.
"Kryesia e PD mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti. Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore. Ka angazhuar policira sekrete, ka korruptuar e ka marrë peng ish-kreun e PD, Lulzim Basha. Ka bërë gjithçka për asgjesimin politik të Sali Berishës. Koha është të flasë opozita. Të flasë deri në largimin e kësaj kalbësire nga pushteti. Më 11 shkurt, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugë në një protestë kombëtare të cilën nuk e ka parë vendi ndonjëherë,"-tha ndër të tjera në fjalën e tij Berisha.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
U diskutua gjerësisht mbi situatën kritike në të cilën po kalon Shqipëria, situatë e pashembullt në ndonjë vend. Çdo shqiptar u njoh me dokumente autentike ndërkombëtare, me angazhimin e Edi Ramës në procesin e asgjësimit të pluralizmit dhe opozitës në Shqipëri. Kryesia e PD-së mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti. Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore, ka angazhuar policira sekrete, ka angazhuar dhe korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së. Ka marrë peng ish-kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, ka bërë gjithçka për asgjësimin politik të Sali Berishës, me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e opozitës së vërtetë në Shqipëri. Koha është në flasë opozita. Të flasë gjer në largimin e kësaj kalbësire, nga pushteti. Gjer në largimin e këtij turpi, njeriu që ska asnjë parim, normal, moral, nder, dinjitet që nuk ka asnjë kufi në poshtërsitë e tij për të qëndruar vetë në pushtet, pavarësisht se çfarë i shkakton demokracisë dhe vendit të vet. Me datën 11 Shkurt, Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugët e saj.
Gazment Bardhi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tregoi se në kërkesën që ka depozituar në Prokurori...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë ka deklaruar se dorëheqja e deputetit demokrat Lulzim Basha, nuk ekziston n&eu...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar prapaskenat e takimit me kryedemokratin Sali Berisha, në seli...
Ilir Meta TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta,u pyet edhe në lidhje me njohjet e tij personale me protagonistët e...
Sali Berisha TIRANË- Partia Demokratike ende nuk ka një datë për protestat që ka paralajmëruar kundër kryeministrit Edi...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se rasti i ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, nuk ësht&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkon nga çdo shqiptar që t'i japin kryeministrit Edi Rama p&...
Sali Berisha TIRANË- Komenti i deputetit Lulzim Basha për çështjen 'McGonigal' nuk u la pa koment nga kreu i PD-së, Sali Berisha...
Pamje nga mbledhja TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Kryesisë s&e...
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama se ka korruptuar zyrtarin e FBI-së, Charles ...