LIVE UPDATES
Politike

Serbishtja gjuhë zyrtare? Partia Popullore Demokratike proserbe, nxit debat mbi gjuhën dhe flamurin në Mal të Zi

Pikërisht për këto çështje, DNP-ja u largua nga Qeveria, ndonëse mbijetesa e saj nuk u vu në rrezik.

6 Shkurt 2026, 11:04 Nga D.S
Serbishtja gjuhë zyrtare? Partia Popullore Demokratike proserbe, nxit debat
Mali i Zi

Çështjet e identitetit në Mal të Zi u hapën sërish.

Debati për gjuhën, shtetësinë dhe flamurin u nxit nga Partia Popullore Demokratike proserbe (DNP) e Millan Knezheviqit, në kohën kur Mali i Zi po shënon përparim në procesin e integrimit evropian.

Pikërisht për këto çështje, DNP-ja u largua nga Qeveria, ndonëse mbijetesa e saj nuk u vu në rrezik.

Qeveria e kryeministrit Millojko Spajiq vazhdon ta ketë shumicën parlamentare edhe pa DNP-në.

Nikolleta Gjukanoviq, ligjëruese në Universitetin Donja Gorica në Podgoricë, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se nxitja e paqëndrueshmërisë politike dhe problematizimi i çështjeve të identitetit synojnë ta ndërlikojnë procesin e integrimeve evropiane.

“Mendoj se këtu bëhet më shumë fjalë për ndikim nga Beogradi, sesa për një nevojë reale që këto çështje të vendosen në plan të parë”, thotë ajo.

DNP-ja, e afërt me Beogradin zyrtar, doli nga Qeveria më 30 janar, pasi ajo nuk u deklarua për kërkesat e kësaj partie, në lidhje me çështjet e identitetit.

DNP-ja u largua edhe nga pushteti lokal në Podgoricë.

Ajo kërkon ndryshime kushtetuese për ta bërë gjuhën serbe gjuhë zyrtare, si dhe miratimin e Ligjit për Shtetësinë, i cili do të mundësonte shtetësi të dyfishtë pa të drejtë vote për personat që jetojnë në Serbi, por që janë me origjinë nga Mali i Zi.

Partia kërkon, gjithashtu, ndryshimin e rregullave për simbolet shtetërore, ashtu që flamuri trengjyrësh serb të shpallet flamur popullor dhe të përdoret krahas flamurit shtetëror të Malit të Zi.

Trengjyrëshi serb ishte i përcaktuar si flamur në Kushtetutën e Principatës së Malit të Zi të vitit 1905.

Pas publikimit të rezultateve të regjistrimit të popullsisë në tetor të vitit 2024, partitë proserbe në Mal të Zi ripërtërinë kërkesën e tyre që gjuha serbe të bëhet gjuhë zyrtare në këtë vend.

Sipas Kushtetutës së Malit të Zi, gjuha malazeze është e përcaktuar si gjuhë zyrtare, ndërsa gjuha serbe është në përdorim zyrtar së bashku me gjuhën boshnjake, kroate dhe shqipe.

Rezultatet e regjistrimit treguan se gjuha serbe është gjuhë amtare për 43 për qind të popullsisë, ndërsa gjuha malazeze për pak më shumë se 34 për qind.

Sipas regjistrimit, 41.1 për qind e qytetarëve u deklaruan si malazezë, ndërsa 32.9 për qind si serbë.

Regjistrimit i parapriu një fushatë e forcave dhe mediave proserbe dhe proruse, të cilat u bënë thirrje qytetarëve të deklarohen si serbë.

Pas publikimit të rezultateve, partitë proserbe në Mal të Zi kërkuan që gjuha serbe të shpallej gjuhë zyrtare.

Por, më pas, brenda koalicionit qeverisës u arrit një marrëveshje që çështjet e identitetit të mos hapen, për të mos penguar fazën përfundimtare të integrimeve evropiane.

Koalicioni qeverisës në Mal të Zi, aktualisht, përbëhet nga Lëvizja Evropa Tani, Demokratët e Malit të Zi, Partia Boshnjake, Demokracia e Re Serbe, Partia Popullore Socialiste, Alternativa Shqiptare dhe Forumi Shqiptar.

Në të njëjtën ditë kur DNP-ja u largua nga Qeveria, Podgorica zyrtare thirri në bisedë informative ambasadorin e Serbisë, Nebojsha Rodiq, për shkak të një postimi lidhur me gjuhën serbe.

Në llogarinë “Serbia in English”, të cilën e menaxhon Zyra për Diplomaci Publike dhe Kulturore e Qeverisë së Serbisë, u tha se Mali i Zi “nuk e njeh gjuhën serbe”, të cilën e flasin 43 për qind e qytetarëve dhe është “gjuhë e shumicës sipas regjistrimit të fundit”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi e cilësoi këtë postim si një koment të papërshtatshëm për statusin e gjuhës serbe në vend.

Në reagim, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë tha se gjithçka ishte “keqinterpretuar”.

Sipas saj, postimi ishte bërë në një llogari joformale të një zyre qeveritare dhe “nuk kishte të bënte me rendin kushtetues apo juridik të Malit të Zi, por, me një dozë humori, synonte të theksonte faktin e njohur se gjuha serbe është pjesë e identitetit të një numri të konsiderueshëm qytetarësh në Mal të Zi”.

Ministria serbe vlerësoi se është “e habitshme” që një postim në rrjetet sociale të trajtohet si çështje ndërshtetërore.

Në krye të Zyrës për Diplomaci Publike dhe Kulturore të Qeverisë së Serbisë është Arno Gujon, zyrtar i Partisë Përparimtare Serbe, i cili, më herët, ka pasur lidhje me ekstremistët e djathtë në Francë.

Profesori në pension i Universitetit të Beogradit dhe ish-politikani, Zharko Koraq, thotë se Knezheviq, duke shfrytëzuar mbështetjen e plotë të Beogradit, përpiqet të arrijë një rezultat më të rëndësishëm politik në Mal të Zi.

“Tani është mjaft e qartë se Beogradi është shumë nervoz, sepse Mali i Zi është duke ecur shumë më shpejt drejt integrimeve evropiane, ndërsa Serbia e ka ndalur këtë rrugë mbi tre vjet më parë”, thotë Koraq për Radion Evropa e Lirë.

Mali i Zi konsiderohet lider në mesin e vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa Serbia nuk ka hapur asnjë kapitull negociatash që nga dhjetori i vitit 2021.

Duke folur për mediat proqeveritare në Beograd, Knezheviq mohoi të ketë kërkuar këshilla nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ose të ketë marrë udhëzime prej tij.

Ai deklaroi se serbët në Mal të Zi përballen me sfida për të realizuar të drejtat e tyre dhe se është e nevojshme një luftë institucionale për të arritur barazinë e plotë.

Sipas mediave malazeze, kryeministri Spajiq deklaroi më 29 janar se vendi për nismën dhe shqyrtimin e çështjes së gjuhës serbe, është Kuvendi i Malit të Zi.

Më 2 shkurt, DNP-ja dorëzoi në Kuvendin e Malit të Zi ndryshime të Ligjit për Simbolet Shtetërore dhe Ditën e Shtetit, duke propozuar përdorimin dhe ngritjen e flamurit historik popullor.

Ajo dorëzoi edhe amendamente për Ligjin e Shtetësisë.

Knezheviq paralajmëroi një bisedë me liderin e Demokracisë së Re Serbe (NSD), Andrija Mandiq, rreth veprimeve të mëtejshme të koalicionit “Për të Ardhmen e Malit të Zi”.

Para bisedës, Knezheviq tha se është “paksa e çuditshme që një pjesë e koalicionit të jetë në pushtet, ndërsa tjetra në opozitë”.

Këtë koalicion e përbëjnë DNP-ja dhe NSD-ja.

“Në këtë moment, kryetari i Kuvendit, Mandiq, ka një ndikim shumë më të madh si përfaqësues i njërës prej partive serbe sesa Knezheviq”, vlerëson Koraq.

Nikolleta Gjukanoviq thotë se partitë e koalicionit nuk kanë një qëndrim të përbashkët mbi çështjet e identitetit - pra kanë interesa të ndryshme ose të paktën rrugë të ndryshme për të arritur atë që duan.

“Nëse do të kishte një koordinim më të mirë mes DNP-së, partisë së Mandiqit dhe partive të tjera që kanë mbetur në qeveri, do të ishte një alarm jo vetëm për zgjedhjet e reja parlamentare, por edhe për situatën politike në përgjithësi”, thotë ajo.

Por, pasi që ky nuk është rasti, “mund të gjendet lehtësisht një zgjidhje për ta ruajtur këtë qeveri”, sipas saj.

Zgjedhjet e përgjithshme në Mal të Zi pritet të mbahen në vitin 2027./REL

Çështjet e identitetit në mal të zi u hapën sërish mali i zi

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës