LIVE UPDATES
Politike

Vendimi i kryesisë së PD: Berisha i vetëm në garën për kryetar/ Ivi Kaso: Mereme Sela duhet të ankohej fillimisht në parti

Në një deklaratë për mediat, sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso, bëri të ditur se Kryesia u njoh me tre aplikime zyrtare të konsideruara të vlefshme nga KOKOE, të cilat përmbushnin kushtin bazë të anëtarësisë në parti.

5 Maj 2026, 15:31 Nga D.S
Vendimi i kryesisë së PD: Berisha i vetëm në garën
Selia PD

TIRANË- Procesi për zgjedhjen e kryetarit të Partia Demokratike e Shqipërisë ka hyrë në një fazë vendimtare, teksa Kryesia sot ka shqyrtuar dhe miratuar raportin e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) mbi kandidaturat për garën e 23 majit.

Në një deklaratë për mediat, sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso, bëri të ditur se Kryesia u njoh me tre aplikime zyrtare të konsideruara të vlefshme nga KOKOE, të cilat përmbushnin kushtin bazë të anëtarësisë në parti.

Ai sqaroi se përveç kreut aktual Sali Berisha, kandidaturat e paraqitura nga Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj u shqyrtuan në mënyrë të detajuar, por nuk arritën të plotësojnë të gjitha kriteret e përcaktuara në vendimmarrjen e datës 18 mars 2026.

Sipas Kasos, kriteret përfshijnë jo vetëm qenien anëtar i Partisë Demokratike, por edhe eksperiencë të konsiderueshme drejtuese në strukturat qendrore dhe vendore të partisë, si dhe përmbushjen e standardeve të integritetit në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Deklarata:

“Komisioni njëzëri vlerësoi se zoti Berisha i plotësonte të treja këto kritere, ndërkohë që dy kandidatët e tjerë, pavarësisht se plotësonin kushtin e të qenit anëtarë të Partisë Demokratike, si zonja Sela dhe zoti Mulaj, nuk plotësonin kriteret e tjera përsa i përket eksperiencës së tyre drejtuese në strukturat qendrore dhe vendore të Partisë Demokratike për një periudhë 10-vjeçare, dhe për këtë arsye u konsideruan të papërshtatshme nga KOKOE-ja dhe u konsideruan gjithashtu të papërshtatshme dhe nga kryesia e Partisë Demokratike për të garuar”, tha Kaso.

Pyetje: Ditën e djeshme zonja Sela ka dërguar në gjykatë shkresat për të cilat nuk është pranuar këtu nga selia e Partisë Demokratike për të kandiduar. Keni një koment për këtë?

Ivi Kaso: Nuk është pranuar për të kandiduar, ju referojeni vendimmarrjes e cila nuk e ka kualifikuar. Unë besoj që vendimi i KOKOE-s është i qartë dhe i arsyetuar.

Ndalet në rastin e zonjës Sela, e cila siç KOKOE e ka vërejtur dhe ka shqyrtuar, plotëson vetëm një kriter nga ato të përcaktuara në vendimmarrjen e datës 18.03, pra vetëm kriterin e anëtarësisë.

As nga pikëpamja formale dokumentacioni i zonjës Sela nuk ishte i plotë, pasi i mungonte dhe kriteri tjetër thelbësor, pra paraqitja e formularit të dekriminalizimit, të cilin zonja nuk e ka paraqitur pranë Partisë Demokratike, por tutje asaj, për shkak se nuk plotësonte kriterin themelor, atë të një figure me eksperiencë drejtuese 10, të paktën 10 vjeçare në strukturat e larta drejtuese të Partisë Demokratike, automatikisht ka pasjellë skualifikimin e kësaj zonje.

Sigurisht statuti parashikon edhe mënyrat në të cilat ankohet ndaj kësaj vendimmarrje kushdo i interesuar që është bërë pjesë e garës, dhe sigurisht ankimimi i drejtpërsëdrejti në gjykatë, në qoftë se është kjo që ka ndodhur, nuk është rruga e duhur statutore, pasi statuti parashikon që në këto raste ankimimi i drejtohet së pari gjykatës së partisë dhe mbas ezaurimit të kësaj rruge administrative, eventualisht çështja mund të bëhet objekt shqyrtimi edhe gjyqësor. Por besoj që në këtë rast jo vetëm statuti, por edhe kriteret e vendosura dhe transparenca që ka bërë KOKOE në vendimmarrjen e saj përsa i përket kësaj zonje, lë pak vend për diskutim./Dosja.al

 

 

selia pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj