LIVE UPDATES
Politike

Strazimiri “përplaset” me Manjën për identifikimin elektronik: Çfarë kriteri përmbush AKSHI kur i ka të gjithë njerëzit në burg

Deputeti Gent Strazimiri nuk i ka kursyer ironitë kur ka pyetur se çfarë kriteri plotëson AKSGHI, i cili konsiderohet si i vetmi institucion që mund të kryejë Identifikimin Elektronik.

5 Maj 2026, 11:47 Nga E. D

Strazimiri “përplaset” me Manjën për identifikimin

TIRANË- Shqyrtimi i projektligjit “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, në komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike u shoqërua me përplasje mes deputetit Gent Strazimiri dhe Kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. 

Gjatë fjalës së tij, Strazimiri nuk i ka kursyer ironitë kur ka pyetur se çfarë kriteri plotëson AKSHI, i cili konsiderohet si i vetmi institucion që mund të kryejë Identifikimin Elektronik. Strazimiri theksoi se AKSHI nuk po përmbush asnjë kriter, pasi të gjithë njerëzit i ka në burg dhe sipas tij, edhe ata që nuk janë po bëhen gati të shkojnë. 

Strazimiri: Duhet të shqetësohemi sidomos kur marrim nga qeveria përgjigjen që i vetëm institucion që mund të krijojë identitetin digjital qenka AKSHI, që është struktura shtetërore e zhytur në skandale të të gjithë llojeve, ku gjysmën e njerëzve i ka në kërkim, gjysmat në burg, gjysmat po bëhen gati të shkojnë në burg. E rëndësishme është që komisioni të thellohet. Nëse do të shkojmë te Kaçanai që jetoka me qera por as vetë nuk di se ku i ka vilat, u ngatërroka, e rëndësishme është që t’i japim kohë vetes e të shohim si implementohet. Kur të dhënat tona elektronike prej 10 vitesh i kanë në dorë patronazhistët, ose i marrin sa herë të kenë qejf iranianë t e i nxjerrin, në fund na del që i paskan shitur vetë ata të AKSHI-t që janë në burg ose në kërkim nga kjo drejtësia e re, duhet të ndalemi të mendohemi e të bëjmë disa seanca dëgjimore. Ose ta çojmë në gropë, aty ku ka rënë AKSHI, këtë praktikë pa lindur mirë akoma. Kur themi që i vetmi institucion që përmbush kriteret për të implementur këtë ligj qenka AKSHI, ti i pari duhet të thuash a të çohemi ta mbyllim e t’i vëmë drynin këtij institucioni, sepse e dimë ku do ta çojë, AKSHI i ka në burg njerëzit.

Manja: Institucioni është institucion dhe individi është diçka tjetër. E dëgjova sugjerimin tuaj, por edhe nëse do të ftojmë ekspertët më të mirë ndërkombëtarë ti sërish nuk e ndërron mendimin

Strazimiri: Bëni të paktën sikur shqetësohesh.

Manja: Nuk bëjmë dot. Ne do ta miratojmë projektligjin sepse na keni kërkuar disa herë të bëni sikur jeni pro ligjeve të integrimi. Ky është një nga këto ligje. Në Konferencë Kryetarësh, në seancë plenare para dy javësh na keni thënë t’u themi kush janë ligjet e paketës së integrimit që të mbani qëndron pro tyre.

Strazimiri: Çfarë kriter përmbush AKSHI kur i ka të gjithë njerëzit në burg, dhe ata që nuk janë po bëhen gati të shkojnë atje?/Dosja.al

 ulsi manja  gent strazimiri

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë