LIVE UPDATES
Politike

"Bashkia e qeveria kanë zgjedhur të heshtin"/ Teliti: Tirana është në prag paralize, nga ulja e flotës së autobusëve me 40%

Në deklaratë Teliti, thekson se PD dhe Opozita kërkojnë reagim të menjëhershëm. Së pari qeveria të pranojë propozimin zyrtar të PD-së për ulje urgjente të barrës fiskale mbi karburantin për të lehtësuar kostot e sektorit dhe ekonomisë në përgjithësi.

15 Prill 2026, 12:52 Nga E. D
"Bashkia e qeveria kanë zgjedhur të heshtin"/ Teliti: Tirana
Dorjan Teliti

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti deklaroi se Tirana është në prag paralize, nga ulja e flotës së autobusëve me 40%. Duke folur në deklaratë për mediat, Teliti akuzoi qeverinë dhe bashkinë për heshtje totale ne lidhje me këtë situatë.

Në deklaratë Teliti, thekson se PD dhe Opozita kërkojnë reagim të menjëhershëm. Së pari qeveria të pranojë propozimin zyrtar të PD-së për ulje urgjente të barrës fiskale mbi karburantin për të lehtësuar kostot e sektorit dhe ekonomisë në përgjithësi.

Dhe së dyti të ketë një mbledhje të menjëhershme dhe të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, me qëllim që të bëjmë transparencë të plotë mbi situatën dhe të miratohen urgjentisht masa dhe paketa konkrete mbështetëse ndaj këtij sektori nga buxheti vendor i Tiranës.

Deklarata e Dorjan Teliti:

Të dashur qytetarë të Tiranës! Kryeqyteti po përballet me një krizë serioze, transporti urban është në prag paralyze të plotë. Duke filluar nga sot, shoqatat e transportit urban kanë reduktuar me 40% flotën e autobusëve në qarkullim, për shkak të kostove të larta dhe të papërballueshme të shërbimit.

Ky është fillimi i krizës reale dhe me pasoja të rënda. Së pari, Tirana rrezikon bllokim, që do të thotë përkeqësim i mëtejshëm i lëvizshmërisë së përditshme të qytetarëve. Ulja me 40% e flotës së autobusëve do të thotë edhe më shumë makina në terren, më shumë trafik, më shumë ndotje të ajrit që thithim.

Së dyti, reduktimi me 40% i flotës së autobusëve godet fuqimisht dhe drejtpërdrejt jetën ekonomike dhe sociale të kryeqytetit. Qytetarët do ta kenë më të vështirë të arrijnë në vendin e punës çka do të thotë se shërbime rrezikojnë vonesa e deri edhe paralizimin e plotë.

Kjo nuk është më një çështje sektoriale. Është një krizë e funksionimit të Tiranës. Përballë kësaj situate, mosreagimi i institucioneve është i papranueshëm. Qeveria dhe Bashkia kanë zgjedhur të heshtin. Qeveria dhe Bashkia kanë shpërfillur paralajmërimet. Ky është rezultati i një qeverisjeje pa plan, pa përgjegjësi dhe pa vizion.

Partia Demokratike dhe Opozita kërkojnë reagim të menjëhershëm: 1. Qeveria të pranojë propozimin zyrtar të PD-së për ulje urgjente të barrës fiskale mbi karburantin për të lehtësuar kostot e sektorit dhe ekonomisë në përgjithësi. 2. Mbledhje të menjëhershme dhe të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, me qëllim që të bëjmë transparencë të plotë mbi situatën dhe të miratohen urgjentisht masa dhe paketa konkrete mbështetëse ndaj këtij sektori nga buxheti vendor i Tiranës.

Transporti publik nuk është luks, por një e drejtë për qytetarët. Nëse edhe për një shërbim jetik si transporti publik, institucionet zgjedhin të mos reagojnë, atëherë bëhet e qartë se problemi nuk është thjesht një sektor në krizë, por vetë mënyra se si qeveriset Shqipëria dhe Tirana.

Pikërisht sepse këto probleme nuk po marrin zgjidhje, është një arsye më shumë për të ftuar të gjithë qytetarët ditën e premte, më 17 prill, të bashkohen në protestë. Është momenti për të reaguar. Është momenti për të kërkuar llogari. Është momenti për t’i treguar pushtetit se Tirana nuk mund të qeveriset me heshtje, indiferencë, braktisje dhe abuzime. Ju faleminderit!/Dosja.al

dorjan teliti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj