Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kështu, Apelit i GJKKO-së ka rrëzuar ankimim e Goros, dhe dy ish-drejtorëve, Jerasimo Basho dhe Vezir Gjikokaj, duke lënë në fuqi edhe dënimin e dhënë për këta të fundit.
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, për dënimin me 3 vite e një muaj burg. Kështu, Apelit i GJKKO-së ka rrëzuar ankimim e Goros, dhe dy ish-drejtorëve, Jerasimo Basho dhe Vezir Gjikokaj, duke lënë në fuqi edhe dënimin e dhënë për këta të fundit. Sipas njoftimit, kjo shkallë e drejtësisë ka kërkuar edhe konfiskimin e një apartamenti.
Njoftimi i Apelit të GJKKO:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Miliana Muça (anëtare), më datë 22.07.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 44 akti, datë 03.06.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe ankimet e paraqitura nga të pandehurit J.G., V.Gj. dhe J.B, ndaj vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
1 – Lënien në fuqi të vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
Urdhërohet konfiskimi i pasurisë së mëposhtme:
– Apartament i regjistruar me nr. pasurie ***, volumi ***, faqe ***, zona kadastrale ***, me sipërfaqe 81,41 (tetëdhjetë e një presje dyzet e një) m2, ndodhur në ***, së bashku me sendin sekuestruar shtetasit E.V. me procesverbalin e sekuestrimit datë 03.07.2024, çelës me ngjyrë të zezë, me mbishkrimin “***”, me kod “***”.
2 – Mospranimin e ankimit të ankuesit Shoqëria “***” shpk, kundër vendimit nr. 25, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
3 – Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen solidarisht të pandehurve.
U shpall në Tiranë, sot me datë 22.07.2025.
Jorgo Goro
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u arrestua për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, që gjendet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut, të cilën Gjykata e Posaçme e ka nën sekuestro. Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë sekuestruar nga SPAK dhe si përfitues fundor kishin ish-deputetin Artan Gaçi.
Goro u arrestua në mars të vitit të kaluar, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri. Për të njëjtën çështje, do të gjykohet edhe ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ si dhe ish-juristi Vezir Gjikoka që ka masën ‘arrest në shtëpi’.
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se pasi të finalizojnë denoncimin e asaj që e konsid...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një konference për shtyp sot ngriti pikëpyetjet për ...
Foto nga takimi TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti sot në ambientet e MEPJ Ministrin e Shtetit p...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se në zgjedhjet e 11...
Ina Zhupa TIRANA- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reguar pas ngjarjeve të ditëve të fundit në Sarandë. Në një...
Postimi i Ramës TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një imazh në rrjetet sociale nga aksioni për lirimin e hapësirave...
Foto nga konferenca TIRANA- Partia e Lirisë dhe avokati i kryetarit të saj, Ilir Mata, mbajtën sot një konferencë të jasht&eu...
Adriatik Lapaj TIRANA- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, gjatë një konference për shtyp bëri përgjegj&eu...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një aktivitet për Universitetin Bujqësor të Tiran...
Endri Shabani dhe Adriatik Lapaj TIRANA- Kryetari i "Nisma Thurje", Endri Shabani, ka bërë postim në rrjetet sociale ku thotë...