LIVE UPDATES
Politike

"Situata kriminale në Sarandë, alarmante!" Zhupa: Qytetarët e pasigurt për jetën! Policia të mos bëj pushime, por të marrë masa

Zhupa tha se në kulmin e sezonit turistik, Saranda është kthyer në një qytet arenë të përplasjeve kriminale dhe hesapeve të pandara, “ndërkohë që policia duket se është me pushime”.

22 Korrik 2025, 12:49 Nga M.B
"Situata kriminale në Sarandë, alarmante!" Zhupa:
Ina Zhupa

TIRANA- Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reguar pas ngjarjeve të ditëve të fundit në Sarandë. Në një deklaratë për mediat Zhupa tha se në kulmin e sezonit turistik, Saranda është kthyer në një qytet arenë të përplasjeve kriminale dhe hesapeve të pandara, “ndërkohë që policia duket se është me pushime”.

Ajo shtoi se 4 ngjarje kriminale vetëm në 6 ditë në Sarandë, është një bilanc gjendje të jashtëzakonshme dhe tmerri për banorët. Gjithashtu ajo i bëri thirrje ministrit të brendshëm Ervin Hoxha dhe drejtorit të policisë të shtetit Proda të marrin masat e nevojshme për rend dhe siguri.

Deklarata e deputetes së PD, Ina Zhupa:

Në kulmin e sezonit turistik, Saranda është kthyer në një qytet arenë të përplasjeve kriminale dhe hesapeve të pandara, ndërkohë që policia duket se është me pushime. Persona të armatosur apo në kërkim lëviznin lirshëm në qytet dhe prej ditësh ku kanë pasuar ngjarje kriminale ku për mosveprim apo lejim të shtetit, Saranda nuk po gjen qetësi.

4 ngjarje kriminale vetëm në 6 ditë në Sarandë, është një bilanc gjendje të jashtëzakonshme dhe tmerri për banorët. Më 17 Korrik, dy grupe përplasen me armë zjarri në mes të ditës në lagjen numër 4, në sy të pushuesve. 19 Korrik, në Ksamil, pronari i “Euro Hotel”  u dhunua me sende të forta,  20 korrik patën të shtëna me armë zjarri në lagjen numër 4, në rrugën “Mitat Hoxha” ku u plagos një ish efektiv policie, dje natën e 21 korrikut shpërthim tritoli në lagjen nr. 3. Të gjitha ngjarjet në ambiente publike në qytetar dhe pushues, duke vënë në rrezik dhe jetën e tyre.

Në qytet është krijuar një situatë paniku për jetën nga qytetarët edhe këto lajme thuajse të përditshme për Sarandën janë negative për turizmin dhe i largojnë pushuesit nga qyteti. I bëj thirrje ministrit të brendshëm Hoxha dhe drejtorit të policisë të shtetit Proda të marrin masat e nevojshme për rend dhe siguri. Policia ka për detyrë të parandaloj, të kontrolloj territorin, dhe jo të numëroj viktimat dhe të plagosurit pas ngjarjeve.

Është e nevojshme një monitorim urgjent të gjendjes në Sarandë dhe shtim të vëmendjes policore përpara se njerëz të pafajshëm të jenë viktimat e radhës. Mos e përdorni policinë për të hequr vazot e luleve në baret e hapura por për të garantuar jetën e qytetarëve.

ina zhupa

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen