11 Nëntor 2025, 10:41
Nga I.A
Ilir Meta
TIRANË- Seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku do të shqyrtohej kërkesa e Ilir Metës për shuarjen e masës së sigurisë është shtyrë. Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës u bë kërkesa e paraqitur nga mbrojtja për përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani.
Sipas avokatit Cakrani, gjyqtarja nuk mund të gjykojë të njëjtin person për dy kërkesa të ndryshme, pasi muajin e kaluar ka qenë po ajo që ka shqyrtuar çështjen për revokimin e masës së sigurisë, ku vendosi mospranimin e kërkesës. Në këto kushte, trupa gjykuese vendosi që seanca e radhës të mbahet më datë 14 nëntor, në orën 09:00.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK/Dosja.al
ilir meta
Politike
11 Nëntor 2025, 09:57
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Banka e Shqipërisë është i vetmi që mund të quhet institucio...
Politike
11 Nëntor 2025, 09:46
SHBA- Projektligji “Akti për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor”, i sponsorizuar nga përfaqësuesi demok...
Politike
11 Nëntor 2025, 09:37
I.A
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë urdhërin e parë nga qelia pasi Gjykata Kushtetuese e rikt...
Politike
11 Nëntor 2025, 09:32
I.A
Kristjan Shkreli
TIRANË- Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristjan Shkreli është paraqitur ditën e sotme në Gjykat&eum...
Politike
11 Nëntor 2025, 08:20
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- GJKKO do të vendos ditën e sotme nëse dosja “Meta”, do të kalojë ose jo për gjyk...
Politike
10 Nëntor 2025, 22:18
E. D
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se nuk i rekomandon zgjedhjet e reja. Duke folur për mediat, ...
Politike
10 Nëntor 2025, 20:21
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Zgjedhja e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi, si anëtari më i ri i Gjykatës Kusht...
Politike
10 Nëntor 2025, 20:11
E. D
Catherine Suard
KORÇË- Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard ka folur lidhur me ligjin për barazinë ...
Politike
10 Nëntor 2025, 20:09
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike me porosi të kryetarit të grupit, Gazment Bardhi nuk morën pjesë...
Politike
10 Nëntor 2025, 18:52
E.d
Erald Kapri
TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i ka drejtuar disa pyetje ministres Elisa Spiropali. Gjatë fjalës s&...