LIVE UPDATES
Politike

"Familjarët në listën e mbyllur i propozoi Shabani", Lapaj: Ai ka prerë në besë 64 mijë shqiptarë, miqësia me të nuk rezultoi e duhura

Lapaj u shpreh se mban përgjegjësi për vendimmarrjen mbi listat e mbyllura dhe u kërkoi falje mbështetësve.

22 Korrik 2025, 21:13 Nga r.ll
"Familjarët në listën e mbyllur i propozoi Shabani",
adriatik lapaj

TIRANË- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me koalicionin e tij zgjedhor në zgjedhjet e 11 majit. I ftuar në emisionin "Debat" në A2 CNN, Lapaj ka treguar se formulën me familjarët në listën e mbyllur e propozoi Endri Shabani. Lapaj u shpreh se mban përgjegjësi për këtë vendimmarrje dhe u kërkoi falje mbështetësve.

“Ne kemi qenë të angazhuar për hapjen e listave kemi shkuar edhe në Gjykatën Kushtetuese. Në distancë, e njëjta gjë vihej re edhe nga Nisma Thurje. Ajo që na ka bashkuar kanë qenë parimet e njëjta në lidhje me garën, meritokracinë e për listat e hapura. Hapin e parë e hodhëm në Gjykatën Kushtetuese ku shkuam për të kundërshtuam mbylljen e listave. Në këtë drejtim bashkëpunimi që ndodhi me këkrkesë të shumë qytetarëve u ul dhe diskutua me formulën që do të përdorej për të pasur koherencë në lidhje me listat e hapura.  Është propozuar prej tij kjo formula me familjarët. Kam pasur hezitimet e mia, por tundimin total që t’u jepnim qytetarëve atë listën e hapur siç ishin angazhuar kjo jo për ti ikur përgjegjësisë por për të thënë të vërtetën. Ka shumë dëshmitarë por nuk ka problem. Mbaj përgjegjësi të plotë për atë vendimmarrje se po të mos kisha shprehur edhe unë konsensusin kjo nuk do kishte ndodhur”., tha Lapaj. 

Ai u shpreh se ky vendim erdhi për shkak të ligjit, të cilin donin ta sfidonin se është i padrejtë, por edhe për shkak të miqësisë që kishte me Shabanin, e cila sipas tij nuk i rezultoi e duhura. Më tej gjatë fjalës së tij, Lapaj tha se Shabani ka prerë në besë 64 mijë votuesve dhe karrierës së tij 15-vjeçare si aktivist. Po ashtu ka treguar edhe mesazhet e fundit kur tentonte kompromis në emër të atyre që u besuan.

“Ligji është i padrejtë vjedh votat e qytetarëve. Ligji na ka vjedhur hapur 5 mandate. Këtë të fundit duan ta heqin me skuthllëk. Donim të sfidonim ligjin. Ky ka qenë një vendim me unanimitet i kryesisë sonë dhe nuk di për palën tjetër. Nëse do të kisha bindjen që nuk do të funksiononte, do të kisha këmbëngulur për jo. Ishte shumë e sinqertë nga ana jonë. Unë zotin Shabani nuk e njoha sot, kisha 12 vjet që e njihja, kisha shoqëri dhe përtej politikës dhe të jem i sinqertë dhe ky mund të jetë gabimi im personal për të cilin  kërkoj falje atyre që na mbështetën. Në këtë pikë jam treguar me një  nivel më të ulët kujdesi në raport me ç’ mund të bëja se kam menduar që përtej politikës është dhe marrëdhënia njerëzore në mes, e cila rezultoi jo e duhur. Ai i ka hyrë në hak 64 mijë njerëzve, 15 viteve të angazhimit tim pa ndërprerje si aktivist, 1 mijë aktivistëve tanë që kanë punuar në vend e diasporë dhe çdo shqiptari të ndershëm që ka pritur të ketë shpresë dhe që pritet në besë nga kjo që po ndodh. Komunikimi im ka qenë sot në orën 2:00 të mëngjesit”, u shpreh kreu i Shqipëria Bëhet. 

adriatik lapaj endri shabani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj