LIVE UPDATES
Politike

"Nuk flsini për këtë sistem sepse e keni krijuar vetë", Balliu përplaset keq me Ministren Kociu: Krimi i organizuar kontrollon çdo cep të vendit

Një debat i fortë është zhvilluar sot në Komisionin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku deputeti i Partisë Demokratike dhe zv/kryetar i Komisionit, Klevis Balliu, u përplas ashpër me ministren e Brendshme Taulanda Kociu lidhur me gjendjen alarmante të rendit dhe sigurisë në vend.

11 Nëntor 2025, 13:02 Nga M.L
"Nuk flsini për këtë sistem sepse e keni krijuar
Balliu

TIRANA- Zv/kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, Klevis Balliu, akuzon qeverinë për bashkëjetesë me krimin e organizuar. Një debat i fortë është zhvilluar sot në Komisionin e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku deputeti i Partisë Demokratike dhe zv/kryetar i Komisionit, Klevis Balliu, u përplas ashpër me ministren e Brendshme Taulanda Kociu lidhur me gjendjen alarmante të rendit dhe sigurisë në vend.

“Krimi i organizuar sot kontrollon çdo cep të vendit,” deklaroi Balliu, duke theksuar se ndërkohë që të gjitha raportet ndërkombëtare flasin për Shqipërinë si nyje të trafikut të kokainës, policia e shtetit nuk kap asnjë gram.
Sipas tij, kjo është prova më e qartë se strukturat e rendit janë nën kontroll të kartelëve dhe jo në luftë me ta.

Balliu iu referua raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), duke theksuar se korrupsioni dhe krimi i organizuar e kanë bërë Shqipërinë të cenueshme ndaj pastrimit të parave.

“Ju nuk ktheni përgjigje për këtë, sepse s’mund të flisni për një sistem që e keni ndërtuar vetë,” u shpreh Balliu duke akuzuar ministren Kociu për heshtje dhe mbrojtje politike të grupeve kriminale.

Zv/kryetari i Komisionit solli në vëmendje raportin e fundit të OSBE-ODIHR, ku për herë të parë theksohet ndërhyrja e krimit të organizuar në proceset zgjedhore.

“Pamë me sytë tanë se si në Vorë policia nuk guxonte të afrohej, ndërsa banda e Xhabirave ushtronte presion mbi qendrat e votimit,” tha Balliu, duke shtuar se ky është shembulli më i qartë i kapjes së shtetit.

Deputeti demokrat nuk kurseu as drejtuesit e policisë, duke përmendur konkretisht Ilir Prodën, për të cilin tha se “është në shërbim të krimit dhe jo në luftë me të.”

Ai theksoi se raportet e DASH konfirmojnë rënien e sigurisë publike:
“Dy policë me të njëjtën gradë, në të njëjtën rrugë — njëri me skaf 200 mijë euro, tjetri mezi paguan qiranë. Ky është imazhi real i një sistemi të kalbur nga korrupsioni

Duke iu referuar Indeksit Global të Krimit të Organizuar 2025, Balliu theksoi se Shqipëria ka shënuar rritje të ndjeshme të ndikimit të grupeve kriminale dhe të nivelit të kriminalitetit në rajon.

“Ndërkohë që në portin e Durrësit nuk kapet prej vitesh asnjë gram kokainë, janë autoritetet e vendeve partnere që kapin tonelata të tëra që dalin nga portet tona,” u shpreh ai.

Balliu ngriti edhe çështjen e ndërtimit të kullave në Tiranë dhe qytete të tjera, që sipas tij financohen me para të pista:
“Vetëm 22% e financimit të tyre vjen nga bankat. Pjesa tjetër është para e zezë që po pastron sistemin financiar. Banka e Shqipërisë bleu 800 milionë euro për të frenuar rënien e monedhës europiane — kjo tregon se paraja e pistë po mbyt ekonominë, ndërsa 20% e shqiptarëve jetojnë në varfëri ekstreme dhe 41% janë në përjashtim social.”

Në mbyllje të debatit, Balliu lëshoi një akuzë të fortë politike:

“Sot, bandat nuk fshihen më — ato kanë përfaqësues në Parlament dhe në çdo hallkë të shtetit. Kjo është fytyra e pushtetit që ka zëvendësuar shtetin me bandat dhe rendin me frikën,” përfundoi zv/kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes.

klevis balliu taulanda kociu

Sondazh

Poll

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!