Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë seancës, avokati i Veliajt kërkoi respektimin e të drejtave procedurale, duke theksuar se i pandehuri duhet të jetë i njoftuar në mënyrë të rregullt dhe të shprehë vullnetin e tij për pjesëmarrje në proces.
TIRANË- Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, si dhe të pandehurve të tjerë në këtë proces. Seanca e radhës është caktuar të zhvillohet më 27 prill, në orën 12:00. vetë Veliaj nuk ka qenë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me arsyet e mungesës së tij.
Po ashtu, mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin e tij dhe nuk ka vënë në dispozicion dokumentacionin përkatës. Gjatë seancës, avokati i Veliajt kërkoi respektimin e të drejtave procedurale, duke theksuar se i pandehuri duhet të jetë i njoftuar në mënyrë të rregullt dhe të shprehë vullnetin e tij për pjesëmarrje në proces.
Diskutimet në seancë:
Avokati i Veliajt: Së pari, ju duhet të garantoni të drejtën e çdo të pandehuri për t’u njoftuar dhe po ashtu faktin që zoti Veliaj nuk e ka shprehur vullnetin e tij nëse do të marrë pjesë në seancën e sotme. Mendoj që nuk mund të vijojë gjykimi. Ndërsa, për sa u përket 24 fashikujve që ju si gjykatë theksoni që janë fashikuj që lidhen me njoftimin e akuzës për të pandehurit e tjerë, ne kërkojmë çdo fashikull, sepse janë të pandehur në një procedim të lidhur.
Altin Dumani: Marr në konsideratë rrethanën e relatuar, i pandehuri nuk është njoftuar, përpos faktit që gjykata ka urdhëruar njoftimin e tij. Na rezulton se Drejtoria e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës. Po ashtu, duhet të mësohet se përse Drejtoria e Burgjeve nuk ka zbatuar urdhrin e gjykatës, sepse nuk është hera e parë dhe mosnjoftimi i të pandehurit po bëhet shkak për shtyrjen e seancës. Nëse ju si gjykatë vendosni të shtyni seancën, ju kërkojmë që të caktoni një datë sa më të shpejtë.
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zjarrin që shkrumboi pallatin 12-katësh në kompleksin "Arlis" pranë QS...
Erion Veliaj TIRANË- Sot mbahet seanca e radhës e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe për të pand...
Edi Rama, Eric Adams TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka ndarë foto nga momenti i dhënies së pasaportës shqiptare kryetarit të ...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është paraqitur në Gjykatën e Posaçme. ...
Edi Rama TIRANË- Shkallët e jashtme të Pallatit të Kongreseve u veshën me tapet të kuq, ndërkohë që simboli i ...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në spital, tetë personat, të cilët mbetën...
Foto ilustruse TIRANË- Inspektorati i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka urdhëruar të ngrihet një grup pune për ver...
pamjet TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me zjarrin në kompleksin "Arlis", pranë QSYT në Ti...
Anuela Ristani TIRANË- Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka deklaruar se nuk ka humbje jete si pasojë e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka dorëzuar pasaportën dhe ID shqiptare Erik Adams, ish-kryebashkiakut të ...