Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do të kthehet për rishqyrtim.
TIRANË- GJKKO do të vendos ditën e sotme nëse dosja “Meta”, do të kalojë ose jo për gjykim. Gjyqtarja Irena Gjoka do të vendosë nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do të kthehet për rishqyrtim. Gjoka vendosi seancën e kaluar pezullimin e afateve të paraburgimit për Ilir Metën, ndërsa seanca paraprake u shty, pasi avokati mbrojtës i Monika Kryemadhit nuk ishte prezent.
Avokati i ish-presidentit Meta ka akuzuar gjyqtaren Gjoka, se po e gjykon këtë rast nën presionin e prokurorëve të SPAK. Kjo pasi sipas tij, Gjoka po hetohet për dënim të fshehur dhe falsifikim dokumentesh në shtetin grek. Akuza të cilat janë ngritur ndaj saj nga Kreu i PD-së, Sali Berisha. Më herët ish-presidenti Meta ka reaguar nga burgu lidhur me një letërporosi të ardhur nga SHBA, e cila lidhet me pagesa për çështjen e lobimit, të cilën prokurorët e SPAK e ka njoftuar më parë si provë. Meta e ka quajtur këtë si gënjeshtër të SPAK.
Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.
Konkretisht, deputetja Kryemadhi po hetohej nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash. Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash.
Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK/Dosja.al
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se nuk i rekomandon zgjedhjet e reja. Duke folur për mediat, ...
foto ilustruese TIRANË- Zgjedhja e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Asim Vokshi, si anëtari më i ri i Gjykatës Kusht...
Catherine Suard KORÇË- Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard ka folur lidhur me ligjin për barazinë ...
foto ilustruese TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike me porosi të kryetarit të grupit, Gazment Bardhi nuk morën pjesë...
Erald Kapri TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i ka drejtuar disa pyetje ministres Elisa Spiropali. Gjatë fjalës s&...
Christopher Hill HAGË- Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill dë...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala i ka dalë në mbrojtje magjistratit Asim Vokshi, i cili u sulmua, pasi u zgjodh an&eu...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se platforma para kryeministrisë ka dy qëllime, së pari k&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Gjat&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se nuk ka marrë asnjë fletëthirrje nga SPAK, pë...