LIVE UPDATES
Politike

Abuzimet në Tiranë dhe Durrës, Blushi: "Rilindja" e ka shndërruar ujësjellësin në ndërmarrje elektorale

Blushi tha se qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë dhe donatorëve të huaj, janë shpenzuar vitet e fundit për të përmirësuar sistemin e furnizimit me ujë dhe të heqjes së ujërave të zeza, por dukshëm pa dhënë asnjë efekt. 

30 Mars 2024, 15:52 Nga r.ll
Abuzimet në Tiranë dhe Durrës, Blushi: "Rilindja" e ka
tedi blushi

TIRANË- Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, në një deklaratë për mediat ka denoncuar abuzimet me ujësjellësat e Tiranës dhe Durrësit.

Blushi tha se qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë dhe donatorëve të huaj, janë shpenzuar vitet e fundit për të përmirësuar sistemin e furnizimit me ujë dhe të heqjes së ujërave të zeza, por dukshëm pa dhënë asnjë efekt. 

Blushi tha se raporti vjetor i Entit Rregullator të Ujit, një institucion nën varësinë e Këshillit të Ministrave, bën me dije se gjatë vitit të kaluar, në mbarë vendin u tërhoqën nga natyra rreth 307 milionë metra kub ujë për t'u dërguar te konsumatorët, por nga këto, 64% ose 196 milionë metra kub ujë humbën në rrjet pa vajtur te konsumatori dhe vetëm pjesa tjetër u pagua.

DEKLARATA E PLOTË: 

Përshëndetje! Qindra milionë euro të taksapaguesve shqiptarë dhe donatorëve të huaj, janë shpenzuar vitet e fundit për të përmirësuar sistemin e furnizimit me ujë dhe të heqjes së ujërave të zeza, por dukshëm pa dhënë asnjë efekt, as në uljen e sasisë së ujit të humbur në rrjet dhe as në përmirësimin e performancës së sektorit, i cili është përballur me seri të njëpasnjëshme falimentimesh dhe është përfshirë nga skandale të përsëritura korruptive, përfshirë arrestimin së fundmi të ish-drejtorit të UK Tiranë, Redi Molla. Sipas rrjetit investigativ BIRN vetëm gjatë vitit 2023, investimet për modernizimin e rrjetit të ujësjellësve ishin në masën rreth 150 milionë euro.

Qëllimi i investimeve ka qenë reduktimi i rrjedhjeve të lira apo duke instaluar matësa, që pritej të sillnin reduktimin e derdhjeve të papaguara nga konsumatorët. Por nëse u referohemi shifrave zyrtare, pavarësisht këtij mali me para të shpenzuar, efekti ka qenë pothuajse i papërfillshëm.

Raporti vjetor i Entit Rregullator të Ujit, një institucion nën varësinë e Këshillit të Ministrave, bën me dije se gjatë vitit të kaluar, në mbarë vendin u tërhoqën nga natyra rreth 307 milionë metra kub ujë për t'u dërguar te konsumatorët, por nga këto, 64% ose 196 milionë metra kub ujë humbën në rrjet pa vajtur te konsumatori dhe vetëm pjesa tjetër u pagua.
Ndërkohë në vitin 2022, humbjet ishin në masën 63.7%. Pra sipas vetë ERRU në varësinë e Qeverisë së Edi Ramës, uji i faturuar u reduktua me 0.3%, pavarësisht se u shpenzuan plot 150 milion euro për modernizimin e rrjetit të ujësjellësave.

Peshën më të madhe në sistemin e ujësjellësave të vendit e ka Tirana, e cila përbën gjysmën e sektorit dhe ku humbjet janë në masën 60%. Tirana që e paguan sot ujin 40% më shtrenjtë po thahet për ujë sepse rritja e çmimit nuk ka shkuar për investime në rrjet dhe për garantimin e ujit 24/24, por për të mbuluar abuzimet dhe keqmenaxhimin e Ujësjellës-Kanalizime.
Prej datës 19 shtator 2023 jam në pritje të llogaridhënies nga Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe Drejtori i UKT, Elton Kacidhja, të cilëve u jam drejtuar edhe me kërkesë zyrtare për këtë problematikë, si anëtar i Këshillit Bashkiak të Partisë së Lirisë.

Qytetarë nga dhjetëra lagje në kryeqytet ankohen pranë Partisë së Lirisë se nuk furnizohen me ujë të pijshëm prej ditësh.
Në lagje të tjera uji mungon për më shumë se 20 orë në ditë.
Problemi i mungesës së ujit nuk është vetëm në periferi, por edhe në qendër të Tiranës.
Uji, nevojë bazike, po ndahet nga Erion Veliaj me "tallona", si racionet e mishit në kohën e diktaturës, ndonëse kryemashtruesi që sot drejton Bashkinë e Tiranës premtoi “ujë të pijshëm 24 orë me cilësi Korçe dhe çmim Bathoreje”.

Ujësjellësi i Durrësit është si zakonisht kampion sa i përket humbjeve apo ujit të furnizuar pa të ardhura.
Në këtë njësi, 72% e ujit humbi pa u paguar. Kostoja e humbjeve është e stërmadhe këtu veçanërisht për shkak se, për pothuajse çdo litër ujë të paguar, ujësjellësi duhet të nxjerrë me pompa nga nëntoka katër litra ujë, gjë që e rrit koston e energjisë elektrike katërfish. Ujësjellësi i Durrësit u shpall ndërmarrje me likujdim me mbi 160 milionë euro borxhe dhe me një kapital negativ prej 30 milionë euro.

Është fakt që ujësjellësat prej vitesh po menaxhohen nga zyrtarë super të korruptuar të “Rilindjes”. Së fundmi, Redi Molla, ish drejtor i Ujësjellës Kanalizime Tiranë, u arrestua si pjesë e grupit të drejtorëve, të cilët, siç ka denoncuar edhe Partia e Lirisë akuzohen se kanë krijuar kompaninë famoze 5D nga e cila janë vjelë para përmes tenderëve të manipuluar nga bashkia në përgjithësi dhe nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë në veçanti.

Kompania 5D, e cila, sipas prokurorisë, rezulton nën pronësi të tërthortë të drejtorëve, ka pasur të ardhura në masën 22 milionë euro që nga themelimi në vitin 2016, pak muaj pasi Bashkinë e Tiranës e mori, Erion Veliaj, ideatori dhe përfituesi direkt i inceneratorit inekzistent të Tiranës, që fatkeqësisht po amnistohet nga SPAK dhe ende nuk është marrë i pandehur edhe pse është faktuar me firmë dhe vulë si koka kryesore e grupit të strukturuar kriminal të aferës së inceneratorëve.
Abuzimet marramendëse me rrjetin e ujësjellësave në mbarë vendin nga ana e “Rilindjes” janë prova më e qartë se kur shteti shkrihet me partinë, për t’i shndërruar ujësjellësat në ndërmarrje elektorale, atëherë ka vetëm vjedhje dhe abuzime të shfrenuara, por jo shërbime dhe as garantim të ujit të pijshëm 24 orë për qytetarët.

Ndaj edhe vitin e kaluar Shqipëria u “tha” për ujë të pijshëm sepse 150 milion euro nuk përfunduan për modernizimin e rrjetit të ujësjellësave, por në xhepat e drejtorëve të Edi Ramës dhe patronazhistëve që kanë uzurpuar dhe po falimentojnë ujësjellësat në mbarë vendin.

tedi blushi pl ujesjellesi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj