Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ambjenti rrethues është i këndshëm. Dy titullarët e rëndësishëm gjenden në mjediset e një lokali, pranë zonës së Shallvareve në Tiranë, i cili menaxhohet nga një eksponent i Partisë Socialiste.
TIRANË- Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka një rol parësor në monitorimin e aktivitetit të institucioneve të drejtësisë.
Për çdo vit, krerët e “Drejtësisë së Re” duhet të raportojnë dhe t’u përgjigjen interesimit të deputetëve të Ligjeve për realizimet dhe problematikat në aktivitetin institucional. Por, jo gjithnjë ndodh kështu. Klotilda Bushka zgjedh që t’i “qajë hallet” e drejtësisë edhe në ambjentë jo-formale, madje miqësore.
“Boldnews.al” ka siguruar një foto, në të cilën Bushka e Ligjeve shihet në shoqërinë e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani.
Ambjenti rrethues është i këndshëm. Dy titullarët e rëndësishëm gjenden në mjediset e një lokali, pranë zonës së Shallvareve në Tiranë, i cili menaxhohet nga një eksponent i Partisë Socialiste.
Në tavolinën e tyre, natyrisht, nuk janë raportet e kryeinspektorit për Parlamentin, por verë dhe krudo.
Bushka dhe Metani mund të jenë miq jashtë petkut zyrtar dhe institucional. Megjithatë, ky lloj bashkëpunimi jashtë-institucional shërben për të ngritur pikëpyetje mbi efikasitetin e kontrollit parlamentar mbi Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë.
Bushka dhe Metani i përkasin të njëjtit spektër politik, megjithëse e para është deputete e Partisë Socialiste dhe i dyti, si rregull, duhet të jetë “i pavarur”.
Por, “pavarësia” e Artur Metanit është e besueshme, aq sa e besueshme është që të futet një elefant i gjallë në frigorifer.
Metani është vëllai i Eglantina Gjermenit, ish-deputetes socialiste dhe ish-ministre e kabinetit “Rama 1”.
Vetë Artur Metani ka mbajtur për disa vite pozicionin e drejtorit juridik në Këshillin e Ministrave, të paktën gjatë dy mandateve të kryeministrit Edi Rama.
Metani është një ndër personat e kallëzuar penalisht në SPAK nga Partia Demokratike, për rolin e tij në aferën e inceneratorëve.
E, megjithatë, ai u zgjodh si “i pavarur” në krye të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, një institucion shumë i rëndësishëm i krijuar pas Reformës në Drejtësi.
Detyra e tij është inspektimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Pra, një rol tejet specifik për të siguruar një gjyqësor me integritet të lartë. Por, përmbushja e detyrës duket se realizohet në lokalin e këndshëm, që ngjan se është shndërruar në një lloj “foleje” ku zgjidhen hallet e drejtësisë dhe politikës.
Marrë nga BoldNews.al
Gazmend Bardhi TIRANË - Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur ditën e sotme se kry...
Ambasada e SHBA TIRANË - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar për Top Channel lidhur me dra...
belind kelliçi TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi në nj&eu...
pamje nga konferenca TIRANË- Në mbledhjen e djeshme me Grupin Parlamentar të PS dhe ministrat e kabinetit, kryeministri Edi Rama ftoi të...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ditën e sotme gjatë një konference për shtyp, ka komen...
Ivi Kaso TIRANA- Partia Demokratike ka kërkuar pezullimin nga detyra të gjyqtares Irena GJoka, pasi, sipas tyre rezulton të jetë e d&eu...
stefanos kasselakis GREQI- Lideri i partisë më të madhe opozitare në Greqi, SYRIZA, Stefanos Kasselakis ka nisur një tur takimesh ...
mbledhja TIRANË- Një tjetër debat është zhvilluar mes kryetari i Komisionit hetimor parlamentar për TIMS, Ervin Salianji, &eu...
ervin salianji TIRANË- Ekspertët në Komsionin për TIMS kanë kërkuar kohë për të dalë me një raport ...
Salianji TIRANË- Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Kryetari i ...