LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Skandalet e Ramës kanë bërë që BE-ja të mendojë kthimin e Shqipërisë 30 vite mbrapa në rrugën e anëtarësimit

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Lideri i opozitës theksoi se disa qeveri kryesore në Europë, brenda Komisionin Europian, kanë zhvilluar diskutime shumë të veçantë për Edi Ramën.

7 Shkurt 2026, 12:47 Nga E. D
Berisha: Skandalet e Ramës kanë bërë që BE-ja të
Sali Berisha 

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se skandalet e kryeministrit Edi Rama kanë bërë që BE-ja të mendojë kthimin e Shqipërisë 30 vite mbrapa në rrugën e anëtarësimit. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, Lideri i opozitës theksoi se disa qeveri kryesore në Europë, brenda Komisionin Europian, kanë zhvilluar diskutime shumë të veçantë për Edi Ramën. Në fund, Berisha tha se një diskutim i tillë nga kancelaritë evropiane, rrezikon anulimin e të gjitha marrëveshjeve Shqipëri-BE. 

Pjesë nga bashkëbisedimi me qytetarët: 

Desada Xhetani: Në media flitet për një ndërprerje të procesit të integrimit nga BE-ja. A keni ndonjë informacion.

Sali Berisha: Ajo çka unë kam, disa qeveri kryesore në Europë, brenda në Komisionin Europian, janë zhvilluar diskutime shumë të veçantë për Edi Ramën.
E vërteta, mund të them se, muaj e muaj para shpërthimit të këtyre skandale, qeveritë e mëdha patën filluar me ekspertë studimin e tij. Por shpërthimi i këtyre skandaleve, qëndrimi i Edi Ramës ndaj tyre dhe veçanërisht të themi atë që është, dosja e AKSHI-t ku tregon se ai që ne e quanim koordinator për bandat, Ergys Agasi, ishte vetë Edi Rama në të gjithë aktivitetin e tij, i faktuar nga dëshmitarë që dinin gjithçka për AKSHI-n.

Duhet të ua them shqiptarëve, burime që dinë të gjitha na kanë thënë se, këto që dimë sot janë vetëm një pjesë e tyre. Kështu që të gjitha këto kanë bërë që disa kancelari, por edhe vetë Komisioni Europian ta marrin në mënyrën më serioze këtë qëndrim, këtë grusht shteti që Edi Rama përpiqet të bëjë. Ta marrin në mënyrë serioze saqë në opsionet që kanë përpunuar, kanë përpunuar dhe opsionin e padëgjuar ndonjëherë në historinë e BE-së të zhbërjes së plotë të procesit të integrimit të Shqipërisë.

E di çdo të thotë zhbërje e plotë? Do të thotë anulim i të gjitha marrëveshjeve, vizave, stabilizim-asocimit, pranimit të kërkesës për anëtarësim, statusit të kandidatit. Do të thotë rikthimin e Shqipërisë ku ishte në vitin 1996. Se në vitin 1996 Shqipëria u përfol si kandidate e mundshme e marrëveshjes së stabilizim-asocimit. Sepse në atë kohë Ballkanin shqyrtonin në kuadrin e ish-Jugosllavisë dhe e lanë në atë fazë. Por as nuk u hapën negociata dhe asgjë. Zhbërja e plotë do të thotë se, BE të anulojë çdo marrëveshje me Shqipërinë dhe mundet edhe atë të tregtisë së lirë që është firmosur në vitin 1992-1993./Dosja.al

sali berisha 

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj