LIVE UPDATES
Politike

BIRN: Raporti “sekret” i rrëzuar nga KED po përdoret për të sulmuar gjyqtarin Asim Vokshi

Çfarë e bën situatën edhe më të çuditshme është se vetë dokumentet e publikuara nga televizioni – një faksimile e vendimmarrjes së KED – bien në kontradiktë me raportimin e tij, ndërsa tregojnë se Këshilli jo vetëm që e ka verifikuar dokumentin e AKSIK-së, por ka kryer edhe një hetim administrativ dhe e ka rrëzuar atë si të pabazuar.

10 Nëntor 2025, 20:21 Nga E. D
BIRN: Raporti “sekret” i rrëzuar nga KED po përdoret
foto ilustruese

TIRANË- Zgjedhja e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi, si anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese, po shoqërohet me një betejë të ashpër akuzash publike në media.

Në qendër të këtij debati është një raportim i televizionit kombëtar Top Channel, i datës 9 nëntor 2025, i cili pretendon se kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, KED, Sokol Sadushi, i ka “fshehur” Gjykatës së Lartë një informacion komprometues, sipas të cilit gjyqtari Vokshi ka qenë “informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës”.

Sipas Top Channel, ky informacion, i ardhur nga AKSIK, përbënte një kriter ndalues për përzgjedhjen e Vokshit si anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Televizioni pretendon në raportimin e tij se KED, i drejtuar nga kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, nuk e kreu detyrën për verifikimin e raportit të AKSIK-së.

“Të dhënat nuk u vlerësuan, nuk u panë dhe u anashkaluan,” raportoi Top Channel të dielën.

Gjyqtari Asim Vokshi i cilësoi akuzat e Top Channel si të pavërteta dhe si një përpjekje për të penguar emërimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

“Fakti që bëhet scoop tani, flet vetë për qëllimet dashakeqe dhe të paligjshme me të cilat më bie rasti të përballem, vetëm për faktin se ndokujt nuk i pëlqen profili im për në Gjykatën Kushtetuese,” tha ai.

Çfarë e bën situatën edhe më të çuditshme është se vetë dokumentet e publikuara nga televizioni – një faksimile e vendimmarrjes së KED – bien në kontradiktë me raportimin e tij, ndërsa tregojnë se Këshilli jo vetëm që e ka verifikuar dokumentin e AKSIK-së, por ka kryer edhe një hetim administrativ dhe e ka rrëzuar atë si të pabazuar.

KED reagoi gjithashtu të hënën, duke e cilësuar të pavërtetë raportimin e Top Channel.

“Ky publikim mbështetet mbi të dhëna të rreme, të marra nga burime të dyshimta, në kufijtë e shkeljeve penale,” thuhet në njoftimin për mediat.

I kontaktuar nga BIRN, drejtori i informacionit në Top Channel, Robert Rakipllari, tha se televizioni i qëndronte vërtetësisë së raportimit të tij.

Përplasja për zgjedhjen në Kushtetuese

Kur krijohet një vend vakant, Gjykata e Lartë shpall thirrjen për aplikime dhe KED vlerëson kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore dhe kriteret profesionale, përfshirë përvojën mbi 15-vjeçare në fushën e drejtësisë, integritetin moral dhe etik, si dhe mungesën e lidhjeve politike apo dënimeve penale.

Nëse Gjykata e Lartë nuk arrin shumicën 3/5 për zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese brenda afatit 30-ditor, kandidati i renditur i pari në listën e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi shpallet automatikisht i zgjedhur.

Gjyqtari Asim Vokshi u shpall fitues i pozicionit vakant në Gjykatë Kushtetuese më 30 shtator. Nga votimi i fshehtë në Gjykatën e Lartë, kandidatja Naureda Llagami kishte siguruar 8 vota, Vokshi 6 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme. Me arsyetimin se asnjëri nuk arriti të sigurojë 3/5 e votave, u shpall fitues Vokshi, i cili në pikëzimin e KED kishte siguruar vendin e parë.

Pikëzimi nga KED, një organ kolegjial me 9 anëtarë i përbërë nga gjytarë e prokurorë të të gjitha niveleve përfshi 2 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe që është përgjegjës për verifikimin e kushteve ligjore, integritetit dhe vlerësimin profesional të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, është një nga ndryshimet thelbësore të reformës në drejtësi.

KED është vlerësuesi i kandidatëve për në Kushtetuese dhe pikëzimi e bën të pamundur që organet emëruese, Parlamenti, Presidenti dhe Gjykata e Lartë të bllokojnë procesin.

Ndërkohë, në rastin e Vokshit që u përzgjodh nga pikëzimi,  konkurrentja e tij Llagami ngriti pretendime për votën e pavlefshme, me argumentin se vullneti i zgjedhësit ishte i qartë në favor të saj.

Ajo u ankua fillimisht në Gjykatën Administrative dhe më pas edhe në Gjykatën Kushtetuese me kërkesë për pezullimin e zbatimit të vendimit që shpalli fitues Vokshin.

Gjykatat Kushtetuese do ta shqyrtojë të martën 11 nëntor ankesën e LLagamit. Gjykata Administrative shpalli moskompetencë. E pyetur nga BIRN për procedurën e KED, Llagami tha se: “Nuk kam asnjë informacion dhe nuk kam si të kem informacion. Kjo është retorikë e mediave”.

Lidhur me votën e pavlefshme, Gjykata e Lartë këmbënguli në vendimmarrje të drejtë. Ajo sqaroi se vota e pavlefshme për Llagamin kishte shenjë të dytë që cënonte fshehtësinë e saj.

“Ky parim cilësohet si një garanci substanciale që siguron që asnjë gjyqtar të mos ndjehet i ekspozuar, i identifikueshëm apo i ndikuar nga mënyra si voton”, arsytoi Gjykata e Lartë në një deklaratë për shtyp.

Raporti kontradiktor i Top Channel

Burimi i raportit që po përdoret në këtë përplasje është Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (AKSIK), një institucion në varësi të Kryeministrit.

AKSIK, i njohur më parë si DSIK, është një nga institucionet kryesore që u përdor në procesin e vetingut për kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke verifikuar nëse ata kanë pasur kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar.

Megjithatë, gjatë procesit të vetingut, më shumë se një herë, raportet e ardhura nga ky institucion u rrëzuan si të pabaza nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit apo Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Në disa raste, AKSIK dështoi të raportonte problemet e figurës së magjistratëve, që u gjetën më pas nga hetimet administrative.

Në publikimin fillestar të datës 9 nëntor, Top Channel këmbënguli se kishte dokumente që provonin se KED kishte lejuar pjesëmarrjen e Vokshit në garë, edhe pse, sipas tij, para se të merrej vendimi, kishte informacione se gjyqtari ndodhej në kushtet e pazgjedhshmërisë.

“Por me gjithë informacionin që duhej të ishte lexuar më pas nga KED si kriter ndalues, të dhënat nuk u vlerësuan, nuk u panë dhe u anashkaluan gjatë vlerësimit, dhe gjyqtari Asim Vokshi u listua më 17 qershor 2025 për të vijuar garën”, thuhej në raportimin e datës 9 nëntor.

Por një faksimile e publikuar nga vetë televizioni të hënën, më 10 nëntor, që sipas pretendimit “vërteton përcjelljen e të dhënave sekrete për gjyqtarin e lartë”, në fakt referon të kundërtën.

Në faksimile bëhet e qartë se informacioni kishte ardhur pas vendimit të KED për të lejuar garimin e Vokshit, të marrë më 17 qershor, dhe po ashtu aty thuhet se KED dhe anëtarët e saj kishin kryer hetimet dhe verifikimet e kërkuara.

“Me qëllim verifikimin e informacioneve të mësipërme, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kreu veprimtarinë hetimore administrative të nevojshme për rastin konkret… duke përfshirë edhe takime të drejtpërdrejta të anëtarëve të caktuar të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese,” thuhet në pasazhin e faksimiles që Top Channel publikoi.

KED shprehet po aty se pas këtij procesi u vendos që vendimmarrja për lejimin e garimit të Vokshit në Kushtetuese nuk cënohej.

“Nuk ndodhemi përpara kushteve të rishikimit të Vendimit nr. 14, datë 17.06.2025,” thuhet në dokumentin e referuar nga media – të cilin, kjo e fundit, e ka lexuar si provë për pretendimet e ngritura.

I pyetur nga BIRN, Vokshi tha se e shihte veten përballë një fushate “të orkestruar shpifjesh, që ka vetëm një qëllim – të njollosë procesin dhe ta delegjitimojë atë”.

Ai vuri në dukje se figura e tij ishte verifikuar dy herë të tjera në pesë vitet e fundit, gjatë procesit të vetingut dhe kur garoi për në Gjykatën e Lartë.

“Unë jam vetuar në procesin e vettingut dhe gjithashtu edhe në procedurën e konkurimit për në Gjykatën e Lartë, dhe asnjëherë nuk kam pasur as të dhënën apo hamendësimin më të vogël për të tilla aludime haluçinante,” tha ai.

KED reagoi të hënën duke e cilësuar raportimin të pavërtetë dhe në shkelje të legjislacionit.

“Publikimi i djeshëm përbën një akt të papërgjegjshëm, që cenon rëndë integritetin e magjistratëve,” tha KED.

“Përhapja e të dhënave të klasifikuara ose interpretimi i shtrembëruar i tyre përbën shkelje të ligjit dhe dëmton besimin e publikut te institucionet kushtetuese,” përfundoi Këshillli./BIRN

asim vokshi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet