LIVE UPDATES
Politike

Hapet gara për zv.drejtorin e BKH/ Cilat janë kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët

Kandidatët që do aplikojnë për Zëvendësdrejtor në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë dokumentet si më poshtë.

15 Janar 2026, 09:19 Nga D.S
Hapet gara për zv.drejtorin e BKH/ Cilat janë kriteret që duhet
Foto ilustruese

TIRANË-  Gara për emërimin e zv.drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit është hapur ditën e sotme. Pas emërimit të Joni Ketës në krye të BKH-së, institucioni ka hapur të drejtën e garimit për hetuesit e BKH-së që mund të garojnë për këtë post.

Kandidatët që do aplikojnë për Zëvendësdrejtor në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë dokumentet si më poshtë. Kandidatët duhet të dorëzojnë kërkesë për aplikim, një platformë mbi kuptimin e funksionit të Zëvendësdrejtorit, rolit në fushën e menaxhimit, menaxhimit të burimeve njerëzore, komunikimit, punës në grup, ndërveprimit dhe marrëdhënieve ndërinstitucionale, jetëshkrim.

Gjithashtu, kandidatët duhet të paraqesin vlerësimin e fundit nga eprori direkt, si dhe çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim. Ndërkohë, dokumentet duhet të dorëzohen fizikisht në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Byronë Kombëtare të Hetimit deri në datën 22.01.2026.

Njoftimi i plotë:

Shpallje për pozicionin e zëvëndësdrejtorit, në byronë kombëtare të hetimit

Në zbatim të nenit 31 e nenit 36 të Ligjit nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, i ndryshuar, Byroja Kombëtare e Hetimit shpall procedurat për përzgjedhjen e pozicionit:

Zëvendësdrejtor , në Byronë Kombëtare të Hetimit – Kategoria 80% e G 3.

Pozicioni më sipër, u ofrohet Hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Afati për dorëzimin e Dokumenteve:

Deri në datën 22.01.2026

Përshkrimi i punës për pozicionin:

a. Zëvendësdrejtori është përgjegjës për funksionimin e Shërbimeve të Policisë Gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit;

b. Zëvendësdrejtori është përgjegjës për funksionimin e vazhdueshëm të Byrosë Kombëtare të Hetimit gjatë çdo mungese të Drejtorit të BKH-së;

c. Zëvendësdrejtori është hetues i Byrosë Kombëtare të Hetimit;

d. Zëvendësdrejtori raporton te Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit;

e. Zëvendësdrejtori ka për detyrë menaxhimin, organizimin, menaxhimin e burimeve njerëzore, hartimin e politikave të punës për Shërbimet e Policisë Gjyqësore, të përbëra nga oficerë të Policisë Gjyqësore, nga Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera përkatëse, të cilat i ka nën drejtimin administrativ.

f. Asiston Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit për çështjet që kanë lidhje me funksionimin e BKH-së;

g. Organizon, drejton e kontrollon veprimtarinë e punonjësve sipas fushës së përgjegjësisë, duke u udhëhequr nga fryma e bashkëpunimit, mirëbesimit dhe respektit reciprok;

h. Planifikon dhe koordinon punën për hartimin e procedurave të nevojshme për përmbushjen e përgjegjësive;

i. Kryen studime dhe analiza te ndryshme me qëllim përmirësimin e akteve normative që normojnë punën e shërbimeve të Policisë Gjyqësore, në BKH;

j. Planifikon kontrolle për personelin sipas fushës së përgjegjësisë;

k. Planifikon nevojat për aftësimin profesional të personelit sipas fushës së përgjegjësisë;

l. Përcakton kërkesat për bazën materialo-teknike për krijimin e kushteve për realizimin e detyrave e objektivave;

m. Kur konstaton ose merr informacion për shkeljet e kryera nga varësit, fillon procedurat për ecurinë disiplinore, sipas rregullores së disiplinës, si dhe merr masa për pengimin e ardhjes së pasojave nga këto shkelje;

n. Kryeson grupe pune, ose merr pjesë në grupe pune, në rastet kur caktohet nga Drejtori dhe monitoron e raporton në kohë për realizimin e detyrave dhe objektivave të planifikuara;

o. Konsultohet dhe ndihmon varësit për realizimin e detyrave të tyre;

p. Vlerëson në mënyrë periodike performancën e punonjësve në varësi, apo sa herë që kërkohet për çështje të ndryshme të punës e karrierës së tyre;

q. Harton informacione e ndjek korrespondenca për çështje që lidhen me veprimtarinë e Shërbimeve të Policisë Gjyqësore;

r. Harton Memo informuese për Drejtorin e BKH-së lidhur me problemet që lindin gjatë procesit të punës.

1.1

Kriteret  për pozicionin

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret si vijon:

a. Të jenë hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit;

b. Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;

c. Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shume mirë” (të vërtetuar me formularin e vlerësimit individual të punës);

d. Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune në hetimin e veprave penale të korrupsionit, krimit të organizuar apo krimeve të rënda, si dhe duhet të ketë treguar aftësi drejtuese;

e. Të ketë integritet të lartë;

f. Të ketë njohuri në fushën e menaxhimit dhe planifikimit organizativ, menaxhimit të burimeve njerëzore, etj;

g. Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim, punën në grup, ndërveprim dhe në marrëdhëniet ndërinstitucionale;

h. Të ketë njohuri shumë të mira në të folur dhe të shkruar të gjuhës angleze, (element që do të merret në konsideratë gjatë procesit të vlerësimit).

1.2

Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët që do aplikojnë për Zëvendësdrejtor në Byronë Kombëtare të Hetimit duhet të plotësojnë dhe dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

a. Kërkesë për aplikim;

b. Një platformë mbi kuptimin e funksionit të Zëvendësdrejtorit, rolit në fushën e menaxhimit, menaxhimit të burimeve njerëzore, komunikimit, punës në grup, ndërveprimit dhe marrëdhënieve ndërinstitucionale ;

c. Jetëshkrimi ;

d. Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

e. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

f. Certifikatë mbi njohurit e gjuhës angleze.

Dokumentet duhet të dorëzohen fizikisht në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Byronë Kombëtare të Hetimit deri në datën 22.01.2026.

1.3

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

a. Përzgjedhja do të bëhet nga Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme dhe Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit.

b. Për secilin kandidat krijohet dosje e cila përmban të gjitha dokumentet e prezantuara nga kandidati. Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit janë përgjegjës për formimin dhe mbajtjen e dosjes ku sigurojnë kompletimin dhe përditësimin e saj deri në momentin e përmbylljes përfundimtare të procesit të përzgjedhjes së zëvendësdrejtorit.

c. Vlerësimi i përzgjedhjes së kandidatit për Zëvendësdrejtor, bëhet përmes verifikimit të dokumentacionit të dorëzuara nga kandidati, plotësimit të kritereve, të dhënave nga Prokurorët e Posaçëm (vlerësimi i punës dhe performancës) dhe eprorët e drejtpërdrejt, sigurimit të të dhënave për masat eventuale disiplinore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

1.4

Rezultatet pas verifikimit

Kandidati që plotëson kriteret dhe përzgjidhet do të njoftohet zyrtarisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore dhe Dokumentacionit në BKH.

Kandidatët që nuk i plotësojnë kriteret do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në BKH, nëpërmjet adresës së e-mail.

bkh byroja kombetare e hetimit joni kreta gara per zv drejtor

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj