Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij në foltoren e radhës në Kamëz, Berisha akuzoi qeverinë se ka dhunuar votën dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.
KAMËZ- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë elektorale. Gjatë fjalës së tij në foltoren e radhës në Kamëz, Berisha akuzoi qeverinë se ka dhunuar votën dhe vullnetin e lirë të qytetarëve.
Lideri demokrat u shpreh se Rama ka krijuar në fushatë elektorale, tregun e votës. Sipas tij, Rama ka përdorur të gjitha metodat anti demokratike dhe anti kushtetuese, për të plaçkitur votën e qytetarëve.
Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta ju, demokratëve dhe demokratëve të Kamzës të pranishëm në këtë sallë, banorëve të këtij qyteti, kudo që janë sonte, në Kamëz, Shqipëri, jashtë vendi. I dashur zoti kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kamzës, i dashur zoti Ali Mehmeti, zonja Garo, të nderuar miq. Kam shumë kënaqësi që vij sot tek ju.
Së pari, për të shprehur mirënjohjen më të pakufishme për secilin prej jush, për çdo demokrat e demokrate dhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe të opozitës në këtë qytet, të cilët me besim të palëkundur tek Partia Demokratike, ja duart në tërësi, Kamzën që ndërtuat, që e ngritët nga hiçi, e shndërruat në një nga qytetet më të mëdha të Shqipërisë, ta mbani qytet në përputhje me idealet tuaja, të qëndroni të palëkundur, të pamposhtur në të vërtetat dhe vlerat që ju besoni. Vij këtu me ndjenjën e mirënjohjes së thellë, sepse ju në zgjedhjet e fundit përmbysët rezultatet e mëparshme dhe shkojmë të sigurt drejt garave të reja me besim të madh për fitore.
Por, vij gjithashtu të përulem para jush edhe për faktin se 12 vite kanë qenë vitet e padrejtësive më të mëdha që kanë rënë mbi ju. Ka qenë vitet e diskriminimit më të pamerituar tuaj. Kanë qenë vitet në të cilat shumica e familjeve tuaja janë detyruar të përcjellin fëmijët në rrugët e botës, sepse nuk ka patur për ta asnjë mundësi që të qëndrojnë në vatrat e tyre familjare dhe të ndërtojnë ëndrrën e tyre. Kanë qenë vite në të cilin koha pothuajse ka ndaluar në Kamëz me këtë kryetarin, pseudo-kryetarin që keni. Kamza ka mbetur me një infrastrukturë në rrënim e sipër.
Ato terrene, ato mjedise të cilat ishin të domosdoshme për një qytet që është i gjashti në Shqipëri për kap banorët, një nga një i hëngri dhe po i han betoni i Edi Ramës dhe kryetarit. Por këto kanë qenë vite dëshpërimi. Kanë qenë vite në të cilat pensionet jo që nuk u rritën, por krahasuar me çmimet u bënë gjithnjë më të vogla. Po kështu dhe rrogat e ulëta dhe rrogat e mesme.
Pra, vite të një regjimi që në Kamëz dhe në mbarë Shqipëri është sjellë si një pushtues i vërtetë. Është sjellë si një pushtues i vërtetë sepse, së pari, duke dhunuar votën tuaj, vullnetin tuaj të lirë, një lloj si në raste pushtimesh dhe diktaturash, të gjithë pushteti u përqëndrua në duart e një njeriu.
Kanë qenë vite në të cilët ju keni derdhur lumenj djerse në fushata elektorale. I keni fituar zgjedhjet, por armiku më i egër i votës së lirë të shqiptarëve pas Enver Hoxhës, Edi Rama, ka shndërruar procesin zgjedhor në farsë zgjedhore, në farsë elektorale. Ka krijuar në fushatë elektorale tregun më të zi të të gjitha tregjeve, që është tregu i votës, tregu i vullnetit, tregu i idealeve të njerëzve. Ka përdorur të gjitha metodat antidemokratike, antikushtetuese për të plaçkitur votën e qytetarëve./Dosja.al
Elisa Spiropali Uashington - Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja për Europën dhe Punët e Jas...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, deklaroi se 10 shkurti ësh...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha gjtë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, akuzoi qeverinë p...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e ka cilësuar nis...
Berisha Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, u nda...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qyrerarët në rrjetet sociale, ësh...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga qytetarët, nëse do të ishte më efektive q&...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se skandalet e kryeministrit Edi Rama kanë bërë q&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk do të lejojë largimin e Belinda Ballu...