LIVE UPDATES
Politike

“Garantoni transmetim live”, Blushi i bën thirrje GJKKO: Gjykimi në kafaz i Metës është mjet torture, jo drejtësi

Ai tha se vendimi për të mbajtur gjatë gjykimit në kafazin e xhamtë Metën, ka qenë qartazi një vendimmarrje në shkelje shumë të rëndë të legjislacionit të brendshëm, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe të vet standardeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

5 Maj 2026, 18:52 Nga E.d
“Garantoni transmetim live”, Blushi i bën thirrje GJKKO:
Tedi Blushi

TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka bërë thirrje GJKKO-së të grantojë transmetim live të seancave gjyqësore të ish-presidentit Ilir Meta. Ai tha se gjykimi në kafaz i Metës është mjet torture, jo drejtësi.

Ai tha se vendimi për të mbajtur gjatë gjykimit në kafazin e xhamtë Metën, ka qenë qartazi një vendimmarrje në shkelje shumë të rëndë të legjislacionit të brendshëm, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe të vet standardeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në fund, Blushi tha se transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik. Ndonëse sipas tij, transparenca e këtij procesi është tmerri i kryeministrit Ramë, sepse ai është vetë kallëzuesi i rremë, prokurori falsifikues dhe po kështu edhe gjykatësi i vetëm i këtij procesi.

Tedi Blushi: Drejtësia me Regji dhe në zbatim të skenarëve të Edi Ramës ka deformuar dhe po shkatërron me qëllim dhe në mënyrë kriminale çdo element formal të gjykimit të drejtë, të barabartë dhe ligjor për Presidentin Meta, i cili vijon prej më shumë se 20 muaj të mbahet në kushte çnjerëzore në paraburgim politik dhe tani që ka nisur përballja e tij në gjykatë me bandën mafioze që e rrëmbeu më 21 tetor 2024.

Drejtësia me Regji, e ndërgjegjshme që ka prodhuar një dosje bosh sepse kurrë nuk arriti të gjente një provë inkriminuese ndaj Z. Meta, e tmerruar deri në palcë se transparenca e këtij procesi do të nxjerrë në dritë të diellit faktin se jo vetëm rrëmbyesi, por edhe gardiani, prokurori dhe gjyqtari është Edi Rama, ka inseksuar skenarë të kafazit të xhamit dhe bunkerizimit të procesit të gjykimit, për të krijuar idenë e rremë, duke e “shpallur” Z. Meta “fajtor” si terrorist në kafaz para se të përfundojë gjykimi.

Prokurororët dhe gjykatësit specialë tani janë në panik sepse ky manipulim mafioz, antiligjor, rëndon i gjithë mbi kurrizin e tyre dhe përgjegjësia bie vetëm mbi ata, por asnjë përpëlitje e gjykatës dhe SPAK nuk mund të fshehë dhe as të mbulojë krimin e dosjes kriminale, të mbushur me mashtrime, manipulime dhe fshehje provash ndaj Z. Meta.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të mbajtur gjatë gjykimit në kafazin e xhamtë Presidentin Ilir Meta, i cili jo vetëm prezumohet i pafajshëm deri në fund të gjykimit, por kundër të cilit nuk ka asnjë provë dhe fakt penal, ashtu siç vlerësoi edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ka qenë qartazi një vendimmarrje në shkelje shumë të rëndë të legjislacionit të brendshëm, të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe të vet standardeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Nenit 344 i Kodit të Procedurës Penale, parashikon qartë se i pandehuri merr pjesë në gjykim si person i lirë, edhe kur është i paraburgosur. 
Kufizimet lejohen vetëm nëse ai pengon zhvillimin e seancës. 

Argumentimi gjoja i Gjykatës se vendosja në kafaz është kompetencë e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve bie ndesh me ligjin procedural penal. 
As ligji nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, dhe as aktet nënligjore përkatëse, nuk parashikojnë përdorimin e kafazit si masë standarde në sallën e gjyqit.

Së treti, kjo praktikë bie në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që ka konstatuar se mbajtja e të pandehurve në kafaz gjatë gjykimit përbën trajtim poshtërues dhe konsiderohet mjet torture, në shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.
Gjithashtu, kjo praktikë cenon prezumimin e pafajësisë dhe pengon komunikimin efektiv me mbrojtjen, duke sjellë edhe shkelje të nenit 6 të Konventës Evropiane, që garanton të drejtën për proces të rregullt.

Garantimi i plotë i parimit të prezumimit të pafajsësisë përmes një procesi të rregullt ligjor dhe gjyqësor është detyrues për gjykatën dhe jo një privilegj.
Kujtoj se këto të drejta u janë njohur dhe respektuar të gjithë ish-zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar, përfshi dhe atyre të regjimit komunist, të akuzuar për krime kundër njerëzimit, 35 vite më parë, kur Shqipëria nuk ishte anëtare e Këshillit të Europës. Ndaj këto të drejta nuk mund t’I mohohen Z. Meta dhe askujt tjetër nga e ashtëquajtura drejtësi e re në vitin 2026. 

Edhe precedenti i sjellë si argument nga gjykata, i terroristit maroken Salah Abdeslam, i dënuar me burgim të përjetshëm për sulmet terroriste në vitin 2015 në Paris, nuk mund të pranohet të kthehet në një standard përgjithësues, në kushtet kur kjo masë sigurie u morr ndaj tij jo vetëm për shkak të nivelit të lartë të rrezikshmërisë shoqërore (kamikaze), por edhe për faktin se familjarët e mbi 130 viktimave të sulmeve terroriste ishin të pranishëm në sallën e gjyqit.
Sjellja e këtij precedenti, si një “standard europian” për t’i imponuar me dhunë dhe në mënyrë të paligjshme Presidentit Meta gjykimin në kafazin e xhamtë reflekton një shkelje flagrante të qëllimshme nga ana e Gjykatës të të drejtave dhe lirive themelore, të prezumimit të pafajësisë, të legjislacionit të brendshëm dhe Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. 

Partia e Lirisë kurrë nuk mund të pajtohet me të tilla praktika kriminale, të neveritshme dhe të papranueshme për një shtet të së drejtës, që i pamë edhe kur Z. Meta u arrestua dy orë pasi ishte rrëmbyer nga banditët e Ergys Agasit dhe Ilir Prodës, dhe që po reflektohen edhe në sallën e gjyqit ku pasi e "shpallin fajtor” si terrorist në kafaz, vijon edhe gjykimi i tij.

Është e papranueshme që gjykimi i Presidentit Meta të vijojë në kushte që cenojnë dinjitetin njerëzor, prezumimin e pafajësisë dhe të drejtën për proces të rregullt, elemente që sipas praktikës së GJEDNJ përbëjnë standarde të panegociueshme të shtetit të së drejtës.
Në emër të Partisë së Lirisë, kërkoj me vendosmëri dhe forcë, që GJKKO të zhbëjë menjëherë vendimin politik të urdhëruar nga Edi Rama që gjykimi i Z. Meta të vijojë në kafaz xhami, kur sipas KEDNJ kjo konsiderohet si mjet torture, pasi përbën shkelje serioze të:

• nenit 3 dhe 6 të KEDNJ,
• nenit 31 të Kushtetutës,
• standardit të dinjitetit njerëzor, prezumimit të pafajësisë dhe praktikës së GJEDNJ.

Kërkojmë me forcë rikthimin e normalitetit në sallën e gjyqit dhe që gjykimi të vazhdojë në respekt të Kushtetutës, KEDNJ dhe standartit të prezumimit pafajësisë dhe dinjitetit njerozor.

Gjithashtu në emër të Partisë së Lirisë, kërkojmë me vendosmëri të garantohet transmetimi i drejtpërdrejtë (live) i të gjithë këtij procesi, për të gjithë gazetarët dhe mediave të interesuara, veçanërisht në kushtet kur raporti i bërë së fundmi publik i Reporterëve pa Kufij theksohej se rënia në pikiadë e lirisë së medias në Shqipëri vjen edhe për shkak vendimeve gjyqësore, që  u ndalojnë mediave të raportojnë për çështje të ndjeshme me interes publik.

Transparenca përpara qytetarëve shqiptarë dhe llogaridhënia është detyrim për çdo institucion dhe çdo funksionar publik edhe pse e dimë se transparenca e këtij procesi është tmerri i Edi Ramës, sepse ai është vetë kallëzuesi i rremë, prokurori falsifikues dhe po kështu edhe gjykatësi i vetëm i këtij procesi.

Partia e Lirisë është totalisht në krah të Presidentit te saj Meta në këtë betejë të tij parimore për liri, drejtësi të vërtetë, shtet të së drejtës dhe barazi para ligjit, për demokraci, llogaridhënie dhe transparence dhe ne jemi të bindur jo vetëm në triumin e padiskutueshëm të tij, që do të jetë trium i lirisë dhe sovranitetit për cdo shqiptar të ndershëm dhe patriot./Dosja.al

tedi blushi pl ilir meta

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj