LIVE UPDATES
Politike

"Fusha e garës ishte krejt e pabarabartë", Berisha me kryetarët e degëve të PD-së: Zgjedhjet ishin një farsë

Gjatë një mbledhjeje me kryetarët e degëve të PD-së, Berisha u shpreh se gara zgjedhore ishte plotësisht e pabarabartë dhe se, sipas tij, regjimi apo diktatura autoritare e instaluar shfaqi qartë shëmtinë e dhunimit masiv të votës së lirë të shqiptarëve.

11 Nëntor 2025, 13:51 Nga M.L
"Fusha e garës ishte krejt e pabarabartë", Berisha me
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas zgjedhjeve të pjesshme lokale, duke i cilësuar ato si një farsë elektorale. Gjatë një mbledhjeje me kryetarët e degëve të PD-së, Berisha u shpreh se gara zgjedhore ishte plotësisht e pabarabartë dhe se, sipas tij, regjimi apo diktatura autoritare e instaluar shfaqi qartë shëmtinë e dhunimit masiv të votës së lirë të shqiptarëve.

Ai akuzoi mazhorancën se ka përdorur të gjitha burimet shtetërore për të manipuluar procesin zgjedhor dhe për të grabitur votën e qytetarëve.

PJESË NGA FJALIMI:

Së pari, ju përshëndes përzemërsisht ju, të nderuar drejtues të degëve të PD, Tiranës, qarqeve, rretheve.
Përshëndes shumë përzemërsisht të gjithë anëtaret dhe anëtarët tanë, mbështetëset dhe mbështetesit tanë në Shqipëri dhe kudo që janë. Ne mblidhemi në këtë takim në një situatë të paprecedentë në 33 vite të pluralizmit politik në Shqipëri.
Në një situatë ku regjimi apo diktatura autoritare e instaluar, shpalosi me gjithë shëmtinë e tij dhunimin masiv të votës së lirë të shqiptarëve.

Shpalosi me të gjithë fuqinë e tij dhunimin në qindra dhe mijëra herë të ligjit elektoral shqiptar dhe ligjit ndërkombëtar të zgjedhjeve të drejta.  Shpalosi përdorimin e të gjitha potencialeve të shtetit për të grabitur votën e shqiptarëve. Por shpalosi hanxharët e të gjitha bandave kriminale aleate të qeverisë për të mos lejuar shqiptarët të votojnë të lirë. Dëshmoi se në mënyrë të programuar, të pandalshme dhe me çdo kusht dhe çdo çmim ai do të qëndrojë në pushtet dhe se vota e shqiptarëve është diçka e pavlerë për të.

Ne vijmë në këtë takim pasi ju, anëtarët, mbështetësit, simpatizantët tanë derdhën lumenj djerse me ndershmëri, me sakrifica për një proces zgjedhor që vendi duhej të kishte. Me çfarë u përballën ata dhe ju? Ata u përballën së pari me një politikë terrori ndaj opozitës. Edi Rama, në traditën e babait të tij xhelat, në vitin elektoral arrestoi si persona nën hetim, pa asnjë fakt penal, liderët e dy partive kryesore opozitare dhe vuri nën ndjekje penale të tretin. Një akt të tillë e ka bërë identik Zajedi i Tunizisë, i cili në vitin elektoral arrestoi tre liderët e partive kryesore opozitare. Se edhe Zajedi e ka opozitën.
Arrestoi tre liderët e partive kryesore opozitare për të fituar në zgjedhje aq sa deshi.

Jo vetëm kaq, por terrori politik ndaj opozitës u shpreh qartë me shëmtinë e tij me marrje mandati të kryetarit të bashkisë së Himarës. Me marrjen e mandatit, duke montuar proces false, duke u vërtetuar që ai gjoja kishte paguar në një klub në Himarë, në atë moment ndodhej në Vlorë. Burgosën deputetin vetëm e vetëm se u tha shqiptarëve të vërtetën se i vëllai i Fatzi Xhafës, i dënuar në Itali, jetonte i qetë dhe drejtonte trafiqet nga Vlora, Gerondi. Vëzhguesit ndërkombëtarë konstatuan se në periudhën e ndaluar me ligj, Edi Rama dhe ministrat e tij organizuan 4500 aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare për të ndikuar tek zgjedhësit, tek vota.

Që të gjitha këto, buxhet i qytetarëve shqiptarë. Në zgjedhje u përdorën të gjitha burimet dhe potencialet tashmë të certifikuara, të dokumentuara. Shpërblimi apo dhurata prej 100 eurosh për pensionistët. Falja e gjobave dhe kamatave prej 200 e sa milionë euro. Rritja me 8 herë e subvencioneve për fshatin. Punësimi i përkohshëm në dhjetëra e dhjetëra raste.
Krahas këtyre, ju jeni dëshmitarë se policia politike elektorale e patronazhistëve, në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës, u vërsul me egërsi që të kontrollonte vullnetin e zgjedhësve shqiptarë.

Në narkoshtetin e parë dhe të vetëm të Europës, u shpërndanë 183 licenca për të mbjellë 28 mijë hektarë kanabis kundrejt vetëm 200 hektarë që parashikon ligji. Të gjitha këto bënë që vëzhguesit ndërkombëtarë të qëndrojnë me ndershmëri, me integritet në anën e zgjedhësve shqiptarë. Të gjitha këto janë deklarata të tyre. Të gjitha këto dëshmojnë se zgjedhjet ishin një farsë. Se fusha e garës ishte krejt e pabarabartë. Por po t’u shtojmë këtyre një faktor po kaq madhor sa të gjithë këta të tjerët, kontrollin qeveritar të 90 përqind të medieve, nga i cili qytetarët shqiptarë nuk morën dot informacionin, u mashtruan.

Ky kontroll i medieve është një nga armët, dhe ndoshta arma më e rrezikshme e diktaturës autoritare të Edi Ramës ndaj shqiptarëve. Do t’u jap vetëm një moment, në kulmin e skandaleve të Lubi Ballukut dhe Edi Ramës, 90 përqind e medieve qeveritare censurojnë dhe nuk japin lajme. Dje shumica e tyre anuloi emisionet e parashikuara për Lubinë me urdhër. Shqiptarët nuk duhet të dëgjojnë për këtë. Duhet të dëgjojnë për çdo gjë tjetër, por jo për atë.

sali berisha zgjedhjet e pjesshme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj