LIVE UPDATES
Politike

Fillon periudha intensive e negociatave me BE, çfarë është screening që hap kapitujt e anëtarësimit

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mund të mbyllin negociatat e anëtarësimit vetëm kur të mund të përafrojnë dhe zbatojnë krejtësisht grupkapitullin mbi legjislacionin për sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe demokracinë.

11 Shtator 2022, 16:04 Nga DOSJA
Fillon periudha intensive e negociatave me BE, çfarë është
Ana Pisonero-Hernandez

TIRANË- Në 15 shtator, delegacione zyrtare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut fillojnë në Bruksel procesin teknik të ekzaminimit të legjislacionit të dy vendeve krahasuar me atë të Bashkimit Europian. Ky ekzaminim, i ashtuquajtur “screening” ka për qëllim përafrimin e dy vendeve me legjiclacionin e deritanishëm të BE-së. Në përfundim të këtij procesi, Komisioni Europian harton raporte të ekzaminimit, për të rekomanduar hapjen e kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të mund të mbyllin negociatat e anëtarësimit vetëm kur të mund të përafrojnë dhe zbatojnë krejtësisht grupkapitullin mbi legjislacionin për sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe demokracinë.

Javën e ardhshme, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut fillojnë procesin teknik që do t’i çojë drejt hapjes së kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit.

Gazetarja e ABC, Erisa Zykaj ka intervistuar Ana Pisonero-Hernandez, zëdhënësen e komisionierit për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi, e cila shpjegon se çfarë është konkretisht procesi i “screening”, si zhvillohet dhe ç’impakt ka metodologjia e rishikuar e zgjerimit mbi këtë proces.

INTERVISTA:

Ana, faleminderit që je me ne. Pyetja e parë është çfarë është procesi i “screening”?

Ana Pisonero Hernandez, zëdhënëse e KE-së: “ Ky është hapi i parë dhe shumë domethënës në procesin e negociatave të anëtarësimit. Procesi i screening është një ekzaminim i legjiclasionit që do t’u mundësojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të familjarizohen me arritjen legjislative të deritanishme të BE-së dhe të mundësojë identifikimin e çështjeve dhe fushave ku kërkohet më shumë përgatitje nga ana e vendeve kandidate. Kjo do të bëjë të mundur përafrimin e legjislacionit të këtyre vendeve me atë të BE-së (acquis communautaire) dhe përgatitjen për zbatimin e tij deri në kohën e anëtarësimit.

Si zhvillohet ky proces?

Ana Pisonero Hernandez, zëdhënëse e KE-së: “Procesi i ekzaminimit përbëhet nga dy faza dhe zhvillohet midis Komisionit Europian dhe vendeve kandidate. Pjesa e parë ka të bëjë me ekzaminimin shpjegues, që do t’i mundësojë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të familjarizohen me të drejtat dhe detyrimet e Bashkimit Evropian. Në këtë fazë, është Komisioni Europian që shpjegon në detaje legjislacionin dhe politikat e BE-së. Ndërkohë, që faza e dytë e ekzaminimit ka të bëjë me ekzaminimin bilateral, ku shtetet kandidate tregojnë nivelin e tyre të përafrimit me legjislacionin e BE-së dhe të përvijojnë planet për harmonizim të mëtejshëm. Kjo pastaj mundëson identifikimin e fushave apo çështjeve që mund të kërkojnë më shumë punë gjatë negociatave në grupkapituj të ndryshëm. I gjithë procesi mbaron me raportet e ekzaminimit, ku Komisioni Europian i bën një rekomandim Këshillit të Bashkimit Europian nëse duhet të fillojnë praktikisht negociatat dhe me kë grupkapituj. Në këto raporte identifikohen gjithashtu nëse ka ende kushte që nevojiten të përmbushen, që njihen ndryshe si standartet e hapjes “opening benchmarks”.

Sa zgjat ky proces i ekzaminimit dhe në çfarë niveli përfaqësohen palët ?

Ana Pisonero Hernandez, zëdhënëse e KE-së: “Në vijim të konferencës së parë ndërqeveritare në 19 korrik me të dyja vendet që u mbajt një ditë pasi Këshilli i BE-së aprovoi kuadret negociuese me të dyja vendet, Komisioni Europian filloi menjëherë punën përgatitore. Siç u shpjegua nga komisioneri Várhelyi gjatë takimit më 19 korrik, gjatë muajve të ardhshëm, do të kemi një program pune shumë të ngjeshur, shumë intensiv. Do ketë shumë kontakte midis Komisionit Europian nga njëra anë dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga ana tjetër. Ne parashikojmë që ky proces i ekzaminimit mund të zgjasë deri një vit. Në përfundim të këtij procesi, grupkapitulli për fushat themelore do të hapet i pari dhe do të mbyllet i fundit, siç parashikohet në metodologjinë e rishikuar të zgjerimit. Kjo metodologji vendos një fokus edhe më të fortë në fushat themelore, duke filluar nga sundimi i ligjit, funksionimi i institucioneve demokratike, reforma e administratës publike, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe reformat ekonomike dhe qeverisja ekonomike”.

Marrë nga ABC

negociatat me be 2022 largimet nga shqiperia maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj