LIVE UPDATES
Politike

Protesta e 17 prillit/ Berisha: E gjithë bota ka marrë masa për krizën e naftës, Rama i vjedh

Në deklaratën e tij për mediat, Berisha kritikoi qeverinë për politikat mbi çmimin e naftës dhe subvencionet për fermerët.

14 Prill 2026, 13:42 Nga I.A
Protesta e 17 prillit/ Berisha: E gjithë bota ka marrë masa
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se protesta e 17 prillit do të jetë një revoltë e fuqishme qytetare kundër korrupsionit dhe gjendjes ekonomike në vend. Në deklaratën e tij për mediat, Berisha kritikoi qeverinë për politikat mbi çmimin e naftës dhe subvencionet për fermerët.

Berisha ka thënë se Shqipëria po ndjek një kurs të ndryshëm nga vendet e BE-së, të cilat sipas tij, kanë lehtësuar barrën fiskale për karburantet dhe bujqësinë.

"Do të jetë një revoltë e fuqishme e qytetarëve shqiptarë në mbrojtje, në mbrojtje të interesave të tyre më jetike, luftës kundër korrupsionit, shtetit ligjor, mbrojtjes nga vjedhjet e Edi Rama dhe qeveritarë, në mbrojtje të vokacionit të tyre perëndimor, por edhe të gjendjes së tyre nga katastrofa ekonomike që po ndodh. Ju e ndëgjuat. Cilat janë zhvillimet sot në Evropë në raport me naftën? Nafta është gjaku i ekonomisë dhe është materia me ndikim më të fuqishëm jo vetëm në industri, jo vetëm në ata që kanë makina, por dhe të gjithë ata që ushqehen, të gjithë ata që blejnë në dyqane, të gjithë ata që ecin, që përdorin transportin, që lëvizin. E gjithë Evropa, e gjithë bota perëndimore, Australia, janë angazhuar në lehtësime të menjëhershme të barrës fiskale mbi naftën. Në një kohë kur Edi Rama po nxjerr fitime përrallore për shkak të rritjes së TVSH-së dhe nuk ul asgjë, derisa nafta thotë të kalojë 224 lekë për litër. Përveç kësaj, ai mori një vendim absolutisht me synim falimentimin e fermerëve shqiptarë. Më lejoni t'i informoj fermerët e vendit, se Gjermania në një akt para tre ditësh, vendosi të dyfishojë subvencionin e naftës për fermerët. Ta dyfishojë. Të tjerat po kështu, Suedia. Dhe vende të tjera, Suedia uli TVSH-në e ushqimeve në 6%, nga 12% që e kishte. Për shkak të këtyre çmimeve. Kurse Edi Rama hoqi subvencionimin për fermerë shqiptarë dhe shkoi në paturpësinë, pacipësinë më të madhe. U deklaroi 2 metra gënjeshtar, u deklaroi se Evropa nuk e përdor më subvencionin. Edhe njëherë u them fermerëve shqiptarë se nuk ka asnjë vend në, në vendet anëtare të Bashkimit Evropian apo që negociojnë, të cilat nuk japin subvencion për naftën për fermerët," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës