Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Në Nju Jork, për të marrë pjesë në mbledhje kanë shkuar edhe liderët e rajonit të Ballkanit dhe jo vetëm, që nuk kursyenin të krijonin "show-in" e tyre personal.
NJU JORK- Ukraina, siguria ushqimore, shëndeti global dhe ngrohja globale janë disa nga temat që po trajtohen në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në Nju Jork, për të marrë pjesë në mbledhje kanë shkuar edhe liderët e rajonit të Ballkanit dhe jo vetëm, që nuk kursyenin të krijonin "show-in" e tyre personal. Ndryshe nga të gjitha udhëtimet e tjera, kryeministri Edi Rama ka ndenjur "urtë" duke u fokusuar vetëm tek takimet dhe duke qëndruar brenda kornizave zyrtare, gjë që rrallë ndodh me kreun e qeverisë shqiptare. Megjithatë nuk ka ndenjur pa takuar mikun e tij, presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.
Ndryshe kanë vepruar të tjerë, duke u bërë lajm për qasjen ndryshe në këtë javë qëndrimi në Amerikë. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, doli për shëtitje në Central Park. Aty takoi edhe dy shqiptare, të cilat i 'lidhi' direkt me kryeministrin shqiptar, gjithashtu mikun e tij, Edi Rama. Ndërsa vazhdoi xhiron në park, takoi edhe të tjerë, madje njërit i këshilloi që të linte duhanin.
Ndryshe nga Erdogan, kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis takoi rastësisht në rrugë një taksist nga Greqia. Ndërsa direkt nisi t'i thoshtë: Ku je o i madh? Çfarë po bën? Nga jeni?.
Por kjo video, nuk është e para e llojit të saj. Edhe kryeministri Edi Rama, në daljet e tij të shpeshta jashtë vendit ka takuar shumë bashkëkombas, që dalin nga diku dhe e përshëndesin, duke adaptuar kështu një "skemë" shumë të përdorur "PR" për të treguar kështu se kanë shumë popullaritet dhe njihen edhe nga emigrantët.
Abazoviç nga ana tjetër, literalisht po bën xhiro. Ai ka publikuar pamje të vetë vetes duke ecur me biçikletë ndërsa shijon pamjen nga qyteti që nuk fle kurrë. Me syze, e duke vozitur mjetin dyrrotak, kryeministri në ikje i Malit të Zi duket se ka nevojë për relaks.
Ndërsa Abazoviç ecën më biçikletë, Vuçiç takoi herët në mëngjes mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Marko Gjuriç. Ambasadori i Serbisë në SHBA dhe presidenti, të veshur të dy me tuta dhe tejet sport, shijuan kohën e tyre me sport, para se të nisnin aktivitetet politike.
Më pas, gjatë diskutimeve në OKB, Vuçiç nuk ka ndenjur larg miqëve të rajonit, duke pozuar me Ramën, Dimitar Kovaçevskin dhe Abazoviçin, me të cilin flasin vesh më vesh.
Se çfarë, ndoshta dhe nuk do e mësojmë kurrë.
Fatmir Mediu TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Strukturës s&eum...
Keshilli i Europes STRASBURG- Komisioni Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) ka bërë publike konkluzionet mbi zbatimin e re...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me gratë, u ndal tek kontribu...
Grida Duma TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma u shpreh se gjendja në kampin blu nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe...
Grida Duma TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma duke folur për sulmet kibernetike u shpreh se tashmë shteti ka rën&...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë ka hedhur akuza të forta sot drejt qeverisë sa i përket sulmeve kibernetike t...
Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma thotë se nuk e ka menduar asnjëher&e...
Edi Rama me liderët e Josep Borrell NJU JORK- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju Jork, ku ka zhvilluar një takim me të gjithë li...
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç NJU JORK- Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç jan&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në takimin me zonja të shquara të vendit u shpreh se&...