LIVE UPDATES
Politike

Fotoja tronditëse e Lear Kurtit në spital, Boçi: Më gjykoni si politikan, si baba s'më ndaloni dot ta publikoj, dua ta gjunjëzoj shtetin vrasës

Boçi shkruan se si politikan mund ta gjykojnë për publikimin e kësaj fotoje të rëndë, por si baba nuk mund të qëndrojë pa reaguar. Ai shton më tej se ky, që sipas tij vret, duhet gjunjëzuar. 

23 Tetor 2022, 15:38 Nga F.M
Fotoja tronditëse e Lear Kurtit në spital, Boçi: Më
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike Luçiano Boçi ka bërë thirrje për daljen në protestë që pritet të mbahet këtë pasdite në orën 18:00, në të cilën kërkoht drejtësi për vdekjen e Lear Kurtit në duart e efektivëve të policisë. Në një postim në Facebook, Boçi ka ripublikuar foton e Kurtit, ku ky i fundit shihet i shtrirë në spitalin e Traumës dhe me pranga në duar. Krah fotos, Boçi shkruan se si politikan mund ta gjykojnë për publikimin e kësaj fotoje të rëndë, por si baba nuk mund të qëndrojë pa reaguar. Ai shton më tej se ky, që sipas tij vret, duhet gjunjëzuar. 

Postimi i plotë: 

TË “VRASIM” VRASJEN
Akoma nuk jam i bindur për drejtësinë e nxjerrjes së kësaj foto-je të tmerrshme me Lear-in të shtrirë, duke pritur nga Zoti paqen e amëshuar për jetën që ai mori SHTETI i RAMËS.
Si politikan më shigjetoni me çfarë nuk ju pëlqen (për foton)!
Është e drejta juaj.
Por si baba, ama askush nuk më ndalon ta bëj këtë foto gjëmë, pankartë, thirrje, ulërimë për drejtësi!
Sepse si politikan duhet të mbaj grushtat të mbledhur fort, për t’i mos lëshuar mbi fajltorin, gulçin ta gëlltis në stomak si të ishte shije ekzotike e zemërimin ta kyc në shpirt.
Por si baba me forcën e revoltës mos më thoni asnjë fjalë!
Sepse si i tillë dua të shemb nga hidhërimi e zemërimi pengesa, male, ndërtesa e midis tyre atë “Pallatin” e rremë të drejtësisë të shndërruar në holl, ku nga halli i pushtetit DREJTËSIA ekzekutohet çdo ditë.
Dua ta gjunjëzoj shtetin vrasës, deri sa nga fryma t’i dalë vetëm një herë një tingull i vetëm ndjese.
Dua t’ia përplas në surrat kryeministrit pashpirtësinë, ligësinë, urrejtjen që ka instaluar për JETËN në këtë vend të shndërruar në hapësirë boshe, ku ka vetëm ndërtesa të larta dhe aspak, lartësi gëzimi, entuziazmi, lartësi përulje ndaj njeriut, lartësim vlerash dhe virtytesh.
Dua ta vras heshtjen, apatinë, mpirjen, mospërfilljen e shoqërisë për të lindur aty revoltën e NJERIUT për jetën.
Për jetën si jetesë, jo për jetën si vdekje e ngadaltë që pret të përmbushë ditët e saj të hirta.
Dua ta vras politikën pa ndjesi, pa përgjegjësi, politikën me ylber, por pa njeriun brenda që bën talljen publike të jetës e familjes në marshet funebre të mitingjeve kryeministrore.
Por kjo nuk bëhet as me shkrime të veçuara e as me thirrje te veçuara, por duke u bërë bashkë kundër së keqes.
E bashkë të vrasim së pari frikën, pastaj shpërfilljen që të mund të vrasim më në fund vrasjen, vrasjen shtetërore!
Që ajo mos të mund të vrasë JETËN, qytetarin, fëmijët e të rinjtë tanë.
Para kësaj foto ose mbyllni sytë dhe imagjinoni që nuk do ndodhë më, ose hapini mirë sytë e hajdeni t’i japin fund vrasjes duke e vrarë politikisht atë!

luciano boci lear kurti vdes lear kurti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj