LIVE UPDATES
Politike

PD: Qeveria u shet me çmim 1 euro tokën publike ‘investitorëve strategjikë’, biznesmenëve të afërt me Ramën

Sipas Mandias, qeveria u shet me çmim 1 euro tokën publike “investitorëve strategjikë”, biznesmenëve të afërt me Ramën, pa dëgjesa, pa transparencë, pa kompensim për pronarët e ligjshëm, pa një plan të qartë.

10 Shtator 2022, 16:48 Nga e.k
PD: Qeveria u shet me çmim 1 euro tokën publike
Ledina Mandia

TIRANË- Sekretarja për Transparencën, Luftën kundër Korrupsionit dhe Kthimit të Pronave, Ledina Mandia, ka denoncuar shitjen e pronave publike klientëve të qeverisë. 

Sipas Mandias, qeveria u shet me çmim 1 euro tokën publike “investitorëve strategjikë”, biznesmenëve të afërt me Ramën, pa dëgjesa, pa transparencë, pa kompensim për pronarët e ligjshëm, pa një plan të qartë.

PD akuzoi Ramën që mban me "hatër" biznesmenin Lorenc Gjikuria të cilit, i ka dhënë 9 mijë m2 për vetëm 1 euro për m2 në bregdet përmes statusit të investitorit strategjik.

Deklaratë e Sekretares për Transparencën, Luftën kundër Korrupsionit dhe Kthimit të Pronave, Ledina Mandia

Biznesmeni Lorenc Gjikuria, një klient i preferuar i qeverisë, ka përfituar përmes statusit ‘investitor strategjik” 9 mijë m2 për vetëm 1 euro për m2. Nuk është hera e parë që Edi Rama jep me 1 euro, apo shet me çmim shumëfish më të ulët se tregu, tokën publike. Pa dëgjesa, pa transparencë, pa kompensim për pronarët e ligjshëm, pa një plan të qartë, vetëm sipas tekave dhe përfitimeve personale. 

Në korrik të po këtij viti, qeveria i shiti një sipërfaqje toke-truall, prej gati 9 mijë metrash katrorë, kompanisë ‘Green Coast’, me një çmim shitjeje disa herë më të ulët se tregu, me 18.2 euro për metër katror. Në nëntor të 2021, Edi Rama i shiti shoqërisë “Building Construction” 2137 metra katrorë tokë pranë ish-Gardës së Republikës në Tiranë, me çmim 66.9 mijë lekë për metër katror, në funksion të një ndërtimi privat. Ndërsa në prill të vitit 2021, qeveria “Rama” privatizoi me një çmim prej gati 1 mijë lekësh për metër, 55 mijë metra katrorë tokë në Hamallaj të Durrësit, në funksion të ndërtimit të fshatit turistik “Lalzi Marina” nga shoqëritë “Sviluppo Mare 1” dhe “S&D INVEST”.

Partia Demokratike dënon në vijimësi dhe me forcë trajtimin e pronës publike si çiflig personal të Edi Ramës dhe shpurës së tij.  Të ashtuquajturit investitorë strategjikë, siç e kemi dësmuar me fakte në këtë foltore, nuk janë gjë tjetër veçse ‘shokë të partisë dhe familjes’, grabitës të tokave publike, gaztorë të oborrit, apo oligarkë të Rama-Veliajt.  Rama iu ka shitur, me çmime të ulta pronë publike, apo dhënë me qira 1 Euro tokë -truall shtetërore, apo edhe privatizuar me çmime qesharake për ndërtimin e rezorteve turistikë, klientelës së tij. 

Në anën tjetër ka ndjekur politikën e refuzimit të kthimit të tokës te pronarët e ligjshëm në këto zona. Kur pronarët e ligjshëm kanë refuzuar t’u shesin tokën këtyre me demek investitorëve strategjikë, në fakt klientë të qeverisë, ai i ka shpronësuar me çmime qesharake.

Partia Demokratike, me të ardhur në pushtet, do t’i rishikojë këto kontrata abuzive dhe do të çojë për ndjekje penale të gjithë ata që pronën publike e trajtojnë si ‘tokë të babës’.

partia demokratike ledina mandia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet