5 Maj 2026, 10:56
Nga E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grpit Parlamentar të PD Gazment Bardhi gjatë seancës në Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimimi i deputetëve të PD për ngritjen e komisioneve hetimore në lidhje me çështjen “McGonigal” dhe zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura më 11 maj, ngriti shqetësimin lidhur me mospranimin e interpelancave me kryeministrin.
Bardhi theksoi se vendimi i gjykatës do të përcaktojë nëse Shqipëria funksionon si një republikë parlamentare ku respektohen të drejtat e pakicës, apo si një shtet me vullnetin e një partie të vetme.
“Ne nuk na pranohet asnjë kërkesë për interpelancë, asnjë kërkesë për marrje informacioni. Ky gjykim sot në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me faktin ne jemi nnë republikë Parlamentare që funksionon sipas Kushtetutës apo një republikë me vullnet të një partie…Përgjigjen tuaj nuk e dimë. Në çdo hallkë të këtij procesi na është dhënë nga një arsye e ndryshme. Komisioni i Përhershëm dhe i Posacëm parlamentar janë organe ndihmëse të Kuvendit, ndërkohë që funksioni i një Komisioni Hetimor ka të bëjë me kontrollin ndaj ekzekutivit, nuk mundet që përmes mekanizmave.
Përgjegjësia ligjore administrative apo penale është kompetencë e institucioneve përkatëse që kryhen nga ligji. Në seancë plenare na është thënë një gënjeshtër, se nuk janë paraqitur fakte apo prova se autoritetet shqiptare kanë kryer veprime të paligjshme. Unë nuk e di që një hetim i departamentit amerikan të shtetit është spekulim politik. Për mua janë dokumente zyrtare që legjitimojnë kërkesën për hetim. Ka konfirmim zyrtar të prokurorisë së posaçme ata kanë nisur hetimet, pra paska të dhëna për të nisur një hetim penal por nuk ka fakte për të nisur një hetim parlamentar. Prokuroria nuk na detyron të mos ushtrojmë kompetencën tonë Kushtetuese”, tha Bardhi./Dosja.al
gazment bardhi gjykata kushtetuese
Politike
5 Maj 2026, 10:52
E. D
Ulsi Manja
TIRANË- Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja, ka deklaruar se së...
Politike
5 Maj 2026, 10:43
E. D
Marash Logu
TIRANË- Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca publike për shqyrtimin e ankimit të PD-së pasi mazhoranca r...
Politike
5 Maj 2026, 10:11
E. D
Alqi Bllako
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për ...
Politike
5 Maj 2026, 10:06
E. D
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e ankimit të de...
Politike
5 Maj 2026, 10:00
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka paralajmëruar, çuarjen në Gjykat...
Politike
5 Maj 2026, 10:02
I.A
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar homazhe ditën e sotme në Varrezat e Dëshmorëve. Te monumenti “Nënë Shqip&e...
Politike
5 Maj 2026, 09:51
E. D
Erion veliaj
TIRANË- Shorti elektronik i Gjykatës së Posaçme ka përcaktuar gjyqtaren Elsa Ulliri si kryesuese të trup&...
Politike
5 Maj 2026, 08:32
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasditen e kësaj të marte drejtuesit politikë të qa...
Politike
5 Maj 2026, 08:11
E. D
Edi Rama
ARMENI- Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Samiti i Komunitetit Politik Europian, i cili u mbajt në Yerevan të...
Politike
4 Maj 2026, 18:00
SHBA- Një marrëveshje etike e firmosur më 17 mars 2026 nga kandidati për ambasador të Shtetet e Bashkuara të Amerikës n&eum...