LIVE UPDATES
Politike

Ndërtimi i parkut fotovoltaik në Belsh, Balluku: Një hap i rëndësishëm i integrimit të zonave të reja në rrjetin energjetik

Balluku gjatë fjalës së saj u shpreh se  Shqipëria është shembull sesi një vend i vogël, por me potencial natyror. Sipas saj e ardhmja nuk mund të mbështetet më mbi modele të vjetra, por mbi inovacion, partneritet dhe pavarësinë energjetike.

22 Korrik 2025, 15:30 Nga DOSJA
Ndërtimi i parkut fotovoltaik në Belsh, Balluku: Një hap i
Balluku

TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marrë pjesë gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për kredinë dhe grantin e financimit të projektit për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit. Balluku gjatë fjalës së saj u shpreh se  Shqipëria është shembull sesi një vend i vogël, por me potencial natyror. Sipas saj e ardhmja nuk mund të mbështetet më mbi modele të vjetra, por mbi inovacion, partneritet dhe pavarësinë energjetike.

"Në sektorin energjetik Shqipëria ka zgjedhur të ecë përpara me hapa të matshëm dhe ambiciozë, duke synuar jo vetëm të rrisë sigurinë e furnizimit dhe qëndrueshmërinë e sistemit tonë, por dhe të bëhet një pikë referimi për investimet e gjelbra në rajonin tonë, në Ballkanin Perëndimor. Qeveria Shqiptare, nën vizionin e Kryeministrit Rama, e ka treguar qartë se diversifikimi i burimeve energjetike është prioritet strategjik dhe këtë nuk e kemi lënë thjesht në letër. Sot Shqipëria ka rritur kapacitetet e saj prodhuese nga burime të tjera të rinovueshme,  jo vetëm ato hidrike që kemi pasur, me 500 megavat. Dhe kjo, patjetër ka shtuar qëndrueshmërinë e sistemit tonë energjetik duke krijuar dhe duke garantuar kështu që ky zhvillim të mbështetet në burime të gjelbërta, por nga ana tjetër, në burime të ndryshme nga ato tradicionalet," tha ajo.

Balluku më tej theksoi se Shqipëria sot është një nga vendet tërheqëse për investimet në energjinë e rinovueshme. Sipas saj kjo është arritur vetëm falë ankandeve që janë organizuar në 5 vitet e fundit. Ajo thekson se parku diellor, jo vetëm që shton kapacitetin prodhues të KESH por edhe decentralizim të prodhimit të rinovueshëm. Ministria e ka cilësuar si një hap të rëndësishëm të integrimit të zonave të reja në rrjetin energjetik. 

"Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, si prodhues publik më i madh në vend, ka marrë rolin që i takon dhe ka nisur një sërë projektesh konkrete që do të transformojnë realisht mishelën energjetike të vendit tonë. Pas impiantit diellor në digën e Qyrsaqit me kapacitet 5 megavat, janë në zhvillim dy impiantet e tjera të cilat mund t'i konsiderojmë patjetër inovatore. Një impiant diellor lundrues në Vaun e Dejës prej 13 megavatorësh dhe një tjetër në digën e Zadejës me kapacitet 8 megavat. Këto nuk janë vetëm panele lundruese, por janë shembuj të përdorimit inteligjent të hapësirës dhe teknologjisë në shërbim të qëllimeve kombëtare pa dëmtuar mjedisin dhe pa prekur komunitetet. Por jo vetëm kaq, partneriteti që ka nisur në nëntor të vitit të shkuar me gjigandin e Emirateve të Bashkuara, Masdar, parashikon ndërtimin e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme prej 3 gigavat, të cilat janë një sinjal i qartë i ambicies tonë.

Për më tepër, projektet për rritjen e kapaciteteve eksportuese të vendit përmes linjave të interkonjeksionit, si ajo me Maqedoninë e Veriut, që shpresojmë të marr rrugë sa më parë nga ana maqedonase, duke qenë se i gjithë ndërtimi në territorin shqiptar duhet të përfundojë sipas kontratës në simestrin e parë të 2026-ës, por shpresojmë që pala maqedonase të angazhohet me të njëjtin ritëm, duke qenë se kjo linjë interkonjeksioni është një nga plotet më të rëndësishme të Korridorit të VIII- të Energjetik. Nga ana tjetër, ne jemi duke punuar ngushtësisht me qeverinë greke, përsa i përket dyfishimit të kapaciteteve deri në trefishim të tyre krahasuar me linjat e sotme të transmetimit.

Por, ajo çka duhet shënuar dhe për të cilën jemi krenarë është negociata që ne kemi nisur me shtetin italian për ndërtimin e linjës së transmetimit nënujore, që do ta kthejë Shqipërinë në një nga habet më të rëndësishme të transmetimit të energjisë dhe jo vetëm të prodhimit të energjisë së rinovueshme. Dhe pikërisht në këtë kuadër vjen dhe një tjetër projekt, një projekt për të cilin jemi mbledhur sot këtu në sallën e COD e cila tashmë është bërë tradicionalisht një sallë, ku japim lajme të mira për ankandet dhe për zhvillimet energjetike në vendin tonë.

Sot ndodhemi këtu në prani edhe të ambasadorit Gonzato, i cili besoj që është i kënaqur për këtë projekt, ashtu siç jemi dhe ne në Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë, pasi sot na do të firmosim një marrëveshje për grantin dhe për financimin nga BERZH të një projekti, i cili synon ndërtimin e një parku fotovoltaik në zonën e Belshit, në bregun verior të liqenit të Thanës, prej 50 megavatorësh. Një park, i cili do të ofrojë energji për 16 mijë e 100 abonentë, ose e thënë ndryshe rreth 50 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë. Në ndërkohë që kapacitetet e tij vjetore do të jenë 79 gigavat dhe do të reduktojnë me 50 mijë tonë CO2 në çdo vit.

Ky park diellor, jo vetëm që shton kapacitetin prodhues të KESH, jo vetëm krijon qëndrueshmëri, por edhe decentralizim të prodhimit të rinovueshëm. Nga ana tjetër shënon një hap të rëndësishëm të integrimit të zonave të reja në rrjetin energjetik. E kemi thënë shpesh që tashmë asnjë projekt nuk është i rastësishëm. Tashmë të gjitha projektet janë të studiuara, ashtu siç janë të studiuara edhe zonat ku duhet të ngrihen këto projekte, qofshin ato eolike, sipas korridoreve të përcaktuara, apo qofshin këto fotovoltaike, të cilat kanë të bëjnë jo thjesht me rrezatimin dhe fizibilitetin e projektit, por edhe me kapacitetet e transmetimit dhe të shpërndarjes në Republikën tonë.

I gjithë ky proces, procesi i studimeve, procesi i bashkërendimeve që ndodhin sot midis sektorit privat dhe sektorit publik, por, nga ana tjetër, edhe bashkërendimi që ndodh midis tre kompanive shtetërore, OSHEE Group-it, OST-së dhe KESH ka sjellë një përmirësim të dukshëm financiar, ka sjellë një përmirësim të dukshëm të shërbimit, i cili do të vijë duke u rritur në vitet e ardhshme pikërisht nga planifikimi që tashmë ne bëjmë në sektorin energjetik.

Duke ju kthyer projektit, do të thoja që ky është një projekt shumë i dashur për ne në Ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë, sidomos për KESH, që e ka ndjekur nga momenti i parë gjithë këtë rrugëtim, duke qenë se është ngjizur në një periudhë shumë të vështirë. Është ngjizur në periudhën e krizës energjetike, kur Bashkimi Europian dhe përfaqësuesit e delegacionit këtu në Shqipëri, përmes kornizës së investimeve në Ballkanin Perëndimor, hapi një thirrje të dedikuar për projekte energjetike, me qëllim ngritjen e kapaciteteve të reja nga burimet e rinovueshme. Dhe sigurisht u përdorën një sërë incentivash për masa e projekteve që kontribuojnë në rritjen e efiçiencës energjetike. Kjo thirrje rezultoi e suksesshme për ne, pasi arritëm të përfitojmë një mbështetje financiare për zhvillimin e këtij projekti në Parkun Fotovoltaik të Belshit, një mbështetje që vjen nga Bashkimi Europian në formën e grantit me 9.58 milionë euro, që është rreth 23% e vlerës së investimit, ndërkohë e shoqëruar me një hua nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që ekuivalon në 30 milionë euro. BERZH-i, që tashmë është një partner i yni i konsoliduar në sektorin energjetik.

Projekti ka afate të mirëcaktuara. Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes ne do të përgatitemi për thirrjen ndërkombëtare të ndërtimit të këtij parku, dhe në një periudhë gjashtëmujore kompania fituese duhet të dorëzojë projektin e detajuar dhe më pas 12 muaj janë të mjaftueshëm për ndërtimin e kësaj vepre. Për tu ndalur vetëm për një çast, ne ashtu siç e thashë dhe më lart, tashmë kemi krijuar një traditë dhe kemi krijuar padyshim edhe një emër të mirë në tregun ndërkombëtar përsa i përket ankandeve të energjisë së rinovueshme këtu në vendin tonë.

Për këtë arsye gjatë gjithë analizave që kemi bërë dhe gjatë gjithë studimit të territorit kemi arritur në përfundimin se të gjitha ato toka të pafrytshme të ndodhura në bashkitë e ndryshme të vendit, duhet të vendosen në dispozicion të ankandeve publike, duke u bërë pjesë kështu edhe vetë bashkitë në këto ankande. E them këtë, pasi shpeshherë na vijnë kërkesa për tokat të cilat merren me qera disavjeçare nga privatët në bashkitë e ndryshme të vendit, ndërkohë që bashkitë nuk kanë kapacitete për të ngritur ankande apo as kuadër mbi të cilin duhet të funksionojnë. Për këtë arsye, në një bashkëpunim të plotë me të gjitha bashkitë e vendit, ne kemi nisur një proces për të identifikuar ato prona, të cilat janë në regjistrat dhe inventarët e bashkive, të cilat nënvizoj janë të pafrytshme dhe nuk mund të kontribuojnë në sektorin bujqësor shqiptar, apo për arsye të tjera zhvillimore, të cilat duhet të vendosen në dispozicion të Ministrisë Infrastrukturës dhe të Energjisë e cila me të gjithë kapacitetet teknike që ka, të gjithë eksperiencën e mirë dhe partneritetin që kemi me trupat ndërkombëtare në vend, ne mund të arrijmë që të gjitha këto sipërfaqe të disponohen për ankandet ndërkombëtare, me të gjithë certifikimin dhe transparencën që tashmë kemi krijuar, por duke bërë bashkitë e vendit partnerë në këtë proces dhe duke i dhënë atyre përfitimin që i takon dhe qytetarëve të bashkive përkatëse.

Po i kthehem edhe një herë procesit të sotëm, kësaj dite të shënuar për sektorin tonë energjetik dhe gjej rastin të falënderoj partnerët ndërkombëtarë, Bashkimin Europian dhe përfaqësuesit e tyre në Tiranë, veçanërisht ambasadorin Gonzato, gjithashtu përfaqësuesit e BERZH-it. Katia shumë faleminderit edhe për këtë rrugëtim, kemi bërë shumë procese të tilla bashkë dhe të cilat na kanë rezultuar të suksesshme.

Sigurisht falënderojmë qeverinë austriake, e cila na mbështeti gjatë përgatitjes së procesit të aplikimit për përfitimin e financimit të këtij projekti dhe ky përfitim nuk është vetëm për një projekt, sepse e gjithë mbështetja që ju na dhatë gjatë procesit ka ngritur tek ne kapacitete njerëzore që do të përdoren edhe në aplikime të ardhshme dhe padyshim ajo që na gëzon dhe na motivon është se besimi i partnerëve ndërkombëtarë është një tjetër dëshmi për rolin dhe kapacitetin e Shqipërisë për të udhëhequr tranzicionin e gjelbër në rajon. Me projekte të tilla ne jo vetëm ndërtojmë një të ardhme më të qëndrueshme, por forcojmë rolin strategjik të Shqipërisë në arkitekturën energjetike të Ballkanit Perëndimor," tha ajo.

balluku

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen