LIVE UPDATES
Politike

Çështja Partizani/ Malltezi: Ky është persekutim, Berisha s'ka firmosur asnjë VKM, Rama dy në favor të vëllait

Malltezi paraqiti një sërë dokumentesh dhe argumentesh, ku vërteton se i gjithë procesi është një persekutim politik i orkestruar nga kryeministri Edi Rama.

6 Shkurt 2026, 11:41 Nga I.A
Çështja Partizani/ Malltezi: Ky është persekutim, Berisha
Jamarbër Malltezi

TIRANË- Dhëndëri i kryedemokratit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi dhe avokatët e tij kanë mbajtur një konferencë për procesin gjyqësor të çështjes 'Partizani'. Malltezi paraqiti 5 shkelje që vërtetojnë pse prokurorët kanë frikë dhe nuk lejojnë që seanca të zhvillohet me kamera në sallë.

Malltezi paraqiti një sërë dokumentesh dhe argumentesh, ku vërteton se i gjithë procesi është një persekutim politik i orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Malltezi u shpreh se SPAK ka hetuar 3 breza të familjes Berisha nuk ka gjetur asnjë VKM të firmosur nga ai.  

Ndërkohë që theksoi se ka 4 VKM "nominative" që kryeministri Rama firmosi në favor të Carlo Bolinos dhe dy VKM të tjera, në favor të Olsi Ramës. Malltezi thekson se për këto VKM, SPAK nuk ka hapur asnjë hetim. 

"Prokurorët politikë krijuan narrativën që u shërbente, atë që u dha regjia atyre për të thënë. Krijuan një izolim mediatik prej shumë e shumë muajsh duke marrë vendime të pabazuara në ligj për moskomunikim, gjë të cilën nuk e parashikon kodi penal.

Qartazi kemi persekutim politik, nuk kemi ndjekje penale. Kemi izolim mediatik e me radhë. Gjyqet në çdo vend të botës bëhen me kamera sepse shërbejnë dhe si provë. Për fat të keq, prokurorët politikë kishin frikë nga gjyqet e hapura dhe nuk lejuan kamerat në sallën e gjyqit.

Ne sot do të paraqesim vetëm pesë shkelje që tregojnë falsifikime nga ana e prokurorisë dhe gjykatës Irena Gjoka e me radhë, ëh për t'ju treguar pse prokurorët kanë frikë që kjo çështje të ketë kamerat në sallë.

Ju ftoj gjithashtu, ne këtu do të tregojmë vetëm pesë, por ka mbi 30 apo 35 falsifikime nga ana e prokurorëve politikë. Mirë, prezantimi i sotshëm do të ketë këtë rrjedhë që e shikoni. Pra, fillimisht thanë ka pasur ligje apo VKM nga Berisha me me nominative.

Të shohim a ka ndonjë nga Berisha?

Dhe prokurorët vetë thotë pranojnë që nuk ka asnjë. Do të shikojmë fletoret zyrtare që dëshmojnë gënjeshtrën, kallëzimin e rremë të kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Do shohim komunikime ekstraligjor, dy raste, komunikime ekstraligjor prokuror me gjyqtar. Gënjeshtra deri në përmbajtjen e VKM-së.

E paimagjinueshme të gënjejnë deri në përmbajtjen e VKM-së. Keqpërdorimi i drejtësisë për gjueti shtrigash dhe jo për ndjekje penale dhe një shembull i gënjeshtrës sikur Begejat janë favorizuar.

Shumë shkurt i kemi me radhë. Fillimisht duhet t'ju tregoj këtë tabelë e cila në rast se ju kujtohet, ka shprehjen e famshme të Edi Ramës që i kërkon llogari, urdhër, ultimatum SPAK-ut të veprojë ndaj Sali Berishës.

Qoftë në kongresin e Partisë Socialiste në 9 prill 2022, qoftë në asamblenë e PS-së në 7 maj 2022, kur përmend ultimatumin, SPAK-u po delegjitimon gjithë reformën në drejtësi. Menjëherë pas urdhërit të Edi Ramës, kemi aty 16 kërkesa të prokurorëve politikë. Jo një, por 16.
A ishte ndonjë prej tyre lidhur me çështjen? Asnjë.

Ç'të më dalë përpara, ç'të mundem. Urdhëro ku i keni. Një nga ato janë 16 kërkesa në çdo lloj institucioni duke përfshirë sigurimet shoqërore për shembull e me radhë.

Dhe ka kërkuar informacion jo për ndonjë çështje konkrete, po për 30 vjet çfarë keni për Sali Berishën dhe tre breza të Sali Berishës.

Urdhëro ku keni një shembull, i cili në rast se e keni parasysh e keni të nënvizuar aty që ka hetim nga 1994 deri 2012-ën për brezninë e tretë të Sali Berishës. I keni me emra.

Pra, prokurorët nuk kanë çuar, fillimisht thanë që ne dyshojmë që ka VKM apo ligje nominative.

Por nuk çuan asnjë në Gjykatë Kushtetuese si i vetmi organ që duhet të thonte ishte apo s'ishte nominative, siç ka thënë që ligji Fusha është nominativ dhe nuk vepron njeri ndaj Edi Ramës.

Por nuk çuan asnjë, gjë që tregon që e dinin që i kishin gënjeshtra. Çfarë hetuan? 30 vjet, tre breza. Jo për çështje, po ç'të dalë përpara, thjesht në urdhërin e regjisë.

Po e bukura është që ka Edi Rama plot VKM nominative, duke përfshirë 4 VKM nominative për Carlo Bolinon, brenda një periudhe nëntë mujore kohe. A ka ndjekje, procedim penal për Edi Ramën për VKM-në nominative?  Zero, nuk ja u mban prokurorëve politikë, janë të nënshtruar ndaj Edi Ramës. 
Së dyti, ka dy VKM nominative nga Edi Rama për vëllain e tij, kompaninë e vëllait të tij. Njëherë për t'i dhënë 37.000 e kusur metra katror, njëherë tjetër për 12.690 metra katror të tjera. Pra 50.000 metra katror Edi Rama ja jep kompanisë së vëllait të tij me dy VKM nominative.

Dy reparte ushtarake që i janë në planin vendor të përhapjes. Prokurorët politikë nuk ndihen.

Urdhëro ku kemi fletoret zyrtare. Siç jeni në dijeni, kallëzimi i rremë i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, thonte kemi dyshime që ajo tokë është e shpronësuar.

Pra, pronarët Begeja janë ndihmuar nga Berisha, ka marrë tokë të shpronësuar nga italianët. Urdhëro ku keni fletoret zyrtare.

Një prokuror që ka një tabor me hetues, mjafton 30 minuta, i kemi online fletoret zyrtare dhe mund të gjente që fletorja zyrtare 62 e 42-shit ka dekretin e mbretit numër 90, datë 29.4.42, në të cilin urdhëron rekuizimin dhe për pasojë okupimin për një periudhë gjashtë mujore të tokave të këtyre pronarëve.

Dhe ky rekuizim është shtyrë me gjashtë muaj të tjerë, hera e fundit, fletoren zyrtare të botuar me 30 qershor 43, ku është botuar dekreti i mbretit numër 204 datë 4.6.1943.

Mjafton kaq dhe do rrëzonte kallëzimin e rremë të Taulant Ballës dhe do hapte çështje penale për kallëzim të rremë. Por jo, prokurorja e promovuar nga Elbasani, ku drejtues politik ishte kryetari i grupit të Partisë Sociale parlamentare të PS-së,"
tha Malltezi./Dosja.al

jamarbër malltezi sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj