LIVE UPDATES
Politike

Gjyqi ndaj Metës/ Berisha: Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti! Monika po, të kushëririt të vet

Gjatë konferencës për medait, Berisha e cilësoi vendosjen e Metës në “kafaz xhami” si një formë torture dhe presioni psikologjik, duke theksuar se një praktikë e tillë bie ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

5 Maj 2026, 13:00 Nga E. D
Gjyqi ndaj Metës/ Berisha: Nuk ka përdorur kurrë në
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe mënyrat e zhvillimit të procesit gjyqësor ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Gjatë konferencës për medait, Berisha e cilësoi vendosjen e Metës në “kafaz xhami” si një formë torture dhe presioni psikologjik, duke theksuar se një praktikë e tillë bie ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutën e Shqipërisë.

Lideri i opozitës iu referua një prej akuzave të SPAK-ut për Metën për përdorimin e dy kartave të kreditit, ku tha se Meta nuk ka pasur kurrë në jetë, ndërsa Monika ka përdorur të kushëririt të vet. 

"Tani urdhëroni, ish-presidenti i Republikës, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit në kafaz xhami. Kafazi është mjet torture në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, në Kushtetutën e Shqipërisë. Është torturë dhe terror psikologjik ndaj të burgosurit. Dhe këta e përdorin ndaj një njeriu, ndaj të cilit nuk kanë të substanciuar absolutisht asnjë akuzë. Dhe nuk ka sot një njeri të vetëm, dhe unë u ndjek të gjitha ju, të gjitha mediat, që të raportojë një akt konkret të provuar ndaj tij. CEZ DIA, e dënuan 6 vite Ismailin, i ka shkuar 30 herë Altin Dumani, Ismailit për ta liruar, për ta shpërblyer, për të përgatitur dosjen e tij dhe Ismaili i ka thënë nuk ka lidhje me mua. Dhe ai i bëri të gjitha ditët e burgut, nuk e bëri si dikush me një të tretën.

Tjetër. Dërgojnë, nuk bëj avokatin e tij, dërgojnë letër porosi në SHBA për të kërkuar hetim për karta krediti, pasi thonë kemi vërtetuar se kanë përdorur, Monika dhe ky, dy karta krediti të kushëririt të Monikës. Dëshmitarë dhe fakte. Ilir Meta në jetën e tij nuk ka përdorur karta krediti kurrë as në Shqipëri, as jashtë vendit. Ajo ka përdorur kartë të kushëririt, atë ta analizojnë, ta bëjnë, por ama që e ka kushëri, e ka kushëri ajo zonja. Ilir Meta nuk ka asnjë provë dhe mashtrojnë autoritetet amerikane që ka përdorur dy. Si e vërtetuan? Ku i kanë provat?

E akuzojnë për ligjin e minierave, të paraqitur nga PS. Ligji i minierave është paraqitur nga PS, jo nga partia e tij. A ka marrëzira të tilla? Dhe për këto, në kafaz. Duke shkelmuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke shkelur Kartën e të Drejtave të Njeriut të OKB, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet shqiptare. Se është armik i Edi Ramës. Shikoni ku arrin urrejtja e verbër e Edi Ramës. Imagjinoni, i ati, skulptori kriminel dy metra i gjatë si i biri, ai firmoste për të varur në litar Havzi Nelën për vargjet se era e Helsinkut do frynte në Shqipëri, kurse ky nuk e var dot, por përdor të njëjtat praktika në sallën e gjyqit që përdoreshin nga Enver Hoxha kundër armiqve të tij politikë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet