5 Maj 2026, 12:22
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se raporti i sapovotuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë përfaqëson një dokument të rëndësishëm dhe objektiv, që sipas tij pasqyron qartë problematikat me të cilat përballet vendi. Duke folur për mediat, Lideri i opozitës tha se raporti, i cili vjen pas një misioni faktmbledhës të eurodeputetëve në Shqipëri, përmban analiza dhe rekomandime të vlefshme jo vetëm për qeverinë, por edhe për opozitën. Kryedemokrati tha ndër të tjera, se Partia Demokratike angazhohet për të zbatuar çdo rekomandim të këtij dokumenti.
"Sapo është votuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian, raporti i këtij komisioni për Shqipërinë. Keni parasysh se ky komision solli në Shqipëri një mision faktmbledhës, rast tepër i veçantë. Pra, anëtarët e komisionit, të cilët natyrisht disponojnë informacione të shumëanshme të burimeve diplomatike të komisionit dhe vendeve anëtare, e panë të domosdoshme ardhjen ne tyre direkt në Shqipëri për të parë gjërat në vend. Me këtë rast, unë dua t’i falënderoj anëtarët e komisionit sepse raporti votohet nga 180 anëtarë a më shumë të cilët përfaqësojnë të gjithë spektrin e Parlamentit Evropian.
Për shembull, raporteri për Shqipërinë, zoti Andrea Schieder është i grupit të socialistëve. Por mendoj se kemi të bëjmë me një raport jashtëzakonisht të çmuar, objektiv, i cili ka bërë diagnozën e plotë të problematikave me të cilat përballet vendi dhe përveç kësaj ka edhe rekomandime të vyera, të çmuara për narkoqeverinë natyrisht, por ka rekomandime edhe për opozitën, pa diskutim. Ndaj dhe unë jam sot këtu në emër të PD për t’u angazhuar për të plotësuar të gjitha rekomandimet e këtij komisioni, i cili është komisioni që përfaqëson BE-në në të gjitha marrëdhëniet me vendet kandidate, me vendet jokandidate, me Europën dhe botën.
Ky është një dokument shumëfaqesh. Domethënë, ky raport shkon në 29 faqe. Dhe unë sapo e mora raportin, por ajo çka, si opozitë na intereson më shumë se çdo gjë tjetër, vlerësoj se ka pasur trajtimin më serioz dhe më të gjerë. Kështu, pasi thotë në pikën 2 se mban shënim, pra ka kuptim kjo, ka qenë i mirëpritur më përpara, tani mban shënim se hija e zezë e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut është në çdo rresht të këtij raporti. Mban shënim ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e pranimit në fund të vitit 2027 dhe mirëpret progresin e bërë në vitet e fundit. Thekson nevojën për të garantuar zbatimin e legjislacionit. Pra, nuk do letra të vdekura, ligje si letra të vdekura, do ligje të zbatuara," tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
5 Maj 2026, 12:03
I.A
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Shqipëria përballet me një moment kyç në rrugën e saj drejt integrimit europian, teksa disa vende ...
Politike
5 Maj 2026, 12:13
E. D
AMP
DURRËS- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë...
Politike
5 Maj 2026, 11:47
E. D
TIRANË- Shqyrtimi i projektligjit “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, n...
Politike
5 Maj 2026, 11:27
I.A
Foto Ilustruese
STRASBURG- Komisioni për Punët e Jashtme ka miratuar raportin për Shqipërinë për progresin e saj në bise...
Politike
5 Maj 2026, 11:18
E. D
Jorgo Goro
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro p&e...
Politike
5 Maj 2026, 10:56
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grpit Parlamentar të PD Gazment Bardhi gjatë seancës në Kushtetuese, ku po shqyrtohet ank...
Politike
5 Maj 2026, 10:52
E. D
Ulsi Manja
TIRANË- Kryetari i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja, ka deklaruar se së...
Politike
5 Maj 2026, 10:43
E. D
Marash Logu
TIRANË- Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca publike për shqyrtimin e ankimit të PD-së pasi mazhoranca r...
Politike
5 Maj 2026, 10:11
E. D
Alqi Bllako
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për ...
Politike
5 Maj 2026, 10:06
E. D
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet sot seanca për shqyrtimin e ankimit të de...