15 Prill 2026, 11:20
Nga E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në një postim në rrjetet sociale se vendi i tij po përballet me presione të ndryshme politike nga rajoni, duke përmendur në mënyrë direkte Prishtinën, Tiranën, Zagrebin, dhe paralajmëroi blerje të reja ushtarake.
Ai shtoi se, pavarësisht këtyre zhvillimeve, institucionet serbe do të vazhdojnë punën për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e interesave kombëtare në rajon. Si komandant suprem i Forcave të Armatosura Serbe, tha se ka propozuar miratimin e një strategjie për robotizimin e këtyre forcave.
"Situata e sigurisë është disi më komplekse sesa në janar, kur e trajtuam atë, kryesisht për shkak të veprimeve dhe aktiviteteve të mëtejshme të aleancës ushtarake të Prishtines, Tiranës dhe Zagrebit. Angazhimi ynë për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit nuk ka ndryshuar, dhe ne mund ta ruajmë atë vetëm nëse jemi mjaftueshëm të fuqishëm", tha Vuçiç në Facebook.
Sipas tij, plani përfshin krijimin e njësive ushtarake të pajisura me platforma robotike dhe dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi, si dhe përdorimin e municioneve "fluturuese". Po ashtu, ai paralajmëroi trajnimin e njësive speciale të zbulimit për përcaktimin e koordinatave të objektivave për përdorim të artilerisë dhe aviacionit, si dhe zgjerimin e përdorimit të dronëve në pjesë të tjera të ushtrisë. Vuçiç tha se këto masa synojnë modernizimin dhe rritjen e kapaciteteve ushtarake të Serbisë.
"Në ditët në vijim, do të nënshkruajmë kontrata shumë të rëndësishme për prokurimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake. Presim vizita të rëndësishme dhe kontrata të reja me vende të tjera, me qëllim bërjen e porosive të mëdha për ushtrinë tonë. Besoj se në periudhën në vijim, do ta ngremë në një nivel më të lartë gjithçka që kemi folur sot. Mendoj se do të jemi një nga ushtritë me ndërveprimin më të theksuar dhe aftësitë më të mëdha jo vetëm në rajonin tonë, por edhe më gjerë", tha Vuçiç./Dosja.al
aleksandar vuçiç
Politike
15 Prill 2026, 11:18
E. D
LUSHNJE- Pas zjarrit të një dite më parë në kompleksin “Arlis” në Tiranë, një tjetër problem serioz &...
Politike
15 Prill 2026, 10:37
E. D
GJKKO
TIRANË- Është shtyrë seanca gjyqësore në GJKKO ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj,...
Politike
15 Prill 2026, 10:16
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zjarrin që shkrumboi pallatin 12-katësh në kompleksin "Arlis" pranë QS...
Politike
15 Prill 2026, 09:24
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Sot mbahet seanca e radhës e gjyqit në themel për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe për të pand...
Politike
15 Prill 2026, 09:18
E. D
Edi Rama, Eric Adams
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka ndarë foto nga momenti i dhënies së pasaportës shqiptare kryetarit të ...
Politike
15 Prill 2026, 09:10
E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është paraqitur në Gjykatën e Posaçme. ...
Politike
14 Prill 2026, 21:27
E. D
Edi Rama
TIRANË- Shkallët e jashtme të Pallatit të Kongreseve u veshën me tapet të kuq, ndërkohë që simboli i ...
Politike
14 Prill 2026, 21:14
E. D
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka vizituar në spital, tetë personat, të cilët mbetën...
Politike
14 Prill 2026, 20:53
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Inspektorati i Përgjithshëm, Dashnor Sula ka urdhëruar të ngrihet një grup pune për ver...
Politike
14 Prill 2026, 20:55
E. D
pamjet
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me zjarrin në kompleksin "Arlis", pranë QSYT në Ti...