Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi ‘Paketën e Maleve’ të Ramës si ‘paketën e mafies’, duke argumentuar se tokat e ofruara ndodhen në Maminas, vetëm 30 metra mbi nivelin e detit, dhe jo në zona malore.
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha citoi shifra sipas të cilave nga viti 2015 deri në 2024, rreth 1,990,000 shqiptarë janë larguar nga vendi, duke arritur në rreth 45% të popullsisë. Gjatë fjalës së tij, Berisha e cilësoi ‘Paketën e Maleve’ të Ramës si ‘paketën e mafies’, duke argumentuar se tokat e ofruara ndodhen në Maminas, vetëm 30 metra mbi nivelin e detit, dhe jo në zona malore.
Berisha në fjalën e tij u bëri thirrje shqiptarëve të diasporës të mos bien pre e këtij projekti.
“Gjendje katastrofale e investimeve të huaja. Unë u informoj dhe u them shqiptarëve të diasporës se viti 2025 ka shënuar rënien më të madhe në histori të investimeve të huaja. Dhe se ajo që servilet si rritja më e madhe, në fakt është fake, fake dhe vetëm fake. Më lejoni ta zbërthej. Ai pretendon se në vitin 2025, investimet e huaja arritën 1.6 miliardë. Dakord. Të ndalemi çfarë janë ato, sipas INSTAT. 800 milionë janë riinvestime të kompanive të huaja në Shqipëri. Pra janë kapital monetar fund e krye shqiptar. Janë para të krijuara në Shqipëri. Paraja nuk njeh kombësi. Por paraja nuk vjen nga jashtë për t’u investuar në Shqipëri. Dhe kjo para vetëm në standardet e kryemashtruesit Edi Rama konsiderohet si investim i huaj. Kjo para nuk është investim i huaj. Pra, që në analizën e parë, del se investimet e huaja kanë zbritur nga 1.6 miliardë në 800 milionë. Vazhdojmë më tutje. Çfarë ndodh me 800 milionët e tjera investime? 32 përqind e tyre janë blerje apartamentesh dhe katesh nga shqiptarët jashtë vendit në Shqipëri. Pra, shihni kullat, të gjitha katet në tërësi pa drita. Janë krijuar lugetërit pa drita në Tiranë.
Çfarë janë këta lugetër? Monumente të vjedhjes dhe të korrupsionit. Nuk janë të pashitura, janë të blera dhe të kyçura nga grupet kriminale, por edhe qytetarë të ndershëm, ka me qindra mijëra shqiptarë të ndershëm që blejnë, dhe i gëzofshin.
Por dyert e mbyllura nuk krijojnë punësim. Sigurisht janë të ardhura për vendin, se merren taksa dhe kjo nuk mohohet. Por asgjë nuk sjellin. Pra, edhe 32 përqind. Ngelen gjithsej më pak se 18 përqind apo më pak se 300 milionë apo rreth 300 milionë, nga 1 miliard e 600 milionë që ishin. 300 milionë euro kanë qenë investimet e huaja. Ky ka vetinë e paturpësisë të gënjejë për çdo gjë, ky mendon se gënjeshtrat janë tregu më i mirë dhe vazhdon me të. Investimet në vitin 2010-2011 kanë arritur 1 miliard e 400 milionë euro, kanë qenë të gjitha investime në prodhime. Edhe pas vitit 2013, investimet mbi 1 miliard. Po nga erdhën ato? Erdhi nga TAP-i, i cili investoi në Shqipëri 800 milionë euro. Erdhën nga kaskada e Devollit, disa qindra e qindra milionë euro disa qindra milionë euro nga kaskada e Fanit, qindra milionë euro dhe nga dhjetëra vepra vepra të tjera publike, vepra private, ndërtime hidrocentralesh e të tjerë, të cilat ishin licencuar më parë. Tani ato mbaruan, ato janë ndërtuar. Ndaj dhe Shqipëria zbriti tek zbriti në vitin 2025, Shqipëria kishte gjithsej 300 milionë euro, nga të cilat 100 e sa milionë ishte shitja e një banke.
Pra, mund të ishte edhe pak më pak se sot. Kështu që sot pra, investimet e huaja janë, as nga diaspora, as nga Kosova, as nga askund, janë në rënie të lirë, përveç blerjes së banesave. Për sa i përket Paketës së Maleve, paketa e mafies. Prandaj unë u bëj thirrje shqiptarëve të mos bien pre e projekteve të mafies. Të dashur qytetarë dhe qytetare, për të zbërthyer këtë që po ju them, paketa e mafies, e cila të cilën ai e quan paketa e maleve. Ju e njihni Shqipërinë. Shqipëria është vendi më malor për sipërfaqen e saj në Evropë. Ka kodër mal rreth 75-80% të sipërfaqes. Tani ku e ka gjetur Edi Rama malet me paketën e tij? Në Maminas. Në Maminas, rreth Maminasit 30 metër mbi sipërfaqen e detit. Pra, është gjithçka një mafie, ndaj ju lutem, askush të mos bjerë pre viktimë e mashtrimeve të Edi Ramës të paketës së tij të mafies. Faleminderit,“ tha Berisha./Dosja.al
Minatori TIRANË- Një tjetër përplasje ka ndodhur në samitin e Diasporës që po mbahet sot në Tiranë. N&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se protesta e 17 prillit do të jetë një revoltë e fuq...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama, duke e cilësuar atë armiku...
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, deklaroi se rritja e çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera baz&eu...
Karburantet TIRANË- Bordi i Transparencës është mbledhur ditën e sotme duke përcaktuar çmimet e reja që do t...
Eva Baçi TIRANË-Samiti i Diasporës i organizuar nga kryeministri Edi Rama nuk ka shkuar sipas planeve. Kjo pasi në një prej pane...
Leonidha Hristo TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me 4 vite burgim ish-krye...
Foto Ilustruese TIRANË- Kuvendi miratoi të enjten me 76 vota të mazhorancës socialiste një nismë ligjore të mbështe...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli sot për “Paketën e Maleve”,, duke e quajtur si një instrument për zhvillim...
elvis roshi KAVAJË- Struktura e Posaçme ka kërkuar pushimin e hetimeve për 6 episode të shpërdorimit të detyr&eu...