Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ndërkohë, në gjykatë kanë mbërritur edhe përfaqësuesit ligjorë dhe të pandehur të tjerë në çështje. Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe qëndrimet e palëve në proces.
TIRANË- Sot mbahet seanca e radhës e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe për të pandehurit e tjerë. Të pranishëm janë dy prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani. Ndërkohë, në gjykatë kanë mbërritur edhe përfaqësuesit ligjorë dhe të pandehur të tjerë në çështje. Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe qëndrimet e palëve në proces.
Në seancën e shkuar, biznesmeni Elman Abule, Mirton Lika dhe ish deputetja socialiste Klotilda Bushka kërkuan ndarjen e çështjes dhe gjykimin nga një gjykatë tjetër dhe jo GJKKO. Avokati i Bushkës pretendoi se çështja duhet të shqyrtohet nga një gjykatë tjetër për shkak se ajo nuk është më deputete.
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
Edi Rama, Eric Adams TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka ndarë foto nga momenti i dhënies së pasaportës shqiptare kryetarit të ...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është paraqitur në Gjykatën e Posaçme. ...
Edi Rama TIRANË- Shkallët e jashtme të Pallatit të Kongreseve u veshën me tapet të kuq, ndërkohë që simboli i ...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në spital, tetë personat, të cilët mbetën...
Foto ilustruse TIRANË- Inspektorati i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka urdhëruar të ngrihet një grup pune për ver...
pamjet TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me zjarrin në kompleksin "Arlis", pranë QSYT në Ti...
Anuela Ristani TIRANË- Kryetarja e Komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani ka deklaruar se nuk ka humbje jete si pasojë e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama i ka dorëzuar pasaportën dhe ID shqiptare Erik Adams, ish-kryebashkiakut të ...
Petrit Ajeti (në mes) pozon me kryeministrin Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, pasi iu vazhdua mandati si s...
Edward P. Joseph Humbja e Viktor Orbanit në zgjedhjet në Hungari krijon një dritare të re mundësie për Kosovën, vle...