LIVE UPDATES
Politike

"Fshati dhe fermerët do jenë përparësia jonë"/ Berisha: Ne investuam 3 miliardë në Shqipërinë rurale

Gjatë fjalës së tij me fermerët në Berat dhe Kuçovë, Berisha u shpreh se fshati dhe fermerët do jenë përparësia e opozitës.

15 Prill 2026, 18:48 Nga E.d
"Fshati dhe fermerët do jenë përparësia
Sali Berisha

BERAT- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se PD gjatë kohës kur ishte në pushtet ka investuar 3 miliardë lekë në Shqipërinë rurale. Gjatë fjalës së tij me fermerët në Berat dhe Kuçovë, Berisha u shpreh se fshati dhe fermerët do jenë përparësia e opozitës.

Kryedemokrati tha se toka në Shqipëri është një pasuri jashtëzakonisht e çmuar dhe është e cilësisë shumë të lartë.

Toka në Shqipëri është një pasuri jashtëzakonisht e çmuar, është e cilësisë shumë të lartë. Është tokë me diell dhe ujë sa askund tjetër dhe ju jeni të aftë, nuk ka fermerë më të aftë se ju, por të lënë në mëshirë, të lënë pa kurrfarë mëbshtetje, është qënrim armiqësor ndaj jush.

As pushtuesi nuk do sillej dot ndryshe përveçse kështu. 52 milionë ka caktuar gjithsej. Është 0.2 përqind e asaj që jep prodhimi bujqësor. Përsëri bujqësia është sektori më punësues. Hapi kufijtë për Ballkanin e Hapur.

Çfarë është Ballkani i Hapur? Është mini-Jugosllavia në rrafshin ekonomik, në të cilin sigurisht Serbia me prodhimet e saj dominon sepse ka subvencione 8 herë më të mëdha se Shqipëria. Dhe subvencionet atje janë dhjetëravjeçare. Edhe sot në Kosovë, kanë sistemet e vaditjes më modernet, të ndërtuara që më përpara. Kanë organizimin dhe përpunimin, etj.

Ndaj dhe taksa, asimetri e plotë me TVSH-në, e cila u godet ju dhe mbështet importet. Dhe e gjithë alternativa, mashtrim. Jo, në Europë nuk subvencionojnë më naftën. Jo, sill faturën e TVSH. Jo, nafta nuk jepet. Nafta jepet për sipërfaqe të punuar kudo. E merr në pompë faturën dhe shko e merr restin siç është ligji. Vjen miliarderi, jo një, por me dhjetëra e dhjetëra, jahtet në Durrës dhe Sarandë, e ftojnë atë për një drekë a për një darkë dhe merrin gjer në 1 milion litra naftë me 600 lekë.

Dhe thoshte, atyre u jepet se përfiton ekonomia. Çfarë përfiton ekonomia? Ekonomia humbet aty. Çfarë përfitimi paska se ardhka ai dhe të shtron një darkë ty? Çfarë investimesh kanë ardhur gjatë këtyre 14 viteve? Absolutisht asnjë investim serioz. Kanë ikur kompani ndër më të mëdhatë.

Këtu ka qenë SHELL, investoi 1 miliard. Por SHELL ka ardhur që në vitin 2009. TAP mbaroi, 800 milionë, por ishte i kontraktuar para se të vinte ky në pushtet. Devolli, para se të vinte ky në pushtet. Të thotë një kompani që ka ardhur. Asnjë Kompani të mëdha, e kam fjalën.

A e dëgjuat dje? Doja, tha ajo vajza, të sillja një investitor të madh, por kur mora vesh që e kishin marrë peng atë në AKSHI, thashë nuk kemi punë ne këtu. Pra, situatë shumë e vështirë. Situatë që kërkon përgjigje. U garantoj se ne kemi një program dhe kemi një program në të cilin ju do jeni përparësi. Por, shkurtimisht dy gjëra do u kujtoj.

Në ato vite të qeverisjes, 3 miliardë euro ne i kemi investuar në Shqipërinë rurale. Shqipëria rurale në vitin 2005, për sa i përket rrjetit rrugor, 95 përqind ishin rrugë të trashëguar në shekuj. Dikur qerresh, dhe më vonë të shndërruara në rrugë balte makinash.

Ne bëmë gjithçka dhe do bëjmë gjithçka me një parim, që në çdo fshat, infrastruktura të jetë ajo e lagjes së qytetit. Siç ka lagjja e qytetit rrugët, rrugicat, ujësjellësin,, kanalizimet, shkollën, qendrën shëndetësore, duhet ta ketë edhe fermeri, duhet ta ketë fshati. Dhe ne punuam shumë seriozisht. Nuk e përfunduam projektin dot, por ai projekt është i domosdoshëm./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj