Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidenca e Kosovës njoftoi në uebsajtin e vet se ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri Albin Kurti, e nënshkruan të martën vendimin për vazhdimin e mandatit të Ajetit si drejtor i AKI-së për një mandat të ri pesëvjeçar.
Petrit Ajeti do të jetë në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) edhe pesë vjet të tjera, pasi iu vazhdua mandati të martën.
Presidenca e Kosovës njoftoi në uebsajtin e vet se ushtruesja e detyrës së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu, dhe kryeministri Albin Kurti, e nënshkruan të martën vendimin për vazhdimin e mandatit të Ajetit si drejtor i AKI-së për një mandat të ri pesëvjeçar.
“Ky vendim pasqyron vlerësimin institucional për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e deritanishme të z. Ajeti në udhëheqjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, si dhe besimin në vazhdimësinë e lidershipit të tij në forcimin e kapaciteteve të inteligjencës dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ajeti u emërua shef i AKI-së për herë të parë në vitin 2021 dhe është vetëm drejtori i dytë pas Bashkim Smakajt që e përfundon një mandat të plotë në këtë detyrë në historinë e AKI-së.
Ajeti kreu Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ndërsa në vitin 2001 kreu studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë.
Ai mbaroi studimet e nivelit Master në fushën e Arteve në Përgjegjësinë Sociale të Korporatave në Universitetin Metropolitan të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka të kryera edhe disa programe të zhvillimit profesional në Gjermani dhe SHBA.
Në vitet para ardhjes së Ajetit, AKI-ja kishte ndërruar tre drejtorë.
I vetmi që deri atëherë kishte përfunduar një mandat të plotë ishte drejtori i parë, Bashkim Smakaj, i cili ishte emëruar në këtë post në shkurt të vitit 2009.
Një vit pas riemërimit, më 2015 ai kishte dhënë dorëheqje, duke u zëvendësuar nga Agron Selimaj. Ky i fundit po ashtu kishte dhënë dorëheqje dy vjet më vonë, më 2017.
Në vend të tij, më 2017, u emërua Driton Gashi, të cilit iu kërkua të lironte detyrën vetëm një vit pas marrjes së detyrës, për shkak të skandalit me arrestimin dhe dëbimit të gjashtë shtetasve turq.
Pas tij, në pozitën e drejtorit të AKI-së ishte emëruar Kreshnik Gashi, të cilit po ashtu iu kërkua largimi nga ky post, në dhjetor të vitit 2020.
Në bazë të ligjit në fuqi, drejtori i AKI-së i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit.
Po sipas këtij ligji, drejtori i AKI-së shërben si këshilltar i presidentit dhe kryeministrit për çështje të inteligjencës që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës; njofton presidentin dhe kryeministrin për aktivitetet e AKI-së dhe ofron informata për presidentin dhe kryeministrin sa i takon sigurisë./REL
Edward P. Joseph Humbja e Viktor Orbanit në zgjedhjet në Hungari krijon një dritare të re mundësie për Kosovën, vle...
Ilir Meta TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka drejtuar një letër publike Komitetit Shqiptar të Helsinkit....
Ali Ahmeti dhe Edi Rama TIRANË- Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedonië e Veriut Ali Ahmeti, ka zhvilluar dit&e...
Foto ilustruse TIRANË- Kuvendi ka lënë në fuqi masat disiplinore të vendosura nga Sekretariati i Etikës, ndaj deput...
Pallati i Drejtësisë në Prishtinë Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, dhe deputeti i partis...
Erion Veliaj TIRANË- Studio ligjore ndërkombëtare Kasowitz, ka reaguar pasi avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca, publikoi ...
Dritan Abazoviç TIRANË- Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazoviç theksoi nevojën për unitet në mbroj...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha citoi shifra sipas të cilave nga viti 2015 deri në 2024, rreth 1,990,000 shqiptar&...
Minatori TIRANË- Një tjetër përplasje ka ndodhur në samitin e Diasporës që po mbahet sot në Tiranë. N&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se protesta e 17 prillit do të jetë një revoltë e fuq...