17 Maj 2022, 17:56
Nga DOSJA
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se të paktën 100 shkolla në Shqipëri do të kenë laboratorë Smart. Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) për krijimin e 100 laboratorëve të parë SMART në shkollat 9-vjeçare. Gjithashtu, në kuadër të kësaj marrëveshjeje, do të futet edhe programi i ri i kodimit në arsimin parauniversitar. Sipas Ramës, ky sistem do të implementohet fillimisht në disa shkolla dhe më pas në të gjithë vendin, duke parë edhe mënyrën se si do të veprohet apo ndikojë në Shqipëri.
“Duhet të gllabërojmë dhe Teatrin e Operas, Butrintin e gllabëruam, Pazarin e Korçës, të riun në Tiranë, stadiumin Qemal Stafa mbase nuk e dini por e kmi gllabëruar dhe të ashtuquajturin Tumo. E shumë të tjera nga këto që do të dalin në vijim. Sot do të fillojmë një proces transformues që është pjesë e revolucionit tonë digjital që u nxit në mënyrë të posaçme nga nxënësit me të cilët patëm një komunikim të koordinuar nga ministrja e shtetit për rininë e dhe fëmijët lidhur me laboratorët e informatikës, laboratorë që figurojnë fizikisht në shkolla por nëtë vërtetë kryejnë një pjesë shumë të vogël të misionit të tyre. Janë realisht të dalë kohë në kushtet kur sot fëmijët e vegjël janë shumë më të avancuar e jashtëzakonisht më të shpejtë se sa shpejtësia e ndryshimit të logjistikës. U vumqë në lëvizje me shpjetësi dhe gjetëm një partner serioz e të besueshëm, të gatshëm për të kontribuar bashkarisht me ne. e fillojme me 100 laboratorët e para smart që janë të gjenderatës më të fundit, në 100 shkolla të vendit tonë. Ky është vetëm fillimi, do të vijojmë më tutje. Me shpejtësi të shkojmë drejt plotësimit të të gjithë shkollave. Kjo kërkon financë dhe njohje të mirë të procesit. Me këto 100 shkolla të para do të kemi edhe disa muaj kohë për të parë se çfarë funksionon dhe çfarë do të na duhet për të bërë më mirë. Nesër me fondin shqiptaro amerikan do të lançojmë një tjetër program, atë të të kodimit, për të rinjtë e të rejat që janë në arsimin universitar. Duam ta kthejmë në një lëvizje rinore në sensing e plotë të fjalës. Të dyja këto punë shkojnë shkojnë paralelisht me fondin për piramidën që do të hapë dyert duke u kthyer në qendrën më të madhe për inovacionin në vendin tonë. Ashtu siç ndodh aktualisht me qendrën Tumo, një nga hapësirat e stadiumin tonë kombëtar 'Air Albania'. Do kemi në Korçë e Vlorë, do shtrijmë sa më shumë në territory ahpësirën e teknologjisë e të fëmijëve, vajzave e djemve për t’ju dhënë në dorë një instrument që ju siguron punësim e të ardhura të larta. E fundit që kam është që ne po përgatisim një system të ri të të mësuarit të lëndës së informatikës. Kjo bëhet për të rritur cilësinë e mësimdhënies përmes një skuadre që lidhet me klasat në të gjithë vendin. Kjo do të shërbejë dhe për mësuesit e informatikës që të rrisin kapacitetet e tyre duke pasur këtë skuadër të superkualifikuar,”- tha Rama.
(F.m/dosja.al)
Politike
17 Maj 2022, 17:44
Gazment Bardhi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së i...
Politike
17 Maj 2022, 17:38
Ilir Meta dhe Momchil Raytchevski
TIRANË- Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin bullgar Momchil Raytchevs...
Politike
17 Maj 2022, 17:31
Edi Rama dhe Michael Granoff
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen në ‘klubin e të korruptuarve’, drejtori...
Politike
17 Maj 2022, 16:41
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar të paligjshëm vendimin e Gjykatës së Apelit që ka marr&e...
Politike
17 Maj 2022, 16:06
Gjykata e Tiranës
TIRANË- Gjykata e Apelit u ka bërë thirrje palëve politke që të mos ndërhyjnë nd&eum...
Politike
17 Maj 2022, 15:55
Kuvendi i Shqiperise
Skena politike në Shqipëri është përfshirë në diskutime për zgjedhjen e presidentit të ve...
Politike
17 Maj 2022, 15:36
Gjykata e Tiranës
TIRANË- Treshja e gjyqtarëve Elona Toro, Genti Shala dhe Edlira Petri janë përzgjedhur për të shqyrtua...
Politike
17 Maj 2022, 15:19
Agron Shehaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj është shprehur se investime strategjike nga investitorët strat...
Politike
17 Maj 2022, 14:05
Elsa Hastad
TIRANË- Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad deklaroi ditën e sotme se ka marrë përgjigje pozitive nga kryeministri Edi ...
Politike
17 Maj 2022, 13:51
Ilir Meta
TIRANË- Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar mashtrime të gjitha të dhënat e shkrimit të gazetës austri...