LIVE UPDATES
Politike

Foltorja e PD-së në Kamëz/ Berisha: Edi Rama armik i votës së lirë, në vitin elektoral shkelmoi çdo nen të kodit zgjedhor

 Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët në Kamëz, Berisha u shpreh se u dhanë 100 euro për pensionistët në kulmin e fushatës elektorale.

7 Shkurt 2026, 18:03 Nga E.d
Foltorja e PD-së në Kamëz/ Berisha: Edi Rama armik i votës
Sali Berisha

KAMËZ- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama është armik i votës së lirë dhe se në vitin elektoral shkelmoi çdo nen të kodit zgjedhor. Gjatë fjalës së tij në foltoren me demokratët në Kamëz, Berisha u shpreh se u dhanë 100 euro për pensionistët në kulmin e fushatës elektorale.

Ai tha se vendi ka përballë një regjim qeverisës me klanet më të fuqishme të drogës në Europë. Kryedemokrati tha se portet e vendit janë porte të lira droge. 

Sali Berisha: Miq, po marrim vetëm zgjedhjet e fundit. Në Shqipëri, një lloj si në Tunizi, Edi Rama arrestoi në vitin elektoral liderët e dy partive kryesore opozitare dhe vuri në proces penal atë të tretën. Në vitin elektoral shkelmoi çdo nen të kodit zgjedhor, por dhe çdo parim ndërkombëtar të zgjedhjeve të drejta.

Në vitin elektoral shndërroi shërbëtorët e qytetarëve që duhet të jenë punonjës të administratës, në armiq të egër të votës së tyre, në polici politike sekrete. Cili do nga ju ju kujtohet, grupet e patronazhistëve? Për hir të së vërtetës, duhet ta pranojmë, ato kishin një bashkëpunëtor sigurimi, kishin disa veteranë, pensionistë nga fronti demokratik dhe si hije të zeza kalonin apartament pas apartament dhe gjenin të dyshuarin dhe dilnin, i bënin gjyq në oborr të pallatit se ky nuk do na votojë.

Ky votën e ka për armikun. Por sot, sot një armatë e tërë e drejtorëve, e punonjësve të administratës, ndërmarrjeve publike, u shndërruan në patronazhistë dhe në polici sekrete për të shkelmuar vullnetin tuaj. Në kundërshtim me çdo parim, u dhanë 100 euro për pensionistët në kulmin e fushatës elektorale. Në kundërshtim me çdo parim, me paratë tuaja u organizuan 4530 aktivitete në fushatë elektorale para saj. Vetëm, vetëm për të ndikuar votën e qytetarëve.

Në kundërshtim me çdo parim, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, u falën 2 miliardë euro gjoba dhe kamata. Në kundërshtim me çdo parim, dy javë para zgjedhjeve u dekretuan 28,000, 29,000 hektarë kanabis nga 200 që parashikonte ligji. Pse u ndala në këtë? U ndala në këtë se jeni njerëz politikë. Vetëm për të vërtetuar faktin se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Me Edi Ramën ka farsë. Por dhe e vërteta është se ai zhvilloi farsë në 23-shin.

E vërteta është se ai zhvilloi farsë në 2021-shin. E vërteta është se zhvilloi farsë në 2017-ën, 2019-ën. Ky është armik i votës. Ky s'pajtohet kurrë me vullnetin tuaj dhe votën tuaj. Sot ne kemi përballë një regjim qeverisës me klanet më të fuqishme të drogës në Europë dhe ndër më të fuqishmet e botës. Klane që lëvizin miliarda, miliarda. Franc Çopja, 6 miliardë. A mund t'i imagjinoni ju?

Një njeri që ja mësuam emrin para pesë muajsh, ai kishte 6 miliardë euro nga kanabis. I lidhur si mishi me thoin me Edi Ramën. Karteli tjetër kontrollon plazhet e, më falni, portin e Durrësit. Ai tjetri që, ai xhongleri që del, Luca, i ndjekur në katër anët, ai administronte portin dhe mori në koncesion portin e peshkatarëve. I ndjekur gjatë periudhës sonë në të 4-anët nga italianët dhe të gjithë për trafik droge. Këtu erdhi në Vlorë, këtu erdhi në Shëngjin. Portet tona, porte të lira droge. Jeni në dijeni të aferave të tmerrshme korruptive.

Në mënyrë të përsëritur, Banka Botërore dhe studime të tjera kanë provuar se këta vjedhin jo më pak se 90% të çdo investimi. Edhe 100%. Ku është djegësi i Tiranës? 130 milionë, asnjë tullë. Po të shkoni të studioni dokumentat e AKSHI-t, ndërmarrje, agjencisë së Edi Ramës dhe Linda Ramës, aty do gjeni X-in, i cili fiton tenderin me 60 milionë euro, i cili transferon në kontot e tij 60 milionë euro dhe nuk ka bërë asnjë blerje, asnjë shitje. Absolutisht përveç marrjes së parave nga thesari në konton e tij. S'ndodh në botë kjo. Domethënë, gjë që e tejkalon. Shkojmë më tutje, gjejmë pensionistin i dalë prej kohësh në pension si sipërmarrës me 60 milionë euro i portit të Vlorës./Dosja.al

sali berisha pd foltore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj